Pros
  • Krijuar më 2002
  • E licensuar në: UK Gambling Commission, Gibraltar Betting and Gaming Association
  • Ofron Sports Betting, Casino dhe Live Casino
  • Ofron No Deposit Bonus
  • Ofron tërheqje të parakohshme nga basti
  • Monitorohet nga eCogra
Cons
  • Nuk operon në USA, Australi dhe disa shtete të tjera
  • Nuk ofron LIVE STREAMING
  • Ankesat vijnë zakonisht nga të ashtuquajturit "Bonus Abusers"
  • Nuk ofron “No Deposit Bonus”

Kazinoja 32Red është një emër mjaft i njohur në industrinë e lojërave të fatit online. Kompania ofron shërbimet e saj që prej vitit 2002, dhe është një ndër kazinotë më të vjetra online. Platforma operon në mënyrë të licensuar nga Autoriteti i Lojërave të Fatit në Gjibraltar, por dhe nga Komisioni i Lojërave në Mbretërinë e Bashkuar (UK Gambling Commission). Kjo dëshmon për sigurinë dhe besueshmërinë që kazinoja 32Red ofron për lojtarët e saj. Kompania gjithashtu ka fituar çmimin “Kazinoja e Dekadës” nga prestigjozja Casinomeister. 32Red mirëpret lojtarë nga e gjithë bota, por faqja e kazinosë ofrohet në vetëm 2 gjuhë, anglisht dhe japonisht. Gjithashtu, duke qënë se kompania është e licensuar në Gjibraltar, lojtarët nga USA nuk mund të luajnë në faqen e 32Red.

32red casino homepage

Ndërfaqja dhe navigimi

32Red ka një ndërfaqe të thjeshtë dhe standarte. Dizajni është jo shumë i ngarkuar duke i dhënë mundësi lojtarëve të navigojnë lehtësisht tek lojërat e tyre të preferuara. Në krye të faqes gjendet një shirit menuje, me kategoritë kryesore që platforma ofron për përdoruesit: Online Casino, Live Casino, Sports Betting, Slingo si dhe Blogu i 32Red. Ndërkohë në cepin e sipërm të ekranit në të djathtë, ndodhen dhe opsionet për ndërrimin e gjuhës dhe të valutës. Në faqen kryesore do të gjeni ofertat dhe promocionet aktive të momentit, kategoritë e lojërave të kazinosë, si dhe disa lojëra slot të përzgjedhura për lojtarët nga vet 32Red. Faqja kryesore ndryshon në varësi të kategorisë që përzgjidhni tek shiriti i sipërm.

Lojëra slot, lojëra tavoline poker, blackjack dhe shumë të tjera

32Red ofron një katalog të gjerë me lojëra kazinoje për lojtarët, ku përfshihen mbi 300 lojëra slot. Mes tyre janë dhe Game of Thrones, I’m a Celebrity Get Me Out of Here, Mega Moolah, Immortal Romance etj. Lojërat e tavolinës janë një tjetër kategori ku opsionet janë të shumta, me mbi 10 tituj të ndryshëm ruletash, si dhe 20 tituj të ndryshëm në blackjack, ku mund të përmendim Blackjack Europian, Blackjack Spanjoll si dhe lojën e re Super Fun 21. 

Pokeri gjithashtu nuk kishte si të mungonte dhe në 32Red do të gjeni tituj klasikë si: Deuces Wild Poker, Double Joker Poker, Progressive Supajax Jacks etj. Lojërat e pokerit ofrohen nga kompania prestigjoze Microgaming, dhe mundësitë për argëtim janë të pafundme, duke qënë se 32Red gjithashtu mundëson organizimin e kampionateve të ndryshme në lojëra pokeri si Casino Hold’em, Omaha, Speed Poker, 5-Card Draw, Stud dhe 7-Card Razz. Ndërkohë duhet thënë se gati të gjitha kategoritë e lojërave të tavolinës ofrohen dhe në versionin e tyre live!

