22 BET, biggest odds Online!
Luaj
Pros
  • Krijuar më 2001
  • E licensuar në: MGA ( Malta Gaming Authority )
  • Ofron Live Betting, eSports, Casino and Live Casino
  • Ofron tërheqje të parakohshme nga basti
Cons
  • Nuk operon në USA, Australi dhe disa shtete të tjera
  • Nuk ofron LIVE STREAMING
  • Ankesat vijnë zakonisht nga të ashtuquajturit "Bonus Abusers"
  • Nuk ofron No Deposit Bonus
mozzart bet homepage
Mozzart Bet Sportsbook Home Page

Mozzart Bet është një faqe bastesh sportive me mjaft eksperiencë në treg. Pavarësisht se aktiviteti online filloi vetëm në vitin 2019, kompania është krijuar dhe operon fizikisht që prej vitit 2001. Platforma përqëndrohet kryesisht tek lojtarët nga vendet e Ballkanit si: Rumania, Serbia, Bosnje Hercegovina, por dhe vendet afrikane. Platforma online ofron mundësinë të provoni fatin në baste sportive si dhe në lojëra të ndryshme kazinoje. Një disavantazh është fakti se faqja është e ndaluar në shumë shtete, por kjo është deri diku e kuptueshme duke qënë se platforma ka relativisht pak kohë që është online. Lojërat, suporti ndaj klientit, siguria dhe gjithçka tjetër e bëjnë atë një alternativë mjaft tërheqëse për lojtarët.

Ndërfaqja dhe eksperienca e përdoruesit

Mozzart Bet i ka kushtuar mjaft vëmendje detajeve, duke sjellë në treg një platformë moderne, që ecën krahë për krah me konkurrentët. Ndërfaqja është e lehtë për t’u naviguar, dhe kjo vlen dhe për pajisjet mobile. Gjithsesi, kompania ka zhvilluar dhe aplikacionin e saj mobile, në mënyrë që lojtarët të aksesojnë më shpejt të gjitha sportet dhe lojërat e preferuara. Aplikacioni mund të shkarkohet për iOS dhe Android. 

Një pikë e fortë janë paraqitjet e detajuara grafike për evente të caktuara. Këtu përfshihen statistika mbi formën e ekipeve, përballjet direkte mes tyre, renditja në kampionat, golat e shënuar etj. Faqja në web është e disponueshme në 7 gjuhë të ndryshme, duke e bërë kështu të aksesueshme për lojtarët nga e gjithë bota.

Metodat e pagesave në Mozzart Bet

Metodat e pagesave përfshijnë ato standarte si: Visa, Mastercard, Neteller, Skrill, Mpesa, Wire Transfer, Truslty etj. Për momentin platforma nuk pranon depozitat nëpërmjet kripto-monedhave, një risi e aplikuar në shumë faqe të tjera bastesh së fundmi. Shuma minimale që mund të depozitoni në llogarinë tuaj është $10, ndërkohë që shuma minimale që mund të tërhiqni është $20.

Bonusi i mirëseardhjes dhe ofertat e tjera

Bonusi për personat që regjistrohen për herë të pare është standard. Lojtarët përfitojnë një promocion në masën 100%, deri në $100. Promoja përfshin dhe një bast falas “free bet” në masën $20. Kushti kryesor për të përfituar bonusin është një depozitë minimale prej $10. Për të tërhequr fitimet potenciale duhet të luani të paktën 4 herë me shumën e përfituar, në evente me koeficient të paktën 1.35.

Por Mozzart Bet ka vazhdimisht oferta dhe promocione aktive, dhe për lojtarët ekzistues. Mes tyre përfshihen baste falas, ACCA boost, “cash back” ditore, bonuse në lojërat jackpot të kazinosë, si dhe bonusi “Happy Monday”. Ky i fundit konsiston në oferta të ndryshme me të cilat Mozzart Bet surprizon lojtarët çdo të hënë. Platforma nuk ka momentalisht një program VIP, por ky detaj nuk është i rëndësishëm pasi kompania kujdeset vazhdimisht për të ofruar bonuse dhe oferta.

Sportet dhe llojet e basteve

Në Mozzart Bet ju mund të provoni fatin në një sërë sportesh dhe kompeticionesh elitare sportive. Mes tyre mund të përmendim: futbollin, basketbollin, tenisin, volejbollin, bejsbollin, hokejin, ping-pongun etj. Sportet elektronike (e-sports) janë gjithashtu të përfshira, ku titujt kryesorë në këtë kategori janë Counter Strike Global Offensive dhe Dota 2.

Llojet e basteve që mund të vini në eventet sportive janë ato klasike: “Double Chance”, “Over and Under”, handikap, handikap aziatik, numri i korneve, parashikime ekzakte etj. Fatkeqësisht Mozzart Bet ende nuk ofron një “Bet Builder”. Megjithatë, platforma ju jep mundësi të luani në evente që zhvillohen në kohë reale, pra “live betting”, më saktësisht rreth 500 të tilla në ditë. Evente të caktuara gjithashtu transmetohen në kohë reale. Një disavantazh i vogël është koha e pranimit të bastit, e cila është pak më e gjatë se shumica e platformave rivale. Megjithatë, Mozzart Bet kompenson gjithçka me koeficientët mjaft konkurrues në futboll, basketboll, por dhe sporte të tjera.

