Bpay

5.0 rating
100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë.
Aplikohen kushtet e bonusit
Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Kompanitë e basteve online që pranojnë  depozita duke përdorur Bpay.

bpay

BPAY, çfarë është dhe si funksionon?

BPAY është një sistem pagesash elektronike i bazuar në shtetin e Australisë. Shërbimi ju jep mundësinë të bëni pagesa nëpërmjet një institucioni bankar online, ose mobile banking, drejt organizatave që janë të regjistruara si faturues në BPAY.

Si funksionon BPAY?

Bizneset ose organizatat që duan të bëhen pjesë e këtij sistemi, duhet të regjistrohen si faturues në kompani nëpërmjet një banke. Çdo faturues duhet të ketë një ACB (numër australian kompanie), ose një ABN (numër australian biznesi), si dhe një llogari bankare në një institucion bankar australian.

Më pas kompania i jep përdoruesit një kod personal, që përdoret për të kryer pagesat e ndryshme.

Për të kryer një pagesë, ju duhet të shkoni në bankën tuaj, ose mund të përdorni opsionet mobile apo telephone banking. Më pas mjafton të vendosni kodin tuaj personal, numrin e referencës si dhe shumën që doni të transferoni.

Kompania ju jep mundësinë të dërgoni para dhe nga karta juaj e kreditit. Megjithatë, disa banka vendosin limitet e tyre për disa lloje kartash.

Si një masë shtesë sigurie, kur ju dërgoni para drejt një burimi të ri, BPAY dërgon një SMS me një kod konfirmimi në telefonin tuaj. Për të kryer transaksionin, ju duhet të vendosni kodin dhe më pas transferta do të procesohet.

Për të përdorur shërbimin e BPAY nuk ka nevojë të regjistroheni. Gjithashtu nuk do të tarifoheni për pagesat tuaja. Por, marrësi i pagesës mund të jetë i detyruar të paguajë një tarifë të vogël nëse në transaksion është përdorur një kartë krediti.

Në momentin që një klient bën një pagesë nëpërmjet BPAY, institucioni financiar i klientit dërgon fonde në mënyrë elektronike në llogarinë bankare të marrësit.

Më pas banka e marrësit krediton paratë në llogarinë e tij. Transaksionet zakonisht procesohen brenda ditës, ose ditën e nesërme pasi është kryer pagesa.