Klubi i Milanit, Kriza e “Djallit”

klubi i milanit

Klubi i Milanit, një histori suksesi dhe dështimi

Klubi i Milanit, historia me në krye bosin italian Silvio Berlusconi është e shënuar nga shumë suksese dhe trofe të rëndësishëm: tetë kampionate midis 1987 dhe 2011, pesë Champions League, një kupë italie, gjashtë superkupa italie, dy kupa interkontinentale.

Nga ditët e para si president me Nils Liedholm në stol deri tek Champions League e fundit në vitin 2007 me trajner  Carlo Ancelotin. Në vitet e fundit të epokës së Berlusconit ka shumë pak suksese dhe shumë zhgënjime. Scudetto e fundit daton në 2011.

Shitja tek Kinezët

Klubi i Milanit nuk është ai ekip që ishte dikur. Ndërkohë, presidenti fillon të kërkojë për blerës të huaj. Pas më shumë se një vit tratativash, Silvio Berlusconi shet skuadrën e Milanit. Pronari i ri i skuadrës kuq e zi është Sino-Europe Investment Management Changxing me në krye Yonghong Li.

Në pranverën e 2016-tës, pasi Milani u shit nga familja Berlusconi, tek grupi fantom kinez, nga klubi u larguan S. Berlusconi, Galliani, dhe udhëheqës të tjerë. Bashkë me ta, u larguan edhe shumë futbollistë si Kucka, J. Sosa, etj. Atë verë kinezët filluan revolucionin.

Me në krye Fassone/Mirabelli, investuan mbi 220mil euro vetëm në blerje; erdhën 12 futbollistë të rinj. Prej blerjeve që u bënë (Bonucci, Musacchio, Rodriguez, Kessie, Conti), u mendua se Milani do të luaj me 3-5-2. Por ky eksperiment bashkë me transferet dhe projektin dështoi. Montella i’u kthye përsëri 4-3-3shit, por pa sukses. Montella u shkarkua, dhe Gattuso erdhi në vend të tij.

Me një ecuri negative nën drejtimin kinez kuqezinjtë filluan të zhyteshin akoma më tepër në bilancet financiare. Pasi u mor vesh se kinezët nuk kishin qëndrueshmëri financiare, klubi u shit sërish te amerikanët e Elliot pas vetëm një viti ose më saktë klubi i kaloi Fondit Elliot sepse kinezët nuk arritën të shlyenin borxhin prej 250 milion eurosh që i morën fondit një vit më parë.

Këta të fundit rikthyen në klub dy legjenda si Leonardo dhe Maldini. Pas vetëm pak muajsh të ardhjes së tyre, Gattuso u shkarkua përkunder ngritjes së Milanit në vendin e pestë ( 1 pikë larg zones Champions ), Leonardo u largua (u zëvendësua me Boban), dhe mbeti vetëm Maldini.

Boban dhe Maldini, pas dështimit që të angazhojne Simone Inzaghin si trajner, vlerësuan se zgjidhja më e mirë është trajneri i talentuar Giampaolo. Për ti përmbushur kërkesat e tij për futbollistë teknik për formacionin 4-3-1-2, u soll Bennacer, Leao, Hernandez dhe të tjerë. Ndërkohë u huazua A. Silva me të drejtë blerje. Bashkë me Silven, u shit edhe njëri nga futbollistët më premtues të Milanit i ardhur nga primaverat, Cutrone, i cili vlerësohej se nuk mund të përshtatet në formacionin 4-3-1-2 të Giampaolos.

Lexo gjithashtu: Klubi i LIVERPOOL F.C.

Pas vetëm 6 javësh, me një sërë eksperimentesh nga Giampaolo, u vërtetua se Klubi i Milanit nuk mund të luaj me formacionin 4-3-1-2, sepse futbollistë si Suso, Piatek, dhe Paqueta, nuk përshtateshin. Giampaolo u shkarkua dhe do të mbahet mend si shkarkimi më i shpejtë në historinë e klubit.

