Autoriteti Suedez i Kumarit, Swedish Gambling Authority
Cilat janë përgjegjësitë e tij?
Swedish Gambling Authority është organi përgjegjës për çdo gjë që ka të bëjë me kumarin, lojërat e fatit dhe bastet online në shtetin suedez. Qëllimi kryesor i autoritetit është krijimi i një mjedisi të përshtatshëm, ku çdo lojtar mund të luajë lojëra fati në mënyrë të sigurtë dhe me kushte të ndershme nga ana e operatorëve. Organi është nën varësinë e Ministrisë së Financave dhe ndër detyrat e tij kryesore janë:
- Dhënia e lejeve për zhvillimin e aktiviteteve të lojërave të fatit si: llotaritë kombëtare, bingot, kazinotë, sallat e lojërave etj.
- Marrja e përgjegjësisë së monitorimit dhe kontrollit të operatorëve të lojërave të fatit.
- Dhënia e informacionit për lojtarët që duan të dinë më shumë mbi industrinë dhe kompanitë në treg.
- Informimi i qeverisë mbi gjendjen e tregut të lojërave të fatit dhe propozimi i ndryshimeve të mundshme në legjislacion.
Çështjet jashtë kompetencave të autoritetit.
Gjithsesi në faqen e tij zyrtare, autoriteti është mjaft i qartë dhe për çështjet të cilat nuk janë në kompetencën e tij. Mes të cilave:
- Të japë përgjigje të detajuara mbi lojëra fati specifike apo çështje të këtij lloji.
- Të japë këshilla të plota ligjore mbi hapjen apo operimin e një biznesi lojërash fati.
- Të rimburësojë lojtarët të cilët mund të kenë humbur para në një lojë fati në mënyrë të padrejtë.
Vitet e fundit, në fokusin e autoritetit ka qënë dhe lufta ndaj aktiviteteve dhe bizneseve jo të ligjshme. Janë 65 punonjës të punësuar tek Autoriteti Suedez i Kumarit dhe mes tyre ka ekspertë të specializuar për të ndjekur në mënyrë të detajuar çdo rast abuzimi. Bordi i autoritetit, që është dhe struktura kryesore e tij, gëzon një reputacion mjaft të mirë në treg. Kjo e ka bërë Autoritetin Suedez të Kumarit një institucion mjaft të besueshëm.