Kampionati gjerman, ndeshjet e javës!

kampionati gjerman

Kampionati gjerman fillon me Bayer Leverkusen vs Borussia

BAYER LEVERKUSEN vs BORUSSIA MONCHENGLADBACH

Kampionati gjerman një ndër më të bukurit këtë javë fillon me: Bayer Leverkusen që do të presë në shtëpi M’gladbach në një ndeshje ku do të përpiqen ti japin fund ecurisë negative të 3 ndeshjeve pa fitore. Leverkusen ndodhet në vendin e 8-të tek kampionati gjerman megjithatë diferenca e tyre me vendin e parë është vetëm 4 pikë. 

Në vendin e parë renditet pikërisht M’gladbach me 19 pikë në 9 ndeshje, një start mjaft i mirë për ta. Objektivi kryesor do të jetë pjesëmarrja në Champions League, megjithatë një fitore përballë një rivali të vështirë si Leverkusen do ti mbante në krye të renditjes dhe nëse kjo formë e mirë do të vazhdojë, në një pikë të caktuar të sezonit M’gladbach mnd të marrë petkun e pretendetit në Bundesliga.

  • Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:
  • Bayer Leverkusen: 3
  • Barazim: 0
  • Borussia Monchengladbach: 2

Kjo përballje në BayArena pritet të jetë një ndeshje e barabartë. Kampionati gjerman ka qenë i balancuar në këtë fillim sezoni dhe si rrjedhojë skuadrat janë mjaft të ngjeshura në kreun e renditjes. Kjo do të thotë që diferenca prej 7 pozicionesh nuk tregon diferencën reale të skuadrave aktualisht pasi diferenca në pikë mes tyre është vetëm 4 pikë.

M’gladbach do të përpiqet të ruajë vendin e parë dhe forma e tyre ka qenë më e mirë ne ndeshjet e fundit, por Leverkusen do të luajë përballë publikut të vet ku ska humbur asnjë ndeshje në kampionatin gjerman këtë sezon . Dukë pasur parasysh këto të dhëna barazimi është rezultati më i mundshëm.

DORTMUND vs WOLFSBURG

Dortmund e nisi mjaft mirë sezonin megjithatë më pas ata pësuan një rënie në ecurinë e tyre dhe në 5 ndeshjet e fundit kanë vetëm 1 fitore dhe 4 barazime. Të pozicionuar në vendin e 5-të me 16 pikë, 2 pikë pas rivalëve të Bayern Munich dhe 3 pikë larg kreut, fitorja në këtë përballje do ti ngrinte të paktën një vend në renditje.

Wolfsburg ndodhet në vendin e 4-t me 17 pikë dhe në 5 ndeshjet e fundit në kampionatin gjerman ka arritur 2 fitore dhe 3 barazime. “Ujqërit” janë e vetmja skuadër pa asnjë humbje deri tani dhe kanë pësuar vetëm 5 gola në 9 ndeshje. 

  • Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:
  • Dortmund: 4
  • Barazim: 1
  • Wolfsburg: 0

Dortmund dominon ndjeshëm në përballjet e fundit direkte. Signal-Iduna Park krijon përherë një atmosferë të jashtzakonshme dhe ekipi vendas ka arritur 3 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e luajtura në shtëpi. Wolfsburg mbrohet mirë dhe është i pamposhtur deri tani dhe kjo e bën barazimin një rezultat të mundshëm. Megjithatë kualiteti është në anën e Dortmund dhe nëse i shtohet kësaj faktori fushë dhe nevoja e tyre për tu konfirmuar në garën për titull, verdhezinjtë bëhen favoritë për ta fituar këtë ndeshje. 

Lexo gjithashtu: Kampionati spanjoll, java e 11-të

EINTRACHT FRANKFURT vs BAYERN MUNICH

Kjo do të jetë një përbballje mjaft interesante e javës së 10-të të kampionatit gjerman. Frankfurt ka qenë skuadra më e fortë në shtëpi deri tani ku ka arritur të marrë 3 fitore dhe 2 barazime. Megjithatë në transfertë forma e tyre nuk ka qenë e njëjtë dhe aktualisht renditen në vendin e 9-të me 14 pikë.

