Kompanitë shqiptare të basteve online

Cilat janë kompanitë shqiptare të basteve online dhe e ardhmja e tyre?

Ligji për lojrat e fatit i miratuar kohët e fundit, me sa duket do ta ndryshojë realitetin një herë e përgjithmonë, gjithashtu edhe kompanitë shqiptare të basteve online do të përballen me një realitet të ri. Tregu i zi, i quajtur ndryshe “black market”, do të fillojë të konkurojë fort ato faqe shqiptare që funksionojnë dhe operojne brenda territorit shqiptar për qytetarët shqiptarë.

Bastoret sportive në Shqipëri dhe Kosovë, sidomos në Shqipëri, janë një ndër bizneset më fitimprurëse dhe sigurisht sektori me të ardhura shumë të larta në shtet.

Le të shikojmë nga afër këto bastore sportive dhe të mundohemi të krahasojmë çfarë ofrojnë ato për tregun shqiptar apo atë kosovar?

Bast Arena

Bastore sportive Bast Arena është një kompani relativisht e re, e cila ofron baste sportive online, baste live dhe gjithashtu produkte shtesë për argëtim, si: kazino, kazino live dhe sporte virtuale. 

Licensa e Bast Arena

Bast Arena është e liçensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në Shqipëri dhe vepron brenda të gjitha normave ligjore. Platforma dhe ofruesit e lojërave të kazinosë janë sigurisht të blera nga firma dhe kompani të njohura të softuerëve të lojërave elektronike në distancë. Microgaming dhe Novomatic janë disa nga emrat më të mëdhenj që ofrojnë një eksperiencë unike online.

Menuja kryesore

Në menunë e saj Bast Arena ofron baste live në sportet më të njohura, rezultatet janë të përditësuara për lojtarët e regjistruar në platformë. Gjithashtu, në menu do të keni mundësi të vendosni baste në kampionatet e video-lojërave më të famshme si Counter Strike, etj. 

Nëpërmjet një softueri që Bast Arena operon, lojtarët e regjistruar kanë mundësi të ndjekin rezultatet live të: Bundesliga, Champions League, La Liga, Serie A, etj.

Bonusi i regjistrimit

Regjistrimi i lojtarëve për herë të parë, sjell 100% bonus për depozitën e parë deri në 50$ ose 5 mijë lekë të reja, plus dhe 100 lekë të reja për hapjen e llogarisë. Sigurisht që bonusi i mirëseardhjes bën pjesë në Kushtet e Bonusit. 

Nuk dihet nëse Bast Arena ofron Opsionin Cash out, një mundësi e lojtarëve të tërhiqen nga basti i vënë para se ndeshja të përfundojë.

Superbast

Superbast njihet për pikat e basteve në të gjithë vendin, por gjithashtu ofron një eksperiencë ndryshe online duke ftuar lojtarët të regjistrohen.

Licensa e Superbast

Superbast është një tjetër kompani e liçensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në Shqipëri, por nuk dihet fati i saj pas datës 1 janar me ndryshimet e ligjit për lojërat e fatit.

Menuja kryesore

Superbast ka një grafikë më të pasur në krahasim me Bast Arena dhe një platformë thjeshtësisht të navigueshme. 

Sa i përket asaj që Superbast ofron, sigurisht nuk mungojnë të gjitha sportet dhe kampionatet më të famshme në botë. Gjithashtu mund të ndiqni rezultatet e ndeshjeve live, keni mundësi të vendosni baste live nëpërmjet platformës dhe gjithashtu Superbast ofron lojëra slot machines, pjesë e argëtimit të kazinosë. 

Tashmë është praktikë e njohur që kompanitë e huaja të basteve të ofrojnë njëkohësisht një pjesë të madhe të produkteve të argëtimit online dhe kjo bëhet për qëllimin e vetëm që ta mbajnë lojtarin e regjistruar sa me gjatë në faqen e tyre. 

Gjithashtu, në kategorinë baste speciale do keni mundësi të vendosni baste për eventet më të mëdha artistike, kampionatet e video-games dhe shumë më tepër.

Bonusi i regjistrimit

Superbast ofron një bonus të thjeshtë simbolik prej 100 lekësh të reja për lojtarët e rinj. Dy janë efektet e këtij bonusi: 

  1. Lojtarët e rinj nuk mund të ndihen të joshur dhe në avantazh duke marrë këtë bonus të vogël në krahasim me kompanitë e huaja apo kompanitë shqiptare të basteve online.
  2. Duke mos marrë bonusin, lojtarët kanë avantazhin e tërheqjes së menjëhershme të parave, ndërsa ata që marrin bonusin e hyrjes nuk do kenë mundësi të tërheqin paratë deri në momentin që kanë arritur të plotësojnë rregullat e bonusit.

KolinaBet

Kolina Bet njihet si një bastore në Kosovë, me një përhapje gjeografike në pothuajse të gjitha qytetet kryesore, si: Prishtinë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, etj.

Licensa e Kolina Bet

Në faqen zyrtare Kolina Bet, ndryshe nga kompanitë shqiptare të basteve online, nuk ka publikuar ndonjë informacion, megjithatë besojmë se ajo duhet të jetë e liçensuar nga Autoriteti i Lojërave të Fatit në Kosovë, përderisa pikat e basteve operojnë në qytetet kryesore.

Menuja kryesore

Me atë çfarë duket në platformën online të Kolina Bet, nuk ofrohen produkte të tjera përveç basteve sportive dhe basteve live.