KazinojaMozzart Bet

Kazinoja e Mozzart Bet është e kompletuar me të gjithë lojërat e famshme dhe titujt klasikë, duke ofruar një tjetër mundësi argëtimi për lojtarët. Kazinoja zotëron një licensë nga Autoriteti i Lojërave të Maltës, duke siguruar kështu të gjithë përdoruesit se lojërat janë të ndershme dhe ofrojnë mundësi reale për të fituar. Me një vështrim të përgjithshëm mund të thuhet se kazinoja e Mozzart Bet ofron rreth 1500 lojëra të ndryshme. Dy ofruesit kryesorë të software-it janë gjigandët Microgaming dhe NetEnt.

Lojërat e tavolinës nuk kanë sesi të mungojnë dhe këtu mund të përmendim tituj klasikë si Ruleta Europiane apo Blackjack-u tradicional. Video-pokeri është gjithashtu një tjetër opsion, me disa tituj që ofrohen nga Greentube dhe Fazi, dy emra mjaft të njohur në industri.

Lojërat në kohë reale, pra live, janë tashmë një realitet në kazinotë online dhe Mozzart Bet nuk kishte sesi të mos ofronte këtë lloj argëtimi për lojtarët. Në fakt kjo është një nga pikat e forta të kazinosë së Mozzart Bet, duke qënë se ofron më shumë se 60 lojëra të ndryshme live, nga kompanitë më të njohura si: Evolution Gaming, Authentic Gaming dhe Pragmatic Play.

Suporti ndaj klientit dhe siguria

Mozzart Bet njihet për shërbimin e shpejtë që i ofrojnë lojtarëve në momentin kur këta të fundit hasin një problem. Suporti mund të aksesohet nëpërmjet chat-it live, email-it, por dhe numrit të telefonit, i cili ndryshon në bazë të shtetit nga po aksesoni platformën. Agjentët e Mozzart Bet janë në dispozicionin tuaj gjatë gjithë ditës, pra 24/7. Shërbimi ofrohet në anglisht por dhe në swahili, duke qënë se platforma ka një numër të madh lojtarësh afrikanë. Ndërkohë, duke qënë se Mozzart Bet gjendet dhe në rrjetet sociale (Instagram, Facebook dhe Twitter), lojtarët mund t’i adresojnë dhe këtu kërkesat e tyre.

Një disavantazh i platformës është mungesa e limiteve për shpenzimet e lojtarëve. Pavarësisht se në faqen kryesore në web reklamohet “loja në mënyrë të përgjegjshme” Mozzart Bet nuk i jep opsion lojtarëve të vendosin kufij për shpenzimet që bëjnë nga llogaria e tyre. Kompania ka vendosur thjesht të informojë përsa i përket këtij problemi.

Në lidhje me sigurinë, gjithçka është brenda standartit, të dhënat e klientëve janë të enkriptuara ndërkohë që lojërat e kazinosë prodhohen nga emra mjaft të njohur në treg. Kjo gjithashtu përbën një garanci për sigurinë e tyre.

FAQs

1. A është Mozzart Bet një faqe e sigurtë bastesh?

Po! Pavarësisht faktit se nuk ka shumë kohë në tregun online, kompania zotëron një licensë të rregullt nga Autoriteti i Lojërave të Maltës. Gjithashtu, të dhënat e lojtarëve ruhen në mënyrë të enkriptuar dhe të sigurt.

2. A mund të luaj në Mozzart Bet nga USA?

Fatkeqësisht jo. Duke qënë një faqe relativisht e re, Mozzart Bet ende nuk ka të drejtë operimi në USA. E njejta gjë vlen dhe për UK, Australinë, Belgjikën, Danimarkën, Gjermaninë dhe disa shtete të tjera. Ndërkohë mes shteteve që ju lejojnë të vini bast në Mozzart Bet janë: Estonia, Serbia, Bosnje Hercegovina, Nigeria etj.

3. Cila është shuma minimale që mund të depozitoj në Mozzart Bet?

Në Mozzart Bet shuma minimale që mund të depozitoni është $10. Ndërkohë shuma minimale që mund të tërhiqni është $20.

4. A ofron Mozzart Bet mundësinë për të vënë baste live?

Po! Mozzart Bet ka një modul mjaft të avancuar për baste live (live betting), i plotësuar me animacione dhe një numër të lartë eventesh. Megjithatë, në këto momente platforma ende nuk ka të integruar një “Bet Builder”.

About Jakub Majewski
Ju prezantoj Jakub Majewski, burimin tuaj të fundit për të gjitha gjërat në lidhje me baste sportive. Me një përvojë impresionuese prej 15 vitesh në industrinë, Jakub është eksperti i besueshëm që mund të mbështeteni për të naviguar në botën emocionuese të bastave sportive me precizion dhe ekspertizë.

Mozzart Bet Details


Mënyrat e depozitimit:
Skrill Mpesa Neteller Trustly Visa Visa Debit Visa Electron Wire Transfer

Mënyrat e tërheqjes:
Skrill Bank Wire Transfer Banking Methods Credit Cards Mpesa Neteller Trustly Visa Visa Debit Visa Electron

Limiti i tërheqjes:
$50.000 per day

Shtetet e ndaluara:
United Kingdom Afghanistan Algeria American Samoa Arab Republic Australia Belarus Belgium Burkina Faso Burundi Cambodia China Egypt France Germany Greece Iran Iraq Ireland Israel USA

Licensat:
MGA (Malta Gaming Authority)

Gjuhët e ofruara:
AL EN RO

Monedhat:
US Dollar
Official Mozzart Review Page Featured Image
Vlerësimi i përgjithshëm
★★★★★

Besimi & Ndershmëria
★★★★★
Bonuse & Promocione
★★★★★
Lojrat & Software
★★★★★
Shërbimi i klientit
★★★★★