Merkato – Bayern Munich huazon Joao Cancelo nga Manchester City

Manchester City dhe gjermanët e Bayern Munich kanë rënë dakord mbi huazimin e mbrojtësit të “qytetarëve”, Joao Cancelo, tek gjigandët bavarezë. Marrëveshja është kompletuar dhe portugezi ndodhet momentalisht në Munich për të kompletuar vizitat mjekësore. Bayern gjithashtu do të ketë opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të Cancelo, për shifrën e 70 milionë eurove në verë.

Mbrojtësi portugez u bë pjesë e City në vitin 2019 nga italianët e Juventus, dhe ka qënë një lojtar mjaft i rëndësishëm për Pep Guardiolën. Megjithatë, pas përfundimit të botërorit, Cancelo është aktivizuar në vetëm 3 sfida si titullar. Me Nathan Ake dhe të riun Rico Lewis në ekip, Guardiola duket se ka dhënë dritën jeshile për largimin e Joao nga Etihad.

Nën drejtimin e trajnerit spanjoll, mbrojtësi fitoi 2 herë Premier League-ën, si dhe EFL Cup. Vet lojtari ka qënë pro një lëvizjeje drejt Bayern Munich, pasi kërkon të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë të mundshëm, dhe duket se City nuk ishte në gjendje t’ia ofronte këtë mundësi. Guardiola ndërkohë e ka bërë të ditur disa herë faktin se nuk dëshiron të mbajë në ekip, asnjë lojtar që nuk ndihet i lumtur.

Verën e kaluar “qytetarët” shitën Oleksandr Zinchenko, Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling, tek ekipe rivale në Premier League, më saktësisht Arsenal dhe Chelsea. Kjo tregon dhe një herë tjetër se Guardiola nuk ka frikë të marrë vendime të vështira, kur është i bindur se janë në të mirën e ekipit.

City ka dështuar deri diku për të gjetur konsistencën në rezultate gjatë këtij sezoni, krahasuar me sezonet e kaluara. Afrimi i bomberit Erling Haaland në ekip ka ndryshuar balancat e formacionit bazë dhe performancat e Cancelo duket se kanë qënë jashtë pritshmërive të Pep Guardiolës. Mbetet të shohim se si do të përshtatet portugezi në një tjetër ekip gjigand europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS deri në 400 EUR mbi depozitën e parë! Vetëm për lojtarët nga Turqia dhe Zvicra

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

Tornadobet Sportsbook
Tornadobet Sportsbook

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

LSBet Sportsbook
LSBet Sportsbook

100% BONUS deri në 120 EUR mbi depozitën e parë!

bet365

Je regjistruar ne 22 BET, provo koeficientet me te larte Online!

X