22 BET, biggest odds Online!
Luaj

UKGC ( UK Gambling Commission )

UKGC ( UK Gambling Commission )

Komisioni Anglez i Lojërave të Fatit – UK Gambling Commission

UK Gambling Commission 300x93 1

Çfarë është UKGC?

Komisioni Anglez i Lojërave të Fatit I njohur si: UK Gambling Commission është një organ qeveritar në Mbretërinë e Bashkuar që është përgjegjës për legjislacionin mbi lojërat e fatit në këtë vend. Dhe këtu përfshihen kazinotë, lojërat slot, arcade, bastet e ndryshme, llotaritë, si dhe çdo formë online të këtyre lojërave. Ndër funksionet kryesore të komisionit është jo vetëm të hartojë ligjet e caktuara për këtë industri, por dhe të monitorojë zbatimin e tyre. Në këtë mënyrë, UKGC (UK Gambling Commission) ndalon veprimtaritë kriminale në këtë sektor dhe mbron ata që janë më të rrezikuar nga kumari.

Licensimi dhe investigimet e operatorëve

Një tjetër detyrë mjaft e rëndësishme e këtij organi, është dhe shpërndarja e licensave për operatorët. Procesi i licensimit konsiderohet mjaft strikt, dhe komisioni ka gjithashtu të drejtën e heqjes së licenses në rast se konstaton shkelje nga operatorët. UKGC ka kompetencën dhe për t’u vendosur gjoba kompanive që kryejnë shkelje.

Në raste të caktuara, komisioni mund të nisë investigime për të hetuar mbi aktivitete të paligjshme që përfshijnë industrinë e lojërave të fatit. Rast konkret është ai i tetorit të këtij viti, kur komisioni ndërmorri një hetim mbi tre kazino online mjaft të njohura: BGO, GAN, dhe NetBet. Në përfundim të hetimeve, UKGC konstatoi se kazinotë në fjalë nuk kishin bërë aq sa duhet për të ndaluar pastrimin e parave. Gjithashtu, përpjekjet për të mbrojtur lojtarët më të rerzikuar nuk ishin serioze dhe në nivelin e duhur.

Për sa i përket lojërave online, Komisioni Anglez i Lojërave të Fatit u jep licensën e tij, vetëm atyre operatorëve që kanë bazat e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Kompanitë që duan të operojnë online në vend, por bazat e tyre i kanë jashtë Anglisë, Uellsit apo Skocisë, duhet të aplikojnë për një lloj tjetër licensë. Ky proces mund të jetë pak më i komplikuar.

Suporti për lojtarët

Një tjetër pikë e fortë e këtij organizmi, është dhe fakti se ju mund të merrni ndihmë nëse hasni në probleme me një operator të lojërave të fatit të licensuar nga UKGC. Në faqen zyrtare të komisionit keni një seksion të veçantë për ankesat e konsumatorëve. Mjafton të hyni, të zgjidhni llojin e problematikës që keni hasur dhe UKGC do t’ju asistojë. Komisioni gjithashtu organizon fushata të ndryshme për mbledhjen e fondeve për bamirësi. Zakonisht të ardhurat shkojnë për personat e prekur nga varësia ndaj kumarit dhe lojërave të fatit.

Në qoftë se thjesht dëshironi të raportoni diçka te komisioni, në mënyrë krejt anonime dhe kjo është e mundur. UKGC ofron disa mënyra kontakti ku ju mund të jepni ndihmën tuaj për të raportuar problematika të ndryshme. Për shembull: ndeshje të trukuara, aktivitete kumari nën moshën ligjore, aktivitete të jashtëligjshme dhe kriminale etj.

Kritikat

Gjatë punës së tij komisioni është përballur disa herë me situata të vështira. I tillë ishte rasti me kompaninë e njohur të lojërave të fatit Canbet. Kompania australiane rezultoi se kishte miliona dollarë përfitime ende të papaguara te lojtarët dhe UKGC dështoi ta parandalonte këtë situatë. Megjithatë reputacioni i këtij organizmi ende ngelet shumë i lartë.