- Krijuar më 2006
- E licensuar në: MGA, UK Gambling Commission, Ireland’s Revenue Commissioners ( IRC )
- Ofron Live Betting, eSports, Casino and Live Casino
- Ofron No Deposit Bonus
- Ofron tërheqje të parakohshme nga basti
- Ofron LIVE Streaming
- Monitorohet nga eCogra
- Nuk operon në USA, Australi dhe disa shtete të tjera
- Ankesat vijnë zakonisht nga të ashtuquajturit "Bonus Abusers"
Betsafe Review
Betsafe u lançua në vitin 2006 dhe që prej atij momenti kompania ka qënë në rritje të vazhdueshme. Platforma në internet e Betsafe është tashmë e disponueshme në mbarë botën dhe ka më shumë se 450,000 klientë nga 100 vende të ndryshme. Ajo që diferencon BetSafe nga kompanitë e tjera është larmia e lojërave si tek bastet sportive, ashtu dhe tek lojërat e kazinosë. Përveç opsioneve të shumta, platforma ofron dhe një shërbim të përsosur të klientit duke qënë gjithmonë pranë, në kohë reale, sa herë që lojtarët kanë nevojë për asistencë. Betsafe është licensuar nga Komisioni i Lojërave elektronike të Maltës, Komisioni i Lojërave të fatit në Mbretërinë e Bashkuar si dhe Ireland’s Revenue Commissioners ( IRC ). Këto certifikime dëshmojnë qartë për prestigjin dhe sigurinë që Betsafe ofron për lojtarët.
Ndërfaqja e platformës
Ndërfaqja e platformës së Betsafe në web funksionon pa probleme dhe është shumë miqësore për përdoruesit. Seksioni i basteve sportive bazohet në konceptin “instant play”, pra ka si qëllim që lojtarët të mund të vendosin një bast shpejt, pa naviguar në shumë menu apo ndërfaqe. Sportet janë të gjitha në të majtë dhe ndeshjet shfaqen me butona të mëdhenj në qendër. Platforma ofron mundësinë për të vendosur baste live, si dhe shpesh herë ofron transmetime të drejtpërdrejta për evente të ndryshme.
Seksioni i kazionisë është gjithashtu mjaft i lehtë për t’u naviguar dhe këtu mund të provoni fatin në mbi 1000 lojëra të ndryshme. Të gjitha këto lojëra vijnë nga ofrues mjaft prestigjozë në këtë industri si: NetEnt, Microgaming, Yggdrasil, IGT, iSoftBet, Play’n GO, NextGen, Scientific Games, Evolution Gaming, Blueprint Gaming, Pragmatic Play etj.
Përveç platformës në web, BetSafe ofron dhe aplikacionin e saj për Android dhe iOS, i cili mund të shkarkohet pa pagesë. Eksperienca e përdoruesit në aplikacion është po aq fantastike sa dhe në faqen në web.
Llojet e basteve dhe sportet
Betsafe ofron një larmi sportesh ku ju mund të provoni fatin tuaj. Platforma ju lejon të vini bast në evente futbolli, hokeji, tenisi, bejsbolli, basketbolli, golfi, volejbolli, etj. Disa nga kompeticionet dhe kampionatet më të famshme në sportet e përmendura më sipër janë: NBA, EPL, MLB, France League One, Russia Liga Pro, etj.
Përveç këtyre, Betsafe ju jep mundësi të provoni fatin dhe në e-sports, trendi më i ri në industrinë e basteve sportive. Disa nga lojërat më të njohura për të cilat mund të vini bast, në këtë kategori janë: Counter-Strike Global Offensive, Overwatch, Dota 2, League of Legend dhe Valorant.
Përsa i përket koeficientëve dhe llojeve të basteve, Betsafe nuk ngelet prapa konkurrentëve. Kompania ofron koeficientë mjaft favorizues, në krahasim me platformat e tjera. Platforma gjithashtu ofron “live betting”, pra baste në kohë reale, nëpërmjet një ndërfaqeje grafike mjaft moderne. Animacionet dhe grafikat e tjera vizuale ju lejojnë të analizoni më mirë eventin teksa ai zhvillohet.
