Klubi i Juventus, një shikim nga afër

Juventus

Klubi i Juventus ose sic njihet ndryshe Juve, është një klub profesionist futbolli italian me qendër në Itali. Klubi italian është themeluar në vitin 1897 nga një grup studentësh Torinez. Ngjyrat e fanellës së saj janë bardh e zi që nga viti 1903.

Stadiumi i Juventus

juventus

Stadiumi i Juventusit celi dyert për tifozerinë e saj në fillim të sezonit 2011-2012 dhe kishte një kapacitet prej 41.000 spektatorësh, me një kosto prej 155 milion Euro.

Klubi ka bërë më ditje se që nga 1 korriku I vitit 2017, Juventus Stadium nuk do të quhej më i tillë , por do të kishte një emër të ri që ishte “Allianz Stadium”, falë marrëveshjes së sponsorizimit të arritur me kompaninë që mban këtë emër deri në vitin 2023.

Seria A- Kampionati italian

skuadra e juventusit

Skuadra torineze e njohur ndryshe edhe si Zonja e Vjetër është skuadra më e sukseshme dhe me më shumë trofe  ne kampionatin italian të futbollit. 

Gjatë historisë së saj prej 121 vjetësh në kampionatin italin ajo ka fituar trofe nga më të ndryshmit. Ajo ka fituar 35 herë Seria A (më shumë se kushdo tjetër), përfshirë këtu edhe suksesin në 8-të vitet e fundit si askush më parë.

13 herë fituesi i kupës së Italisë (më shumë se kushdo tjeter ne kampionatin italian), 8 herë fituesi I superkupës së Italisë si dhe 1 herë fituesi I Seria B në vitin 2006 – 2007 në kohën që ishtë në kategorinë e dytë.

Sukseset e Juves në Europë

sukseset e Juventus

Juventus është skuadra italiane e dytë me e sukseshme në Europë pas skuadrës se AC Milan, e 5 në rang continental dhe i 11-ti klub me më shumë turne zyrtarë ndërkombëtarë të fituar në botë.

Bie në sy fitorja e 2 finaleve të Champions league në vitet 1985 dhe 1996 si dhe 3 Europa League ne vitet 1997,1990 dhe 1993. Disa trofe të tjerë të fituar ne Europë dhe botë janë: 1 Intertoto Cup, 2 Super Cup dhe 2 Intercontinental Cup.

Transferimet

Ronaldo

Në dy vitet e fundit Zonja e Vjetër ka qenë skuadra më e përfolur në lidhje me transferimin e lojtarëve në Europë. Në sezonin 2018-19 ajo bëri surprizën më të madhe duke transferuar nga skuadra e Real Madridid lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, portugezin Cristiano Ronaldo për shumën e 117 milion Euro.

Ky transferim ishte një nga transferimet më të bujshëm dhe më të sukseshëm në historinë e futbollit pasi edhe pse ne moshë mbi të 30-at Ronaldo duket si I rilindur ne Torino. Përvec faktit që Ronaldo I solli Juves shumë gola dhe 2 trofe në sezonin e tij të parë ,por ai e rriti ndjeshën fitimin ne brendësi të skuadrës duke rritur sponserat e interesuar , shitjet e fanellave , numrin e ndjekësve në rrjetet sociale si dhe gjithashtu rritjen e shikueshmërisë sa herë lunate skuadra e juventusit  dhe mbushjen plot e perplot te stadiumeve. Kjo ishte një blerje mëse e qëlluar nga skuadra torineze.

Transferimet e tjera në këtë vit ishin edhe rikthimi në skuadër I lojtarëvë si Bonucci dhe Higuain , blerja e lojtarëve Joao Cancelo nga Valencia dhe Douglas Costa nga Bayern Munich të dy kto me të njejtin cmim 40 milion Euro.

Edhe në këtë sezon ka bërë një merkato mjaft të madhe: bie në sy blerja e mbrojtësit 19 vjecar De Light nga skuadra e Ajax për shumën e 85,5 milion Euro si dhe marrja e 3 lojtarëve me kosto 0 , lojtarë si Ramsey, Rabbiot , Emre Can dhe ish portieri i tyre Buffon.

Por ajo ka bërë edhe disa blerje të tjera mjaft interesante si mbrojtësit Danilo, Pellegrini dhe Demiral. Kostoja totale e blerjeve ishte 316,8 milion Euro. Ndersa në radhën e largimeve ishin mbrojtësit Cancelo, Sinazzola dhe sulmuesi i ri Moise Kean.

Lexo gjithashtu: 5 futbollistet me te mire per 2019

Champions League

kupat e juventusit
Credits: Getty Images

Në vitet e fundit skuadra e Juventus ka qënë shumë afër fitimit të kompeticionit më të rëndësishëm në botë në rang klubesh , duke arritur dy herë finalen por pa e fituar atë. Fitimi i këtij kompeticioni është prioriteti kryesor I kësaj skuadre vitet e fundit dhe vitëve në vazhdim. 

Pas eliminimit në cerekfinale nga skuadra e Ajax sezonin e shkuar , skuadra bardhezi në fund të sezonit e zëvendësoi trajnerin e tyre Max Allegri me ish trajnerin e Chelsea , Maurizio Sarri. 

Deri tani skuadra e Sarrit po bën mjaft mirë duke qenë një nga skuadrat pa humbje në të gjitha kompeticionet europiane. Një detaj mjaft i rëndësishëm në skuadrën e zgjedhur nga trajneri I ri ishte dhe lenia jasht skuadrës së Champios League dy lojtarët kyc të skuadrës sezonin e kaluar , Mario Mandzukic dhe Emre Can.

Të dy lojtarët ishin të pakënaqur nga ky vendim ku e shprehen mjaft hapur nëpër intërvista dhe pritet që të dy të largohen në merkaton e janarit. Interest ka shfaqur skuadra e Manchester United ku është në kërkim të një sulmuesi dhe mesfushori. Duket se këto dy lojtarë I kanë ditët e numëruara në Torino me skuadrën Juventine.

Sezoni 2019-2020

Juventus edhe pse me trajner të ri dhe me lojtarë të rinj në organikën e saj , e ka nisur sezonin 2019-20 ashtu sic pritej, mjaftë mirë. Deri tani ajo është skuadra pa humbje dhe me vetëm 2 barazime , 1 në kampionat kundër Fiorentinës dhe 1 në Champion League kundër Atletico Madrid. Ajo kryeson kampionatin me 22 pikë dhe gjendet në vendin e parë në grupet e champions league.

Është kandidate për të gjithë trofetë e mundshëm ketë edicion ku gjithashtu gjendet në finalen e Superkupës së Italisë kundrejt skuadrës së Lazio , që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Pritshmëritë për këtë skuadër ashtu si cdo vit tjetër edhe këtë vit janë shumë të mëdha. Drejtuesit , trajnerët ,lojtarët dhe i gjithë stafi janë më se të sigurtë  që ky vit dhe vitet e ardhshme kanë per të qenë ndër vitët më të mira në historinë e Juventusit, duke e rritur kështu entuziazmin dhe shpresën tek tifozët e tyre dhe rivalitetin tek rivalët e tyre në të gjithë botën.

Tagged with:

2 Responses to “Klubi i Juventus, një shikim nga afër”

Leave a Comment

Mr. Play Sports paguan fitimet në kohë rekord, ofron 100% BONUS deri në 100EURMerr ofertën!!!