E bujshme – Belgjika dhe Gjermania eleminohen nga Kupa e Botës

Belgjika i ka dhënë fund aventurës së saj në Kupën e Botës, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në sfidën ndaj Kroacisë. Ndërkohë këta të fundit siguruan kualifikimin sit ë dytët në grupin F, pas Marokut.

Të besuarit e trajnerit e Roberto Martinez e mbyllën botërorin e Rusisë në vendin e tretë para 4 vitesh, por zhgënjyen me paraqitjen e tyre në Katar, teksa siguruan vetëm 1 fitore dhe shënuan vetëm 1 gol në 3 takime.

Romelu Lukaku i cili u fut si zëvëndësues në fushën e blertë pati disa shanse të pastra për gol, por nuk ia doli dot të ishte i saktë përpara portës. Sulmuesi goditi dhe shtyllën nga shumë afër portës, dhe u duk se fati nuk ishte në anën e belgëve. Kroacia nga ana tjetër nuk ishte shumë bindëse në lojën e saj, por kjo mund të mirëkuptohet për të besuarit e trajnerit Zlatko Dalic, teksa u mjaftonte 1 pikë për të arritur kualifikimin.

Megjithatë, kroatët patën rastet e tyre për shënim, teksa Luka Modric iu afrua golit por goditja e tij u ndal nga portieri Thibaut Courtois. Gjyqtari gjithashtu i akordoi një penallti Kroacisë, por pas rishikimit me sistemin VAR penalltia u anullua për shkak të një pozicioni jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit.

Ndërkohë në grupin E gjithashtu ka patur surpriza, teksa Gjermania është eleminuar nga ky botëror. Gjermanët fituan sfidën me Kosta Rikën në shifrat 4-2, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’i siguruar “panzerave” kualifikimin, duke qënë se Japonia ia doli të fitonte në mënyrë spektakolare ndaj Spanjës me rezultatin 2-1. Kjo do të thotë se Japonia mbylli grupin E në vendin e parë, ndërsa Spanja në vendin e dytë, për shkak të golavarazhit superior ndaj Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS deri në 400 EUR mbi depozitën e parë! Vetëm për lojtarët nga Turqia dhe Zvicra

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

Tornadobet Sportsbook
Tornadobet Sportsbook

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

LSBet Sportsbook
LSBet Sportsbook

100% BONUS deri në 120 EUR mbi depozitën e parë!

New Bookmaker in the house, great odds and Welcome Bonus, "TORNADO BET"

X