Sigurisht që nëpërmjet softuerit ju mund të navigoni kampionatet apo ndeshjet dhe rezultatet e tyre duke vendosur skedina të ndryshme. Koeficientët në Kolina Bet nuk kalojnë mesataren që ofrojnë zakonisht kompanitë shqiptare të basteve.

Përveç basteve sportive, Kolina Bet nuk ofron baste speciale për evente, politikanë apo baste për video-games.

Bonusi i regjistrimit

Përveç fitimit prej 400 mijë euro për tiketat maksimale në faqen e tyre, nuk del ndonjë ofertë për lojtarët e rinj dhe me sa duket Kolina Bet akoma nuk është përmirësuar në këtë drejtim për të arritur standartet e  kompanive te huaja.

Eurolloto

Licensa e Eurolloto

Eurolloto është kompania e radhës që mban liçensën nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në Shqipëri. Dhe kjo sigurisht e bën kompaninë më të besueshme, megjithatë ashtu si dhe Kolina Bet, këto kompani nuk dihet nëse mbajnë liçensë për të operuar edhe online, përveç pikave fizike të basteve.

Menuja Kryesore

Ndryshe nga faqet e tjera, Eurolloto ka një grafikë interesante me një fushë futbolli, e cila në mënyrë të animuar tregon ndeshjen që është duke u zhvilluar. Kjo e bën më të lehtë për lojtarin që të vendosë bastin duke u ndihmuar nga imazhi.

Eurolloto ofron të gjitha llojet e sporteve në menunë e saj, por nuk ofron produkte të tjera si kazino apo  kazino live. 

Baste live është një produkt perfekt i Eurolloto, por gjithashtu së shpejti në faqe janë planifikuar të shtohen gara me qen apo gara me kuaj.

Bonusi i regjistrimit

Në faqen kryesore nuk ka një promocion për lojtarët e rinj. Nuk dihet nëse kompania ofron Cash Out!

Sigurisht që lista vazhdon, por pak a shumë u munduam të krijojmë një pasqyrë të përafërt me atë çfarë kompanitë shqiptare të basteve online ofrojnë.

Konkluzion

Nëpërmjet kësaj analize arrijmë në konkluzionin se këto kompani akoma nuk janë në nivelet më të larta të asaj çfarë tregu i huaj ofron. 

Për bastet sportive nuk ka nevojë vetëm të jenë koeficientët e lartë. Bastet online janë një ndër metodat më të preferuara të argëtimit për lojtarët nga e gjithë bota. Eksperienca e kompanive të huaja që ofrojnë baste live të kualiteteve më të larta për klientët e tyre duhet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e shërbimit për kompanitë shqiptare, gjithmonë nëqoftëse ato do të arrijnë t’i mbizotërojnë ndryshimeve të ligjit për lojërat e fatit.

Cilat pika duhen permiresuar?

  • Licensa

Sigurisht për këtë nuk mund të fajësojmë shumë, sepse dihet që kompanitë shqiptare të basteve online nuk kanë fuqi të marrin liçensa ndërkombëtare. Ato kanë një target më të vogël të lojtarëve të tyre dhe më së shumti operojnë brenda territorit kosovar apo shqiptar.

Pra, liçensimi për të zgjeruar numrin e lojtarëve nuk është i lehtë për t’u arritur, aq më tepër që kompanitë e huaja investojnë miliona dollarë në marketing.

  • Bonusi i regjistrimit

Kompanitë e huaja kanë një konkurencë të fortë midis tyre dhe sigurisht që për të krijuar një numër të madh lojtarësh në arkivën e tyre ofrojnë bonuse hyrëse dhe koeficientë konkurues.

  • Platforma

Në këtë aspekt kompanitë shqiptare të basteve online duhet të bëjnë shumë më tepër. Navigacioni i disa prej tyre lë për të dëshiruar dhe sigurisht duhet të bëjnë shumë më tepër në këtë drejtim. 

Ku luajnë shqiptarët që jetojnë jashtë territorit shqiptar?

Faqja jonë, si një ndër të parat e këtij lloji, synon të krijojë një pasqyrë të të gjitha kompanive të huaja dhe shqiptare që operojnë në botë. 

Shërbimi jonë është në gjuhën shqipe, pikërisht për të ndihmuar komunitetin shqiptar të kuptojë më tepër se si funksionon kultura e bonusit apo bastet live me teknologjinë e ditëve tona. 

Ne analizojmë bonuset e hyrjes, shtetet ku kompanitë operojnë dhe llojet e basteve që ato ofrojnë, liçensimin e tyre, dhe mbi të gjitha feedback-un, vlerësimin që këto faqe marrin nga përdoruesit anembanë botës. 

Faqja jonë është një alternativë e mirë për ata shqiptarë që dëshirojnë të vendosin baste sportive online, ku në varësi të shtetit ku ata jetojnë mund të zgjedhin alternativa të ndryshme.

Ne analizojme produktin, bëjmë krahasimin dhe lojtari vendos se ku do të luajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
Melbet Sports
Melbet Sports

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë.

MobileBet Sports
MobileBet Sports

200% BONUS deri në 30 EUR mbi depozitën e parë.

Mr.Play Sports
Mr.Play Sports

100% BONUS deri në 100 EUR, vetëm për lojtarët e rinj.

Karamba Sports
Karamba Sports

100% BONUS deri në 10 EUR mbi depozitën e parë.

22bet, platforma më e mirë online, qindra sporte dhe koeficientë tepër të lartë!!!

X