32Red gjithashtu ofron një seksion për lojëra në kategorinë bingo, ku të apasionuarit mund të provojnë fatin e tyre. Këtu mund të përmendim variante si Speed Bingo, Blackjack Bingo dhe Chat. Momentalisht kompania ofron vetëm bingo me 75 dhe 90 topa, por gjithsesi mundësitë për të fituar dhe për t’u argëtuar janë aty.

Bonusi i mirëseardhjes në 32Red

Kazinoja 32Red ofron një bonus standart për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë. Bonusi konsiston në një ofertë në masën 150%. Për ta përfituar atë, lojtarët duhet të depozitojnë minimalisht £10 në llogarinë e tyre. Gjithashtu, për të tërhequr fitimet potenciale nga bonusi, lojtarët duhet të luajnë të paktën 50 herë shumën e përfituar, brenda 7 ditëve nga aktivizimi i saj.

Përveç ofertës së mirëseardhjes, 32Red ofron dhe promocione të tjera të vazhdueshme për lojtarët. Në lojën e pokerit platforma ofron një bonus mjaft tundues prej £1000, ndërkohë që Bingoja gjithashtu vjen me promocionet e veta. Këtu përfshihet një bonus prej £5, si dhe £30 paundë të tjera në momentin që lojtarët depozitojnë të paktën £20.

32Red ofron dhe një program VIP të quajtur “Club Rouge”, ku anëtarët përfitojnë oferta dhe promocione javore. Programi operon në bazë të pikëve ku lojtarët fitojnë pikë duke luajtur lojëra të ndryshme kazinosh, dhe më pas i përdorin ato në oferta dhe promocione të caktuara.

Vendos baste sportive në 32Red

Përveç lojërave të kazinosë, 32Red ju jep mudësinë lojtarëve të vendosin baste sportive në platformën online. Mjafton të klikoni tek kategoria e “Sports Betting” dhe në faqen kryesore do t’ju shfaqen një sërë eventesh sportive mbi të cilat mund të vini bast. Sporti kryesor është futbolli, ku mund të përmenden kompeticione si: Premier League, La Liga, Serie A, Champions League etj. 32Red u jep mundësinë lojtarëve të vendosin disa lloje të ndryshme bastesh, si dhe të luajnë në evente që zhvillohen në kohë reale.

Luaj lojëra kazinosh dhe në mobile!

Përveç faqes në desktop, 32Red ka dhe një aplikacion të dedikuar mobile për iOS dhe Android. Ky aplikacion u jep mundësinë lojtarëve të luajnë mbi 160 lojëra të ndryshme kazinoje. Mes tyre përfshihen lojëra klasike slot si Mega Moolah, por dhe kategori të tjera si ruletë, blackjack dhe poker, ku përfshihen të paktën 6 varietete. Në aplikacionin mobile lojtarët gjithashtu mund të luajnë lojëra live duke qënë se aplikacionet suportojnë transmetim të shpejtë dhe pa asnjë problem teknik (live streaming). Një tjetër avantazh i aplikacioneve është fakti se 32Red lejon përdoruesit të testojnë lojërat në mobile, pa shpenzuar fillimisht para nga llogaria e tyre, pra në formën e një demo-je.

Metodat e pagesave

32Red kazino ofron një shumëllojshmëri të madhe zgjedhjesh kur bëhet fjalë për metodat e pagesës.Kazinoja nuk tarifon lojtarët për depozitim ose tërheqje, megjithatë disa banka mund të aplikojnë tarifat e tyre. 32Red gjithashtu u jep mundësinë lojtarëve të zgjedhin mes disa valutave, mes tyre: GBP, USD, CAD, EUR, SEK, NOK, CHF etj. Në përgjithësi, depozita minimale që mund të bëni në llogarinë tuaj është £10, por kjo mund të variojë për metoda të ndryshme. Disa prej opsioneve që 32Red ofron për momentin janë:

  • MasterCard
  • Maestro
  • Visa
  • Visa Electron
  • Entropay
  • Paysafecard
  • Neteller
  • Skrill
  • PayPal
  • Wire Transfer
  • ECOPayz

Për fat të keq, kompania ende nuk ofron mundësinë për të paguar me anë të kripto-monedhave, por ky është një opsion që mund të shtohet në të ardhmen.

