Klubi i LIVERPOOL F.C.

klubi i liverpool

Klubi i Liverpool është një skuadër futbolli profesioniste në qytetin e Liverpool, në Angli, që merr pjesë në kompeticionin më të lartë të futbollit në Angli, në Premier League. Themeluar në vitin 1892 klubi u bashkua në ligën e futbollit vitin e ardhëm dhe ndeshjet i ka zhvilluar ne stadiumin e tyre Anfield që nga formimi i saj. 

Ngjyrat e fanellës kanë qenë bluze e kuqe dhe te shkurtra të bardha , por në vitin 1964 ngjyrat u bënë të gjitha të kuqe të cilat nuk kanë ndryshuar qe nga ajo kohë.

Stadiumi i Liverpool

klubi i liverpool

Stadiumi i futbollit i skuadrës së Liverpool ,I njohur me emrin Anfield, ka një kapacitet vendesh prej 54,074 persona duke e bërë atë stadiumin e 7 më te madh në Angli. Rikonstruktimi i stadiumit  në qendrën kryesore filloi më 8 Dhjetor 2014, dhe u hap për publikun më 9 Shtator 2016 dhe e coi kapacitetin e stadiumit në 54,074, duke e bërë nje nga stadiumet me të medha në futbollin Europian me një vend të vetëm.

Ka plane të ardhme për ta zgjeruar akoma stadiumin i cili do të sillte një madhësi stadiumi deri në 61,000 vende.

Tifozet tek Klubi Liverpool

The Reds ,sic njihet ndryshe skuadra e Liverpoolit ,ka një nga tifozeritë më të mira në botë. Himni i klubit është “YOU WILL NEVER WALK ALONE” dhe është kënduar nga tifozëria që nga fillimet e vitit 1960.

Përkrahja e kësaj tifozërie për skuadrën e tyre është e jashtëzakonshme si në Anfield ashtu edhe jashtë tij. Në cdo ndeshje që luajnë fansat bëjnë që lojtarët e tyre të ndihen si në shtëpinë e tyre, dhe ky është bonusi më I madh për këtë skuadër, prezenca e lojtait të 12  është gjithmonë me ta.

Premier League

klubi i liverpool

Klubi i Liverpool është një nga skuadrat me më shumë trofe në Angli. Ajo e ka fituar trofeun e parë të Premier League në vitin 1901, dhe deri më sot është ndjekur edhe nga 17 tituj të tjerë në Premier League. Ajo gjithashtu ka fituar edhe 7 FA Cup dhe 8 Kupat e Ligës Së Futbollit. 

Vitet e fundit kjo është një nga skuadrat favorite për fitimin e trofeut të Premier League  i cili mungon që nga viti 1989-1990. Në sezoni e kaluar ajo ishte pretendente deri në javën e fundit të kampionatit ku skuadra e Man City u shpall kampione me vetëm 1 pikë më shumë.

Këtë vit Klubi i Liverpool gjendet në vendin e parë në kampionat pas 9 ndeshjeve të para me 8 fitore  dhe vetëm 1 barazim, barazim I cili ndaloi ecurinë e tyre që të shkonin në 18 ndeshje  te fituara rrjesht dhe të barazonin rekordin e Man City.

Europa League

Në Europë “The Reds “ kanë bërë mjaft mirë duke qenë skuadra angleze dhe skuadra e 3 në Europë  me më shumë trofe të fituar. Ajo ka fituar 6 herë Champions League , 3 herë Europa League dhe 4 herë Superkupën e Europës. 

Që nga fitorja fantastike në finale e 2005-ës në  Stamboll, pas atij kthimi të rezultatit në pjesën e dytë ndaj skuadrës italiane së A.C.Milan , skuadra e Liverpollit iu afrua trofeut te Champions league në sezonin e 2017-18 ku shkoi deri në finale por u mposht nga Mbretërit e Europës , Real Madrid. Mirëpo ata nuk e humbën besimin dhe një vit më pas ata arritën të triumfojnë në këtë kompeticion duke mposhtur në finale skuadren angleze të Totenham.

Po në këtë viti ata arritën të fitojnë edhe Super Kupën e Europës duke mopshtur me penallti skuadrën tjetër angleze të Chelsea, që ishte fitues i Europa League.

klopp

Në vitin 2015 Jurgen Klopp u emëruar trajneri I Liverpool dhe që atë vit arriti  ta cojë skuadrën në finale e EFL Cup dhe të Europa League, të cilat I humbi të dyja. Pastaj arriti ta cojë skuadrën dy herë në finalet e Champions League ku njërën nga ato e fitoi bashkengjitur këtu edhe Super Kupen e Europës.Këtë vit skuadra e Klopp ka si qëllim fitimin e kampionatit ku deri tani është në rrugën e duhur. 

Ai ka afruar disa nga lojtarët më të mirë në botë për momëntin në skuadër, si psh Mane, Salah dhe Van Dijk. Ky I fundit është edhe pretendent kryesor për fitimin e topit te artë për sezonin  e kaluar qe vendoset ne fundin e këtij viti . Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë në këto momëntë duke e fituar edhe cmimin si trajneri më I mirë I sezonit I dhënë nga FIFA.

 Suksesi i tij pritet të vazhdojë, jo vetëm për faktin që ka në dispozicion një skuadër mjaft kompetitive por edhe fakti qe eshtë një trajner mjaft I zoti dhe ka besimin e të gjithëve tek Klubi i Liverpool.

Sezoni 2019-2020

Pas mbylljes së sezonit 2018-2019 në një mënyrë mjaft të mirë , skuadra e Liverpool ka bërë një nisje të sezonit të ri mjaft të mirë. Ajo gjendet në vendit e parë në kampionat me 25 pikë në 9 ndeshjet e para 6 pikë larg ndjekësve të Man City, gjendet gjithashtu në vendin e dytë në grupet e Champion League në 3 ndeshjet e para, pas një humbje të pësuar nga skuadra e Napolit, por duket se nuk do jetë problem në kalimin e grupit si dhe në rrugën  e gjatë që ka për të mbrojtur trofeun e fituar sezonin e kaluar. 

Por ky sezon nuk është vetëm kaq për këtë skuadër, sepse ajo Lufton edhe për 3 trofe të tjerë, po këtë sezon, të cilët janë FA Cup , Carabao Cup dhe Trofeu per Klube, që zhvillohet në fundin e vitit. Në të gjithë këto kompëticionë kjo skuadër është favorite dhe do të bejë të pamundërën për të fituar sa më shumë .

Kjo skuadër e ndërtuar nga kjo kryesi dhe nga ky trajner mund të jëtë një nga skuadrat më të mira që qyteti I Liverpulit ka pasur ndonjëherë dhe të gjithë janë të sigurt që kjo skuadër do vazhdojë të fitojë dhe të na dhurojë emocione të forta , jo vetëm për tifozërinë e saj po për të gjithë futbolldashësit në mbarë botën.

Tagged with:

One Response to “Klubi i LIVERPOOL F.C.”

Leave a Comment

Megapari, kompani e re 2019, koeficientët më të lartë në treg!Regjistrohu