22 BET, biggest odds Online!
Luaj

India

Bastet sportive në Indi

Bastet sportive në Indi

Bastet sportive në Indi kanë marrë një hov të madh, sidomos pas pandemisë së Covid-19, dhe këtu bëhet fjalë si për ato online, ashtu dhe bastet tradicionale. Por cilat janë kufizimet ligjore kur vjen fjala te këto aktivitete në shtetin indian?

A janë bastet sportive online të ligjshme?

Po, bastet sportive online janë të ligjshme në Indi. Kjo për shkak se ende nuk ekziston një formë legjislacioni apo akti kushtetues, që të ndalojë bastet sportive apo lojërat e fatit, për banorët që jetojnë në këtë teritor. Kjo do të thotë se përveç kompanive vendase, në Indi ju mund të provoni fatin dhe në çdo platformë që operon “offshore”. Gjithsesi, përsa i përket kompanive vendase, kufizimet ligjore janë më të ashpra, dhe shumica e faqeve indiane e kanë të ndaluar të ofrojnë dhe promovojnë bastet sportive online.

Por sigurohuni që të qëndroni larg bastoreve fizike të lojërave të fatit. Kumari në këto ambiente konsiderohet i paligjshëm në shumicën e shteteve indiane, dhe llogaritet si vepër penale. Në një rast të tillë, një person mund të arrestohet, të gjobitet, madje edhe të burgoset deri në tre muaj, në raste më të rënda!

Mosha minimale

Duke qënë se India përbëhet nga disa nën-shtete, mosha minimale për të vendosur baste sportive mund të variojë nga një territor tek tjetri. Por në shumicën e rasteve, çdo lojtar duhet të ketë mbushur të paktën 21 vjeç përpara se të provojë fatin duke luajtur baste sportive online, apo lojëra fati në një kazino.

Ja cilat janë 16 platformat online, ku ju mund të luani baste në mënyrë të ligjshme nga çdo territor i Indisë:

Sportet më popullore ku mund të provoni fatin në Indi

Bastet sportive dhe lojërat e fatit në Indi kanë një treg mjaft të gjerë. Duke qenë se bastet sportive online janë të ligjshme, entuziastët e lojërave të fatit bëhen bashkë në faqet e internetit dhe aplikacionet e basteve sportive, për të ndjekur evenimentet në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe për të vënë baste mbi to. Ja cilat janë sportet më popullore në Indi ku ju mund të provoni fatin tuaj:

Kriketi

Kriketi përbën një nga tregjet më masive të basteve sportive në Indi. Me ndeshjet testuese, ndeshjet njëditore, Premier League-ën indiane dhe turne të tjera të kriketit që zhvillohen gjatë gjithë vitit, ky sport është pasioni i vërtetë i pothuajse të gjithë indianëve. Kujtojmë se kombëtarja indiane e kriketit është ndër më elitaret në botë, dhe mban momentalisht vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të ICC, pas përfaqësueses angleze.

Futbolli

Futbolli nuk kishte sesi të mungonte mes sporteve më popullore në Indi. Me La Ligën, Bundesligën, Kupën e Botës dhe të gjitha turnet e tjera speciale të futbollit të rreshtuara gjatë gjithë vitit, indianët janë ndër tifozët më të mëdhenj të të gjithë superyjeve të futbollit. Sporti është jo vetëm më popullori në Indi, por dhe në botë. Kjo do të thotë se të gjitha platformat e basteve online, ofrojnë mundësi për të provuar fatin në të gjitha kompeticionet madhore të futbollit.

Hokeji

Hokej në fushë është një sport fantastik që ka tërhequr vazhdimisht një bazë të madhe tifozësh në Indi. Numri i platformave të basteve sportive në internet, që ofrojnë hokejin në fushë (field hockey), është rritur gradualisht, veçanërisht pasi sporti rifitoi popullaritetin e dikurshëm mes indianëve. Popullariteti i hokejit është rritur dhe për shkak të paraqitjeve mjaft të mira të kombëtares indiane të hokejit, në kompeticionet ndërkombëtare.

Kabaddi

Kabaddi mund të mos jetë sporti më i famshëm në Indi, por gjatë dy viteve të fundit, Vivo Pro Kabaddi League ka marrë një vëmendje të madhe në tregun e basteve, duke e përfshirë këtë lojë në listën e evenimenteve kryesore sportive të Indisë. Me disa ambasadorë të njohur që mbështesin Kabaddin, ekziston një treg mjaft i gjerë bastesh për t’u eksploruar nga lojtarët. Faqet e basteve online në Indi kanë bërë pikërisht këtë gjë, duke i dhënë mundësi çdo personi, të vërë bast për ekipin e tij të preferuar në Kabaddi. Sporti është tashmë mjaft i dashur për indianët, dhe lojtarët e famshëm të tij kanë krijuar grupime të mëdha fansash dhe tifozësh.

Garat me kuaj

Një tjetër treg bastesh që ka pasur klientë të qëndrueshëm, që nga epoka britanike në Indi është ai i garave me kuaj. Ju zgjidhni një kalë që mendoni se mund të fitojë, vini bast mbi të, shikoni çmimet që mund të fitoni, dhe prisni përfundimin e garës. Duke qenë të ligjshëm në Indi, stadiumet e garave me kuaj janë fizikisht të pranishëm në të gjithë vendin. Por nuk mbaron me kaq. Disa platforma bastesh sportive në internet, kanë mundësuar dhe përfshirjen e simulimeve virtuale të garave me kuaj, për të zbavitur lojtarët që ndoshta nuk mund të vizitojnë stadiumet fizike, për shkak të pandemisë Covid-19.

Cilat janë metodat e pagesave, që pranohen nga faqet e basteve në Indi?

Platformat lokale të basteve sportive pranojnë rupin, valutën kombëtare të Indisë, si metodë kryesore pagese. Por dhe platformat e huaja që operojnë “offshore”, pranojnë rupi indiane, si dhe metoda të tjera pagese dhe depozitimi.

Shumë faqe bastesh sportive, tani pranojnë dhe UPI-n, e cila është mënyra më e besueshme dhe më e përhapur e pagesave online në Indi! Disa nga metodat e tjera të përhapura të depozitimit janë:

  • Paytm
  • PhonePe
  • Google Pay
  • Netbanking Indian
  • VIZA
  • Mastercard
  • Skrill
  • Neteller
  • Kriptovaluta
  • AstroPay

A do të legalizohen dhe rregullohen zyrtarisht bastet online në Indi?

Po, kjo është një mundësi shumë reale në të ardhmen. Shumë shtete indiane kanë filluar tashmë të legalizojnë dhe rregullojnë faqet e basteve online në Indi. Ky hap mund të ndërmerret edhe nga shtete të tjera në të ardhmen.

Mund të ketë edhe ligje qendrore ose federale që mund të legalizojnë dhe rregullojnë faqet e basteve në internet, në të gjithë Indinë. Kjo do të sillte fitime kolosale për qeverinë, duke licencuar faqet e basteve dhe duke i bërë ato të paguajnë taksa dhe detyrime të tjera financiare, ashtu si dhe çdo biznes tjetër.

Rregullorja e re, nëse aprovohet, do të lejojë gjithashtu edhe më shumë faqe bastesh që të shfaqen në Indi nëpërmjet reklamimit të drejtpërdrejtë, duke u dhënë lojtarëve edhe më shumë zgjedhje! Më shumë konkurrencë do të thotë bonuse më të mira, gjë që çon në shpërblime më të mira! Mbetet të shohim se kur do të hyjnë në fuqi projekt-ligjet e reja.