Suporti ndaj lojtarëve dhe siguria

32Red ofron siguri maksimale për lojtarët, si tek lojërat që ofron, ashtu dhe tek përpunimi dhe ruajtja e të dhënave personale. Kompania përdor enkriptimin standart SSL, për të mbrojtur të dhënat sensitive. Gjithashtu, 32Red trajton me mjaft seriozitet të luajturit në mënyrë të përgjegjshme. Për këtë arsye, kazinoja ofron mundësinë që lojtarët të vendosin limite mbi shumat që mund të luajnë nga llogaria e tyre, si dhe të përjashtojnë veten e tyre për një kohë të caktuar nga platforma.

Ndërkohë përsa i përket kanaleve të komunikimit, lojtarët mund të kontaktojnë agjentët e 32Red në rast problematikash, me anë të chat-it në kohë reale, adresës së email-it si dhe një numri telefoni. Suporti ofrohet gjatë gjithë ditëve të javës 24/7. Gjithsesi, në platformën e 32Red do të gjeni dhe një seksion me pyetjet më të shpeshta të lojtarëve dhe përgjigjet e tyre përkatëse (FAQs).

FAQ

1. A është 32Red një kompani e sigurt për të luajtur?

Po! 32Red operon në mënyrë të licensuar nga autoriteti i lojërave të Gjibraltarit, si dhe ofron vetëm lojëra nga prodhuesit më prestigjozë në industrinë e lojërave të kazinosë. Gjithashtu, kompania promovon argëtimin në mënyrë të përgjegjshme, si dhe u gjendet pranë lojtarëve për problematikat e tyre.

2. A mund të luaj në 32Red nga USA?

Për fat të keq lojtarët nga USA nuk mund të aksesojnë faqen e 32Red. E vetmja mundësi që lojtarët amerikanë kanë për të provuar fatin në 32Red është të aksesojnë platformën nëpërmjet një shërbimi VPN.

3. Si mund të tërheq fitimet e mia në 32Red?

32Red e bën mjaft të lehtë tërheqjen e fitimeve. Mjafton që lojtarët të shkojnë tek profili i tyre, të selektojnë metodën e dëshiruar të pagesës, dhe të konfirmojnë shumën që duan të tërheqin. Tërheqja e fitimeve në 32Red është zakonisht e shpejtë, por procesi mund të ndryshojë për metoda të ndryshme pagesash.

4. A mund të depozitoj me anë të kripto-monedhave në 32Red?

Për momentin 32Red nuk ofron mundësinë e depozitimit me anë të kriptomonedhave. Disa nga metodat e pagesave që platforma suporton janë: Visa, Mastercad, PayPal, Skrill, ECOPayz dhe Neteller.

32Red Casino & Sportsbetting Review Details

Limiti i tërheqjes:
Shtetet e ndaluara:
Gjuhët e ofruara:
Monedhat:
4.0 rating

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
32Red Casino & Sportsbetting Review
32Red Casino & Sportsbetting Review

150% BONUS deri në 150 EUR mbi depozitën e parë!

Unibet Review
Unibet Review

400% BONUS deri në 40 EUR mbi depozitën e parë prej 10 EUR

Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS deri në 400 EUR mbi depozitën e parë! Vetëm për lojtarët nga Turqia dhe Zvicra

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

bet365

Je regjistruar ne 22 BET, provo koeficientet me te larte Online!

X