22 BET, biggest odds Online!
Luaj

Ligue 1

Ligue 1

ligue 1

Ligue 1 është liga e nivelit më të lartë të futbollit profesional në Francë. Në të marrin pjesë 20 skuadra ku secila luan 2 ndeshje me njëra-tjetrën gjatë 38 javëve të kampionatit. Skuadrat e renditura në 3 vendet e para kualifikohen për në Champions League.

Dy vendet e para marrin pjesë direkt në fazën e grupeve, ndërsa vendi i tretë e nis nga raundet kualifikuese. Vendi i katërt merr pjesë në Europa League dhe në këtë kompeticion kualifikohen dhe 2 skuadra të tjera franceze me anë të Coupe de la Ligue dhe Coupe de France.

Skuadrat e renditura në 2 vendet e fundit rrëzohen në Ligue 2. Ndërsa vendi i 18-të luan në playoff për të fituar qëndrimin në Ligue 1.

Për sa i përket titujve të fituar, situata në Ligue 1 është më e balancuar se në shumë kampionate të tjerë. Saint Etienne kryeson me 10 tituj kampionë, por suksesi i tyre i fundit ka qenë në sezonin 1980/81. Pas tyre vijnë dy emra të tjerë të mëdhënj të futbollit francez, Marseille dhe Paris Saint Germain me nga 9 tituj të fituar. Më pas me rradhë renditen Monaco dhe Nantes me 8, Lyon me 7, Bordeaux dhe Reims me 6 etj.

Gjatë dekadës së fundit ka qenë Paris Saint Germain që ka dominuar Ligue 1  me 7 tituj në 10 vite. Kjo ecuri ka qenë edhe për meritë të investimeve të mëdha të bëra në klub pronarët nga Qatari që prej vitit 2011. Lille, Montpellier dhe Monaco janë skuadrat që kanë fituar 3 titujt e tjerë gjatë 10-vjecarit të fundit.

Për sa i përket rekordeve në Ligue 1, ai i golashënuesit më të mirë mbahet nga Delio Onnis me 299 gola. Ndërsa futbollisti me më humë paraqitje në historinë e kampionatit francez është Mickael Landreau.