22 BET, biggest odds Online!
Luaj

El Clàsico, një përpjekje për konfirmim

el clásico

Real Madrid-Barcelona ka qenë gjithmonë një nga përballjet më të shumëpritura në botën e futbollit. Miliona fansa në të gjithë botën e ndjekin cdo vit përballjen e dy klubeve ikonike te futbollit spanjoll që në përbërje të tyre kanë shumë prej yjeve të futbollit botëror dhe që gjatë dekadës se fundit kanë qenë padiskutim forcat dominuese të futbollit europian.

Megjithatë ky fillim sezoni i sheh këto skuadra në një situate të turbullt. Blerje të reja që ende s’janë përshtatur , dyshimet mbi trajnerët respektivë dhe dëmtimet janë disa nga arsyet që mund të përmenden për këtë start disi të ngadaltë të sezonit.

Nga njëra anë ndodhet Real Madrid i Zinedine Zidane, i cili u rikthye në drejtim të skuadrës në fund të sezonit të kaluar dhë në këto muaj të parë ka përjetuar një periudhë  plot polemika dhe dyshime mbi aftësitë e tij për të rindërtuar dhe rimotivuar një skuadër që sezonin e shkuar dukej se e kish humbur “urinë” për sukses.

Nga ana tjetër Valverde ka arritur të fitojë La Liga-n për të dytin sezon rresht, megjithatë përmbysjet e rezultatit nga Roma dhe Liverpool në dy edicionet e fundit të Champions League kanë lënë një shije të hidhur tek fansat.

Fillimi i sezonit:

Pavarësisht formës së dobët në fazën përgatitore dhe pikëve të lëna në tre ndeshjet e para të ligës, Reali i Madridit kryeson La Liga-n me 18 pikë (5 fitore, 3 barazime) dhe ndodhet 3 pikë para rivalëvë të Barcelonës. Këta të fundit duket se e kanë ndjerë mungesën prej disa ndeshjesh të Messit  dhe gjatë këtyre 8 ndeshjeve të para kanë arritur të grumbullojnë 15 pikë (5 fitore, 1 barazim, 2 humbje).

Megjithatë situata ndryshon në arenën europiane ku Barcelona ka arritur 1 fitore dhe 1 barazim ndaj dy rivalëve të vështirë si Intër dhe Dortmund, ndërsa madrilenët ende skanë arritur të marrin një fitore pas dy ndeshjeve të para.

Të dyja ekipet kanë edhe nga një ndeshje në La Liga përpara El Clàsico, por momentalisht renditja është e tillë:

real Madrid

Në këtë analizë ne do të përpiqemi të vecojmë pikat kryesore taktike që mund të kenë efekt mbi lojën e skuadrave dhe si rrjedhim në rezultatin përfundimtar.

REAL MADRID

Ky fillim sezoni nuk duket se ka sjellë shumë ndryshime në ideologjinë e Zidane pasi ai ka vazhduar ta vendosë ekipin e tij në rreshtimin 4-3-3  që kalon në 4-4-2 apo 4-3-1-2 pergjatë rrjedhës së lojës. Mungesat e shpeshta për shkak dëmtimesh e kanë detyruar të aktivizojë lojtarë të ndryshëm në formacionin titullar megjithatë ideja e përgjithme duket se vazhdon të mbetet mbështetja tek boshti I lojtarëve me të cilët ka patur sukses në të shkuarën dhe si rrjedhim blerjet e reja kanë patur pak mundësi. Përjashtim bën Hazard, i cili që prej kthimit nga dëmtimi është aktivizuar si titullar pothuajse në cdo ndeshje por pa arritur të tregojë të njëjtën cilësi që jemi mësuar të shohim prej tij. Megjithatë në përballjen e javës së shkuar ndaj Granadas ai arriti të shënojë golin e parë dhe të asistojë për herë të parë këtë sezon. 

Pavarësisht se loja e ekipit në përgjithësi ka qenë jo bindëse, pika më kritike e skuadrës ka qenë faza difensive. Real Madrid vazhdon të luajë me një linjë të lartë mbrojtëse pothuajse deri në mezin e fushës për të krijuar një skuadër që luan në bllok dhe përpiqet ti thyejë shpejt kundërsulmet e kundërshtarit. Megjithatë problemet në pozicionim si dhe mungesa e reagimit të shpejtë në tranzicionin difensiv kanë sjellë shumë gola të pësuar dhe pas humbjes 3-0 ndaj PSG, Zidane u detyrua te bëjë ndryshime. Në ndeshjet përballë Sevilla dhe At.Madrid mbrojtësat e krahut morrën më pak pjesë në aksionet sulmuese dhe qëndruan më pozicional pa rrezikuar. Gjithashtu lojtarët e krahut si Bale dhe Hazard ishin shumë më tepër të përfshirë në fazën mbrojtëse dhe ndiqnin pothuajse cdo herë mbivendosjet e mbrojtësave të krahut kundërshtar. Kjo ndoshta e limitoi disi potencialin sulmues megjithatë rezultoi një zgjidhje e frytshme për sa i përket rezultateve pasi madrilenët arritën të merrnin 4 pikë ndaj dy kundërshtarëve të vështirë.

Elementi më pozitiv I këtij starti sezoni për Realin e Madridit padyshim që është forma e Benzema. Francezi ka arritur të shënojë 6 gola në 7 paraqitje në La Liga duke vazhduar kështu formën e mirë të sezonit të shkuar. 