Ai u zëvendësua me një trajner tjetër mesatar si Pioli i cili sezonin e tij më të mirë e ka shënuar me Lazion në sezonin 2014-2015 ku arriti vendin e 3-të. Pioli erdhi me misionin që të kthejë skuadrën përsëri në formacionin 4-3-3. Dhe Pioli pritet të luaj me Biglian para Bennacerit (që erdhi si kerkesë e Giampaolos) dhe ka në qendër të projektit të tij një djalosh të talentuar si Paqueta dhe bomberin i cili në sezonin e shkuar i suprizoi të gjithë me golat e tij, Piatek.

Stefano Pioli debutoi në drejtimin e Rossonerëve kunder Lecce dhe njëheresh ishte edhe ditëlindja e tij, mirëpo festa u rrënua nga një gol në minutat shtese i Marco Calderonit, i cili barazoi rezultatin në 2-2. “Është për të ardhur keq, kishte elemente positive, por ne donim të fitonim dhe nuk ia dolëm për shkak të gabimeve tona”. “Pashë disa lëvizje të mira, cilësi dhe shpirt, por nëse e lë ndeshjen të hapur, mund të kesh një befasi të pakëndshme në fund”, ka deklaruar Pioli për Sky Sport Italia në fund te takimit. 

Problemi i rradhës për trajnerin Pioli është spanjolli Suso pasi mbështetësit e Rossonerëve nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe  nuk e duan në skuadër. Ndërsa tani, “Tuttosport” raporton se trajneri po mendon seriozisht që ta lë në bankën reserve futbollistin për ndeshjen ndaj Romës në fundjavë. Sipas kësaj gazete, Ante Rebic mund të angazhohet në krahun e djathtë si pjesë e formacionit 4-3-3.

Forma e dobët në kampionat por edhe problemet me UEFA-n duket se e kanë zhgënjyer shumë pronarin e Milanit, fondin amerikan “Elliott Management Corporation” , që ka vendosur të ndryshojë kurs në lidhje me të ardhmen e tij në krye të shoqërise kuqezi.

Shitja e radhës e klubit

Sipas asaj që raporton “Milano Finanza”, fondi “Elliott” ka vendosur të shesë Milanin dhe duket se ka interes nga “CVC Capital Partners”, një shoqëri me një pasuri prej 52 miliardë dollarësh, e cila mesa duket ka paraqitur një ofertë në drejtim të fondit “Elliott”.

Gjithashtu sipas “Milano Finanza” kompania britanike e telekomunikacionit, farmaceutikës dhe shërbimeve financiare, dëshiron aksionet e “Elliott”, aksione që janë 93% e totalit të klubit kuqezi, por oferta e paraqitur nuk ka përmbushur pretendimet e pronarëve amerikanë, që duan të paktën 1 miliard dollarë për të shitur aksionet e tyre. Për momentin ende nuk ka një përgjigje nga ana e “CVC”, por tashmë është zyrtare: Milani është në shitje dhe dihet edhe cmimi i klubit kuqezi.

Nëse deri në verën e vitit 2020 nuk do të ketë shitje të klubit, pronarët duan të bëjnë investime të mëdha. Ata besojnë se rruga e vetme për ta kthyer klubin italian sërish në majat e futbollit është duke fituar trofe. Dhe sipas “Mundo Deportivo”, Klubi i Milanit dëshiron ta emëroj Guardiolan si trajnerin e tyre të ri për sezonin e ardhshëm, derisa kontrata me Manchester City-n i skadon ne vitin 2021. Skuadra italiane po ashtu nuk është e kënaqur me punën e legjendave Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, andaj dëshiron ta marrë Overmarsin nga Ajaxi si drejtorin e tyre të ri sportiv.

Tagged with:

2 Responses to “Klubi i Milanit, Kriza e “Djallit””

Leave a Comment

Mr. Play Sports paguan fitimet në kohë rekord, ofron 100% BONUS deri në 100EURMerr ofertën!!!