Merkato – Liverpool i bashkohet garës për kartonin e Joao Palhinha

Liverpool është klubi i fundit që i është bashkuar garës për shërbimet e mesfushorit të talentuar të Fulham, Joao Palhinha. Portugezi ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve këtë sezon, falë paraqitjeve fantastike me Fulham. Mes ekipeve të interesuara janë dhe Manchester United, Newcastle, Arsenal dhe Chelsea. Palhinha iu bashkua Fulham vitin e kaluar nga Sporting Lisbon, për shifrën e 17 milionë paundëve.

Gjithsesi, paraqitjet e mira të lojtarit në Premier League kanë bërë që vlera e kartonit të tij të trefishohet, dhe mendohet se Fulham e vlerëson tashmë portugezin në shifrat e 55-60 milionë paundëve. Shuma justifikohet dhe me faktin se mesfushori ka ende më shumë se 4 vite të tjera në kontratën e tij me Fulham.

Palhinha do të mbushë 28 vjeç në korrik, dhe për shumë klube në Premier League që kërkojnë lojtarë të rinj, portugezi nuk është zgjedhja e parë. Megjithatë, kartoni i mesfushorit kushton shumë më pak sesa ai i Jude Bellingham apo Declan Rice, dy nga mesfushorët më të kërkuar nga klubet elitare.

Kjo do të thotë se drejtuesit e Liverpool mbeten të interesuar për talentin e Fulham, dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë konkrete në verë. “The Reds” gjithashtu po monitorojnë Matheus Nunes të Wolves, si dhe Ruben Neves, pasi fokusi kryesor i trajnerit Klopp mbetet mesfusha.

Moises Caicedo, një tjetër emër mjaft i kërkuar nga Liverpool, Chelsea dhe Arsenal, ka firmosur së fundmi një kontratë të re me Brighton. Kjo do të thotë se vlera e kartonit të ekuadorianit do të rritet, faktor ky që shtyn Liverpool dhe klubet e tjera më shumë drejt Palhinha. Gjithsesi, ekuilibrat mund të ndryshojnë deri në fund të sezonit pasi Fulham ende beson se mund të mbajë mesfushorin e talentuar në skuadër, dhe për të paktën 1 vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS deri në 400 EUR mbi depozitën e parë! Vetëm për lojtarët nga Turqia dhe Zvicra

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

Tornadobet Sportsbook
Tornadobet Sportsbook

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

LSBet Sportsbook
LSBet Sportsbook

100% BONUS deri në 120 EUR mbi depozitën e parë!

bet365

Je regjistruar ne 22 BET, provo koeficientet me te larte Online!

X