BARCELONA

Starti i sezonit ka qenë negativ për Barcelonën ku në 8 ndeshjet e para ka humbur 2 dhe barazuar 1. Arsyeja kryesore që është përmendur shpesh në media javët e fundit ka qenë mungesa e Messi dhe Suarez. Padiskutim që është një argument i drejtë, por jo problemi i vetëm i kësaj Barcelone. Në mbrojtje vazhdojnë të njëjtat probleme të sezoneve të shkuara. Barcelona aplikon një presing të hershëm ndaj kundërshtarit për ta rimarrë sa më shpejt në zotërim topin dhe për të rinisur qarkullimim, por në ditët ku ekipi nuk arrin ta aplikojë efektivisht këtë taktikë mbrojtësit vihen shpeshherë në vështirësi gjatë kundërsulmeve ku edhe një veteran i mbrojtjes si Pique shihet në pozitë të vështirë. Problem tjetër është mungesa e opsioneve në mbrojtje ku në mungesë të Umtiti, Pique dhe Lenglet janë të vetmit lojtarë me eksperiencë. E njëjta gjë vlen edhe për krahun e majtë ku zakonisht luan Jordi Alba.

Në fazën sulmuese mungesat kanë qenë të shumta dhe Griezman dhe Fati nuk kanë mjaftuar për të marrë rezultate pozitive në disa prej ndeshjeve. Griezman po përjton një fazë të ngjashme me Hazard, ku është ende duke u përshtatur me ambientin e ri dhe ende nuk ka shfaqur të njëjtën formë si tek At.Madrid, por vlen të përmended që ka arritur të shënojë 3 gola në 7 paraqitje që nuk është një statistikë negative.

Mesfusha e Barcelonës ka shfaqur një formë  mjaft pozitive deri më tani me De Jong që duket se është përshtatur shpejt me klubin e ri. Me rikthimin e Suarez dhe Messi gjërat priten të bëhen më të thjeshta edhe për mesfushorët pasi do të kenë pika reference për lojën kobinative që u kërkohet të bëjnë dhe kjo do të jetë një pikë kyce edhe në El Clasico. 

Lexo gjithashtu: Betsson merr certifikaten per Bastore te Sigurta Online

Beteja për mesfushën

 Përplasja më e rëndësishme e ndeshjes pritet të jetë ajo e mesfushës duke qenë se ky repart tek të dyja ekipet do të përpiqet të konrollojë lojën me mbajtjen e topit si dhe të furnizojë yjet e sulmit me mundësi shënimi. Forma e Casemiro-Kroos-Modric do të jetë kyce për madrilenët ne fazën mbrojtëse për të ndalur Arthur, De Jong si dhe zbritjet e Messi. Nga ana tjetër Busquets nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dhe do ta ketë të vështirë sidomos në rast te inkorporimit në lojë të James i cili vjen nga ndeshje mjaft të mira. 

Pritshmëria është që Barcelona të jetë ekipi që kontrollon mbajtjen e topit dhe Real Madrid të vazhdojë me mënyrën pragmatike të lojës si ndaj Sevilla dhe At.Madrid ku i gjithë ekipi u angazhua në fazën mbrojtëse dhe aksionet sulmuese u karakterizuan nga kundërsulme apo aksione individuale ku Bale dhe Hazard u përpoqën të vendosnin Benzema në pozicion për të shënuar. Dhe në këtë pikë do të jetë thelbësore për madrilenët qe mesfusha ta bëjë shpejt tranzicionin nga fitimi i topit tek kalimi i tij tek treshja sulmuese ne mënyrë që të shfrytëzohen hapësirat që Barcelona shpesh lë në mbrojtje.

Dyshimet

Tek Barcelona diskutimet e vetme kanë ardhur nga dëmtimet, përndryshe Valverde e ka të qartë formacionin e tij. Argumenti i demtimeve vlen edhe për Zidane, megjithatë një tjetër zgjedhje që francezi duhet të bëjë është ajo për krahun e majtë të mbrojtjes mes Marcelo dhe Mendy. Njëri ofron mbështetje në sulm dhe mundësi të mira shënimi kurse tjetri ka treguar deri më tani që është shumë më i saktë dhe pozicional në fazën mbrojtëse.

Konkluzion

Zakonisht El Clasico vë përball dy ekipe që janë absolutisht pretendente dhe në formë të mirë. Gjatë dekades së fundit vendimet për tu marrë kanë qenë të pakta dhe formacionet lehtësisht të parashikueshme. Këtë sezon situata është e ndryshme. Trajnerët kanë zgjedhje të rëndësishme për të bërë, Hazard dhe Griezman ende skanë shfaqur potencialin e tyre dhe pritshmëritë e fansave janë të larta në këtë ndeshje ku Ronaldo dhe Messi kanë dhënë performanca fantastike për vite me rradhë. 

Megjithate ndryshimi më i madh qëndron tek foma e dy skuadrave. Nisja e ngadaltë e sezonit, dyshimet mbi trajnerët dhe zjedhjet e tyre dhe humbja në mënyrë të cuditshme të statusit dominant në Europë e bëjnë këtë ndeshje një përpjekje të ekipeve për tu konfirmuar si pretendentë dhe për të treguar ambiciet e tyre për këtë sezon.


About the author

10 best performing bookmakers for 2024

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 120 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

bet365 ofron bonuse dhe programe te ndryshme per lojtaret e saj. bet365 është marka e preferuar e basteve sportive në internet në botë me të ardhura vjetore prej mbi 3.5 miliardë dollarësh dhe mbi 7000 punonjës në mbarë globin.
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Max deri në $100 kredite. Vetëm për të regjistruarit e rinj

Min. $5 deposit. Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit ka dy opsione: 1. 30 EUR Falas, 2. 100% deri në 1000 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në $200! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë! KUJDES: Vetem për lojtarët nga Portugali dhe Brazili
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 150 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Leave a Comment