22 BET, biggest odds Online!
Luaj

Ireland’s Revenue Commissioners ( IRC )

Ireland’s Revenue Commissioners ( IRC )

Çfarë është IRC dhe roli i tyre?

Ireland’s Revenue Commissioners (IRC), janë një autoritet qeveritar, përgjegjës për taksimin e subjekteve të ndryshëm dhe çështje të natyrave të ngjashme, përgjithësisht ato financiare. Autoriteti ka funksion kontrollues dhe vëzhgues mbi subjektet dhe individët, duke u siguruar që ata operojnë në përputhje me ligjin kur vjen fjala te detyrimet financiare që duhet të paguajnë. Pra IRC nuk është një organ ligj-zbatues, por më shumë një organ që përcakton se çfarë është e drejtë dhe çfarë konsiderohet shkelje.

Çfarë ofron komisioni?

Por, IRC ofron dhe suport dhe mbështetje për çdo qytetar në Irlandë që do të mësojë më shumë rreth mënyrës së taksimit dhe detyrimeve që ata kanë. Duke hyrë në faqen zyrtare të komisionit, https://www.revenue.ie/en/Home.aspx, ju mund të shfletoni midis seksioneve dhe të merrni çdo informacion që ju nevojitet. Këtu përfshihen informacione mbi hapjen e një biznesi, mbi detyrimet e punëdhënësit ndaj jush, taksat lokale, pronat, sigurimet shëndetësore e shumë të tjera.

Komisionerët e të Ardhurave në Irlandë gjithashtu trajtojnë dhe çështjet sociale si papunësia, planet sociale, divorcet etj. Në qoftë se doni të dini më shumë mbi përfitimet e planeve sociale, proçedurat për regjistrimin e fëmijës, daljen në pension etj IRC ju vjen menjëherë në ndihmë.

Cila është struktura e IRC?

Komisioni është i përbërë nga kryetari, i cili mban rolet dhe detyrat kryesore, dhe dy komisionerë të tjerë. Kjo është struktura kryesore e autoritetit, ndërsa pjesë e organit janë dhe më shumë se 6600 punonjës të tjerë, të shpërndarë në 70 zyra kryesore në të gjithë vendin.

IRC është një nga institucionet më të rëndësishme në Irlandë. Komisioni e ka bërë shumë të lehtë njohjen e qytetarëve me ligjet e vendit, duke u siguruar që çdo person ka njohuritë dhe ndihmën e nevojshme për të mos kryer penalitete.