M-pesa

5.0 rating
100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë.
Aplikohen kushtet e bonusit
Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Kompanitë e basteve që pranojnë transaksione monetare nëpërmjet M-pesa.

m-pesa

M-Pesa është një shërbim telefonik për transfertat e parave i lançuar nga kompania Vodafone në vitin 2007, në bashkëpunim me kompaninë Safaricom. M-Pesa është zgjeruar në mënyrë të shpejtë, duke u bërë kështu një nga shërbimet më të suksesshme të llojit të vet kryesisht në vendet në zhvillim.

Çfarë ofron M-Pesa?

Nëpërmjet këtij shërbimi ju keni mundësi të depozitoni para në një llogari në telefonin tuaj. Më pas nëpërmjet kësaj llogarie ju mund të dërgoni para nëpërmjet SMS-ve drejt përdoruesëve të tjerë. Gjithashtu M-Pesa ju jep mundësinë të tërhiqni para si dhe të paguani për shërbime dhe produkte të ndryshme.

Në vendet ku është lançuar M-Pesa gjithashtu përdoret gjerësisht për të paguar faturat e energjisë elektrike dhe detyrime të tjera të këtij lloji. Shtetet ku ju mund të përdorni shërbimin janë kryesisht ato afrikane si: Kenia, Tanzania, Gana, Mozambiku si dhe Egjipti.

M-Pesa u prezantua gjithashtu dhe në Shqipëri, por shërbimi u terminua në vitin 2017 pasi nuk pati rezultatin më të mirë në treg. Në qëndër të vëmendjes të këtij shërbimi janë kryesisht vendet me një zhvillim më të ulët ekonomik.

Tarifat e M-Pesa.

Kostot e transaksioneve varen nga sasia e parave që po transferohen, si dhe nga fakti nëse marrësi i pagesës është apo jo përdorues i M-Pesa. Përgjithësisht M-Pesa operon me tarifa fikse, por këto tarifa mund të ndryshojnë nga njeri shtet te tjetri.

Safaricom tarifon përdoruesit e saj $0.64 në rastin e një transferte drejt një përdoruesi të paregjistruar. Ndërsa në rastin e një përdoruesi të regjistruar në M-Pesa kostoja është $0.26 (për transferta të vogla deri në $5).

Shuma maksimale që ju mund t’i dërgoni një përdoruesi të paregjistruar në sistem është $340, dhe tarifa për këtë transfertë është $2.66.

Kritikat mbi shërbimin.

Megjithëse M-Pesa targeton përdorues përgjithësisht të vendeve jo të zhvilluara, mungesa e konkurrencës ka rezultuar disa herë në tarifa relativisht të larta.

Ky ka qenë dhe konstatimi i fondacionit të famshëm të Bill Gates në vitin 2013. Për këtë arsye, shërbimi ka pasur mjaft ulje dhe ngritje në vendet e Europës Lindore, por dhe kudo tjetër ku është aplikuar.