Një tjetër opsion mjaft emocionues për lojtarët është dhe “Safe Bet”. Nëpërmjet tij ju mund të vendosni bast “në mënyrë të sigurt”. Opsioni funksionon në formën e një “cashback”, nëse humbni bastin, ju merrni një rimbursim të parave në llogarinë tuaj. Përqindja e këtij rimbursimi varet nga numri i eventeve dhe koeficienti i tyre. Për të përfituar nga opsioni “Safe Bet” duhet që të përzgjidhni evente me koeficient minimalisht 1,50. Më pas mjafton të klikoni mbi kutinë që selekton opsionin.
Metodat e pagesave
Metodat e pagesës të disponueshme në BetSafe varen dhe nga vendi nga i cili ju po aksesoni faqen. Në përgjithësi, operatori pranon kartat e kreditit, kartat e debitit, portofolet e ndryshme online si p.sh PayPal, si dhe transfertat bankare. Për lojtarët kanadezë, metodat e pagesës përfshijnë:
- Visa
- MasterCard
- EntroPay
- Maestro
- Instant Banking
- Neteller
- Skrill etj..
Një detaj i rëndësishëm që duhet përmendur është fakti se bonusi i mirëseardhjes nuk është i disponueshëm për depozitat e bëra nëpërmjet Skrill apo NETELLER. Ndërkohë, limiti ditor i tërheqjeve nga llogaria është $50,000.
Bonusi i regjistrimit
Në Betsafe ju mund të përfitoni dy lloje bonusesh mirëseardhjeje, atë të kazinosë, si dhe bonusin e vlefshëm për baste sportive.
Oferta e basteve sportive përfshin një bonus në masën 100% deri në $25, plus $10 në “free bets”. Njësoj si me ofertën e kazinosë, për të përfituar bonusin duhet të krijoni dhe verifikoni llogarinë tuaj në Betsafe, si dhe të depozitoni shumën minimale prej të paktën $10. Ju duhet të vini bast të paktën 5 herë brenda 30 ditësh pas aktivizimit të bonusit, për të tërhequr fitimet potenciale.
Oferta e kazinosë përfshin një bonus në masën 100% deri në vlerën $200, plus 100 “free spins” për lojtarët e rinj. Për të përfituar ofertën duhet të krijoni dhe verifikoni llogarinë tuaj si dhe të depozitoni minimalisht $10. Duhet përmendur se “free spins” mund të përfitohen vetëm nga lojtarë që depozitojnë minimalisht $30. Pasi është aktivizuar, bonusi është i vlefshëm për 30 ditë. Fatkeqësisht, depozitat nëpërmjet Skrill, Neteller dhe Moneybookers nuk janë të vlefshme për të përfituar bonusin.
Por ofertat e mirëseardhjes nuk janë të vetmet promocione në Betsafe. Kompania njihet për bonuset e vazhdueshme për lojtarët dhe disa prej tyre janë:
- The Betsafe Million
- The Golden Free Spins
- Summer Horse Racing Championship
- The Free Spin Party
- €20,000 Cash Hunt
Programi VIP
Betsafe gjithashtu ofron një program VIP për lojtarët, por ky program është specifikisht, vetëm për lojën e pokerit. Lojtarët mbledhin pikë në formën e një programi besnikërie dhe më pas kanë mundësinë të shpenzojnë këto pikë për promocione dhe oferta brenda lojës. Të gjithë lojtarët me statusin VIP kanë mundësi të përfitojnë çmime të ndryshme brenda kazinosë, çdo ditë të javës. Bonuset në përgjithësi përfshijnë “free spins”.
Suporti për klientin
BetSafe është një nga kompanitë e basteve më të mira në botë përsa i përket suportit të klientit. Shërbimi është i nivelit të lartë dhe i disponueshëm gjatë gjithë kohës, pra 24/7. Avantazh është koha e shkurtër për t’u lidhur me një operator të Betsafe. Duke përdorur opsionin “live chat” për 30 sekonda dikush do t’ju vijë në ndihmë për problematikën tuaj. Email-i është gjithashtu një mënyrë kontakti dhe stafi i Betsafe do t’ju kthejë përgjigje mesatarisht brenda një ore. Nëse thjesht dëshironi të merrni disa informacione shtesë dhe nuk keni nevojë të pyesni drejtpërdrejt ekipin e suportit, mund të shfrytëzoni seksionin FAQ në web.