Ligji për bastet sportive në Bullgari
Ligji për kumarin dhe bastet sportive në Bullgari ka ndryshuar disa herë në vitet e fundit. Përsa i përket situatës aktuale, mund të thuhet se bastet sportive janë të legalizuara në vend. Madje në shtetin bullgar operojnë me licensë dhe dy gjigandë të fushës si Bet365 and Bwin, të cilët në shtete të tjera mund të jenë të aksesueshëm, por nuk zotërojnë një licensë. Qeveria vendase ka bllokuar më shumë se 300 faqe online që operojnë pa një licensë, por lista e tyre është shumë e madhe dhe autoritetet vendase nuk mund t’i bllokojnë të gjitha. Duke marrë parasysh të gjithë faktorët, mund të thuhet se në Bullgari legjislacioni mbi lojërat e fatit është më liberal, krahasuar me shtetet e tjera në BE.
Cilat janë opsionet për lojtarët?
Bullgarët janë të apasionuar pas një sërë sportesh. Ndër më populloret mes tyre, të cilat ofrohen dhe nga operatorët që operojnë në vend janë:
- Futbolli
- Volejbolli
- Tenisi
- Sportet e dimrit
- Boksi
- Atletika etj
Në territorin bullgar, lojtarët mund të zgjedhin mes operatorëve vendas dhe atyre të huaj. Avantazhet e operatorëve vendas janë gjuha dhe lehtësia për të depozituar në monedhën vendase leva. Ndërsa faqet e huaja janë zakonisht ato që kanë bonuset më të mira dhe mundësi më të gjera për argëtim. Për më shumë, përveç operatorëve offshore që operojnë pa licensë, në vend ka dhe emra mjaft prestigjozë të licensuar si p.sh bet365. Një tjetër avantazh i lojtarëve bullgarë është fakti se ata nuk paguajnë taksa mbi fitimet e tyre. Kjo vlen për të gjitha lojërat e fatit, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Më përpara, lojtarët paguanin deri në 15% taksa për fitimet e tyre por fatmirësisht ky detyrim u revokua.
Cila është mosha minimale për të luajtur baste sportive në Bullgari?
Mosha minimale për të luajtur lojëra fati është 18 vjeç. Kjo vlen për të gjitha lojërat e fatit në Bullgari. Edhe shumica e operatorëve offshore që veprojnë në vend, kanë të njejtin kufi të përcaktuar në lidhje me moshën.
Cilat janë aplikacionet dhe faqet më të mira për baste sportive në Bullgari?
Në qoftë se ndodheni në territoret bullgare, keni mjaftueshëm mundësi dhe platforma online për të provuar fatin tuaj. Mes tyre, kompanitë më të vlerësuara nga lojtarët janë të mëposhtmet:
- 888 Sports
- Betsson Sportsbook
- bet365 Sports
- Bwin Sportsbook
- Betwinner Sports
- Megapari Sportsbook
- 22BET Sportsbook
- Melbet Sportsbook
Por, duhet të kini parasysh se shumica e këtyre operatorëve nuk ofrojnë mundësinë për të depozituar në monedhën vendase.
Cilat janë kazinotë më të mira online?
Kazinotë online janë gjithashtu të aksesueshme në Bullgari. Shumica e operatorëve ofrojnë bonuse mirëseardhjeje dhe shpërblime mjaft të mira. Lojtarët mund të luajnë poker, roulette, baccarat, apo lojëra të tjera tek një nga faqet e mëposhtme:
Kushtet për operatorët
Vetëm një kompani e licensuar mund të ofrojë lojëra fati në shtetin bullgar (kompanitë offshore bëjnë përjashtim nga ky rregull). Autoriteti përgjegjës për shpërndarjen e këtyre licensave në vend është Agjensia Kombëtare e Të Ardhurave (National Revenue Agency). Pavarësisht llojit të aplikimit, ekzistojnë disa kushte të rëndësishme që vlejnë për të gjitha subjektet që duan të pajisen me një licensë:
- Kompania që po aplikon duhet të jetë e regjistruar brenda territoreve të Bashkimit Europian.
- Subjekti duhet të ketë në gjendje të paktën 770,000 euro capital, në formën e një garancie.
- Nëse kompania nuk është bullgare, duhet të ketë një përfaqësues bullgar për aplikimin.
- Aplikanti nuk duhet të ketë shkelur më përpara ligjin për Lojërat e Fatit (p.sh një shkelje do të ishte revokimi i një license që ka qenë më përpara aktive).
- Sistemet e operatorit duhet të jenë të gjithë të lidhur me Agjensinë Kombëtare të Të Ardhurave, si një formë transparence mbi informacionin që merret nga lojtarët.
Me plotësimin e këtyre kushteve procedura vijuese është standarte dhe pak a shumë e ngjashme me aplikimet në shtetet e tjera europiane. Kostoja për një licensë varion nga 5,000 euro deri në 20,000 euro në varësi të llojit të operatorit. Koha e procesimit të një aplikimi zakonisht zgjat 60-90 ditë.
E ardhmja e basteve sportive në Bullgari
Në qoftë se ka diçka që mund të thuhet me siguri, është fakti se tregu bullgar është nga më potencialët për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së kumarit. Kjo gjë pohoet dhe nga Mark Chakravarti, drejtor i investimeve tek Sportingwin.
Sipas tij, tregu i lojërave të fatit është mjaft i konsoliduar në shtetet e mëdha europiane. Ky është një avantazh për shtetet në zhvillim si Bullgaria, për të zgjeruar tregun e tyre drejt mundësive të reja. Analiza të ekspertëve thonë se tregu vendas i lojërave të fatit ka potencialin të rritet me 20% çdo vit. Kjo mbështetet nga fakti se fitimet kanë rezultuar mjaft të mëdha, me vetëm pak operatorë momentalisht të licensuar.
Në rast se konkurrenca rritet, gjë që është në prespektivat e qeverisë, do të rriten dhe të ardhurat dhe mundësitë për lojtarët. Gjithsesi ndryshimet e mëdha nuk pritet të ndodhin, deri në heqjen përfundimtare të kufizimeve anti-covid.
Pyetje të shpeshta (FAQs)
Mosha minimale për të luajtur lojëra fati është 18 vjeç. Kjo vlen për të gjitha lojërat e fatit në Bullgari. Edhe shumica e operatorëve offshore që veprojnë në vend, kanë të njejtin kufi të përcaktuar në lidhje me moshën.