Manchester United – “Djajtë e Kuq” gati të hidhen në sulm për Neymar, nëse sheiku Jassim bin Hamad merr kontrollin e klubit

Manchester United do të bëjë një ofertë zyrtare për kartonin e Neymar, në rast se sheiku Jassim bin Hamad al Thani do të blejë aksionet e klubit prestigjoz. Pronarët aktualë të klubit, familja Glazer, po mendon prej kohësh për të shitur pjesën madhore të aksioneve të United. Në garë për pronësinë e klubit janë miliarderi anglez Sir Jim Ratcliffe, si dhe sheiku i Katarit, Al Thani.

Si Ratcliffe, ashtu dhe sheiku nga Katari synojnë blerjen 100% të aksioneve të United, por asnjë prej palëve nuk ka pranuar deri më tani të ofrojë 6 miliardë paundë, që është shifra e kërkuar nga Glazers. Ratcliffe mendohet se po konsideron një blerje të pjesshme të aksioneve, ndërkohë që sheiku nga Katari insiston në marrjen e plotë të pronësisë së United.

Në rast se Jassim bin Hamad al Thani ia del të realizojë qëllimin e tij, Neymar do të jetë objektivi kryesor në merkaton e verës. Braziliani ka shënuar 18 gola në 29 ndeshje këtë sezon me PSG, por ka vuajtur vazhdimisht nga dëmtimet. Kjo është një nga arsyet se përse klubi francez mund të heqë dorë prej tij. Gjithashtu, paga stratosferike prej 616 mijë paundësh në javë e sulmuesit është një barrë financiare mjaft e lartë për parizienët.

Për më shumë, drejtuesit e PSG po punojnë për një plan mbi ringritjen e klubit, pas dështimit për të disatën herë rradhazi në Champions League. Francezët kërkojnë tashmë ngritjen e një ekipi bazuar tek talentet e reja, duke i dhënë më shumë peshë dhe vëmendje akademisë së të rinjëve.

Neymar ndërkohë ka një kontratë aktive me klubin deri në vitin 2025, me opsionin për të rinovuar dhe për 2 vite të tjera. Megjithatë, kjo nuk pritet të jetë problem për Manchester United, nëse anglezët kërkojnë shërbimet e brazilianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
32Red Casino & Sportsbetting Review
32Red Casino & Sportsbetting Review

150% BONUS deri në 150 EUR mbi depozitën e parë!

Unibet Review
Unibet Review

400% BONUS deri në 40 EUR mbi depozitën e parë prej 10 EUR

Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS deri në 400 EUR mbi depozitën e parë! Vetëm për lojtarët nga Turqia dhe Zvicra

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

bet365

Je regjistruar ne 22 BET, provo koeficientet me te larte Online!

X