Bordi i kontrollit të lojërave në Panama, Panama Gaming Control Board
Çfarë është Bordi i kontrollit të Lojërave?
Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me lojërat e fatit dhe kumarin në shtetin e Panamasë, kontrollohen nga Panama Gaming Control Board. Bordi ka një histori mjaft të vjetër, themelimi i tij daton në vitin e largët 1947. Duke qënë se bordi është një organ qeveritar, ai është përgjegjës për hartimin dhe ndryshimin e legjislacionit në lidhje me lojërat e fatit në shtetin e vogël të Amerikës Latine.
Licensa dhe benefitet e saj
Duke qënë se Panamaja është një destinacion mjaft i njohur për lojtarët dhe operatorët e lojërave të fatit, autoritetit i është dashur të punojë fort për të mbrojtur lojtarët nga rreziqet e mundshme. Një nga përgjegjësitë kryesore të bordit është dhe shpërndarja e licensave për individët që duan të operojnë një kompani lojërash fati në Panama.
Kushtet e licensës janë shumë të mira për operatorët, prandaj dhe shumë prej tyre vendosin t’i ofrojnë shërbimet e tyre në këtë shtet. Gjithsesi ekzistojnë disa pika ku Bordi i Kontrollit të Lojërave në Panama lë për të dëshiruar. Një shembull konkret është fakti se autoriteti ende e konsideron operatorin UltimateBet.com si një faqe të rregullt dhe të licensuar. Kjo, pavarësisht skandalit gjigand që përfshiu kompaninë në vitin 2011. Ky rast por dhe të tjerë kanë ngritur dyshime mbi përpjekjet reale të bordit për të mbrojtur lojtarët.
Aktiviteti i bordit
Monitorimi i subjekteve nga ana e Bordit të Lojërave është një proces që nuk ndiqet me përpikmërinë më të madhe dhe ekzistojnë mjaft boshllëqe ligjore për operatorët. Megjithëse ky nuk është qëndrimi më i mirë, kjo politikë e ka kthyer Panamanë në një oaz të vogël, perfekt për të apasionuarit e lojërave të fatit që mbi të gjitha duan të shijojnë lirinë e lojërave dhe zgjedhjeve.