Bayern Munich ndodhet në vendin e 2-të me 18 pikë, por ende nuk kanë gjetur një vazhdimësi rezultatesh. Edhe pse kanë shënuar 24 gola deri tani me sulmuesin polak Lewandowski autor të 13 prej tyre, ata kanë arritur vetëm 5 fitore në 9 ndeshje të shoqëruara nga 3 barazime dhe 1 humbje. Javën e shkuar ata arritën një fitore 2-1 përballë Union Berlin dhe padyshim që do të kërkojnë të njëjtin rezultat edhe në këtë ndeshje.

  • Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:
  • Eintracht Frankfurt: 1
  • Barazim: 0
  • Bayern Munchen: 4

Kampionati gjerman është cdo vit objektivi kryesor i bavarezëve, por forma e tyre ka pasur shumë luhatje deri tani. Kjo bën që fitorja e tyre përballë një Eintrach Frankfurt të pamposhtur në shtëpi të jetë e vështirë. Vendasit do të ishin plotësisht të kënaqur me një barazim dhe i kanë mundësitë që tja dalin. Kualiteti i Bayern është padyshim superior, por për të dalë me 3 pikë nga kjo transfertë do tu duhet të japin më të mirën e tyre.

kampionati gjerman

LEIPZIG vs MAINZ

Leipzig do të kërkojë të rikthehet tek fitorja pas humbjes 2-1 ndaj Freiburg. “The Red Bulls” pozicionohen të 6-tët në kampionatin gjerman me 15 pikë dhe duke pasur parasysh se disa prej skuadrave të tjera të kreut do të përballen me njëra-tjetrën, kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta për tu ngjitur në renditje.

Mainz ndodhet në vendin e 13-të me 9 pikë. Jashtë fushës së tyre ata kanë marrë 1 fitore dhe 4 humbje dhe përballë Leipzig do të jetë e vështirë për ta të marrin pikë.

  • Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:
  • Leipzig: 2
  • Barazim: 2
  • Mainz: 1

Të udhëhequr nga Timo Werner, Leipzig është favoriti në këtë ndeshje. Mainz ka nevojë për pikë për ti qëndruar larg zonës së rënies, por kundërshtarët e tyre janë një ekip më i fortë dhe në shtëpi fitorja është e detyrueshme për ta nëse dëshirojnë të sfidojnë Bayern dhe Dortmund për kreun e kampionatit gjerman.

AUGSBURG vs SCHALKE

Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas disa ndeshjesh pa fitore. Augsburg duket se do të luftojë për mbijetesë këtë sezon. Të renditur në vendin e parafundit me 7 pikë, vendasit do të ishin të kënaqur edhe me një barazim.

Schalke nuk e ka provuar shijen e fitores prej 3 ndeshjesh, megjithatë ndodhet vetëm 4 pikë nga kreu me 15 pikë të grumbulluara. Kampionati gjerman vë përballë njëra-tjetrës disa prej skuadrave të kreut këtë javë dhe kjo është një mundësi e mirë për Schalke për tu rikthyer tek fitorja ndaj një kundërshtari të dobët, rezultat që mund ti cojë më afër objektivave të tyre për sa i përket pozicionimit në renditje.

  • Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:
  • Augsburg: 0
  • Barazim: 2
  • Schalke: 3

Gjithcka flet për Schalke në këtë përballje përvec formës së tyre në ndeshjet e fundit, po duke qenë se edhe kundërshtari vjen nga rezultate të dobta dhe është modest në krahasim me ta, Schalke pritet të jetë skuadra fituese e këtij takimi. 

kampionati gjerman

Tagged with:

One Response to “Kampionati gjerman, ndeshjet e javës!”

Leave a Comment