Champions League – Real Madrid sfidon Chelsea, Bayern përballet me Manchester City

Shorti i çerekfinaleve të Champions League ka rezervuar përballje mjaft të forta, teksa anglezët e Manchester City do të përballen me gjigandët e Bayern Munich. Real Madrid do të sfidojë anglezët e Chelsea, ndërkohë që ekipet italiane mund të konsiderohen ato më me fat në shortin e hedhur. Inter do të përballet me portugezët e Benfica, ndërkohë që Milan do të sfidojë Napoli.

Vëmendja kryesore është sigurisht tek supersfida mes Bayern Munich dhe Manchester City, ku trajneri Pep Guardiola do të përballet me ish-ekipin e tij. “Qytetarët” mund të konsiderohen favoritë të lehtë në këtë sfidë, por Bayern nga ana tjetër ka një histori mjaft të gjatë në Champions League, dhe eksperienca mund të rezultojë një faktor mjaft i rëndësishëm.

Chelsea ndërkohë do të sfidojë Real Madrid dhe madrilenët janë padyshim favoritë, duke marrë parasysh eksperiencën e tyre në kompeticionin prestigjoz, si dhe formën me luhatje të Chelsea gjatë këtij sezoni. Të besuarit e Graham Potter kanë regjistruar disa rezultate pozitive së fundmi, por Real Madrid do të jetë testi i vërtetë për anglezët. Kujtojmë se ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti ia doli të eleminojë me lehtësi Liverpool në fazën e 1/16-ave. Për më shumë, Real eleminoi pikërisht Chelsea nga çerekfinalet e Champions League sezonin e kaluar.

Përballjet e fazës çerekfinale të Champions League:

  • Real Madrid v Chelsea
  • Inter Milan v Benfica
  • Manchester City v Bayern Munich
  • AC Milan v Napoli

Ndeshjet e para të fazës së çerekfinaleve do të luhen në datë 11 dhe 12 prill, ndërsa takimet e kthimit në datë 18 dhe 19 prill. Gjysmëfinalet e kompeticionit do të luhen në 9 dhe 10 maj, si dhe në 16 dhe 17 maj (përballjet e kthimit). Finalja e këtij viti është parashikuar të mbahet në Stamboll, në 10 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS deri në 400 EUR mbi depozitën e parë! Vetëm për lojtarët nga Turqia dhe Zvicra

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

Tornadobet Sportsbook
Tornadobet Sportsbook

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

LSBet Sportsbook
LSBet Sportsbook

100% BONUS deri në 120 EUR mbi depozitën e parë!

bet365

Je regjistruar ne 22 BET, provo koeficientet me te larte Online!

X