Merkato, transferimet dhe starti i sezonit

Merkato verore e transferimeve është gjithmonë një periudhë e ngarkuar pavarësisht mungesës së futbollit të luajtur. Lëvizjet e futbollistëve, tratativat e klubeve apo qoftë edhe thashethemet e merkatos që në përfundim të saj mbeten të tilla, janë një atraksion për vëmendjen e futbolldashësve për muaj me rradhe.

Merkato e kësaj vere nuk mbeti pas për sa i përket transferimeve të bujshme. Futbollistë si Hazard, Griezman,Lukaku apo Icardi ishin pjesë e yjeve të futbollit që vendosën të ndryshonin ambient dhe të nisnin një etapë të re në karrierat e tyre qoftë për të kërkuar sfida të reja ose për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara me klubet.

Megjithatë transfertat e futbollistëve të afirmuar dhe me eksperience nuk e zbehën vëmendjen mediatike që morrën lojtarët e rinj dhe të talentuar. Padyshim po flasim për talentet që shkëlqyen sezonin e shkuar duke detyruar klubet e mëdha të futbollit europian të shpenzojnë miliona për ti pasur në përbërjen e tyre, futbollistë si De Ligt, De Jong dhe Joao Felix.

Pavarësisht statusit që kishin para transferimit, me eksperiencë ose jo, presioni do të jetë i madh këtë sezon për futbollistët e të dyja kategorive të sipërpërmendura. Pritshmëritë e klubeve dhe fansave do të jenë të larta dhe padyshim në fund të sezonit disa do të cilësohen si sukses dhe disa si dështime. Deri atëherë mbetet shumë futboll për tu luajtur, megjithatë le të shohim se si janë paraqitur blerjet kryesore të merkatos së verës në këto muaj të parë të sezonit 2019/2020.

EDEN HAZARD, Chelsea Real Madrid (100M $)

merkato
  • Ndeshje: 6
  • Gola: 1
  • Asist: 1

Kalimi i Hazard tek Real Madrid ishte një transferim që pritej prej kohësh. Belgu dukej pranë Los Blancos që sezonin e shkuar, por drejtuesit e Chelsea arritën ta bindnin të qëndronte edhe një sezon duke ditur që largimi i tij një vit më pas do të ishte i pashmangshëm. Klub i tij i ri, Real Madrid, la pas një sezon mjaft të dobët në sezonin e parë pa Cristiano Ronaldo. Blerja e Hazard u interpretua nga shumë si një përpjekje për ta zevendësuar portugezin, një fakt që i bën pritshmëritë për Hazard edhe më të larta.

Megjithatë starti i sezonit të belgut u vonua nga një dëmtim. Ai humbi 3 ndeshjet e para në La Liga dhe që prej rikthimit forma e tij ka qenë larg prej asaj të treguar tek Chelsea. Megjithatë në paraqitjen e tij ndaj Granada (1 gol, 1 asist) tregoi se aftësitë e tij mbeten të shkëlqyera dhe ndoshta me rikthimin në 100% të gjendjes fizike do të vijnë dhe performancat e mira për klubin e tij të ri.

ANTOINE GRIEZMAN, Atletico Madrid Barcelona (120M $)

merkato
  • Ndeshje:10
  • Gola:4
  • Asist:3

Një prej telenovelave në këtë merkato verore që coi deri në përplase ligjore mes klubeve për shkak të pretendimeve të klubit të kryeqytetit se Barcelona kishte negociuar me lojtarin pa dijeninë e klubit. Pavarësisht kësaj Griezman është tashmë pjesë e Barcelonës ku në mungesë të Messi dhe Suarez gjatë javëve të para të sezonit ju desh të udhëhiqte sulmin e katalanasve. Paraqitjet gjatë javëve të para kanë qenë lë luhatshme. Edhe pse numrat e tij nuk mund të quhen negativ duhet thënë se golat ose asistet kanë ardhur në vetëm 4 nga 10 paraqitjet e deritanishme.

Starti i sezonit nga francezi është padyshim më i mirë sesa e transferimit të rivalëve të Real Madrid, Eden Hazard, dhe nëse pas rikthimit të Suarez dhe Messi, ai arrin të përshtatet si duhet në të majtë të sulmit të Barcelonës mudn të krijohet një trio e frikshme për cdo kundërshtar.

Lexo gjithashtu: Topi i Arte, lista për 2019

LUKAKU, Manchester UnitedInter (65M $)

lukaku
  • Ndeshje: 9
  • Gola: 5
  • Asist: 0

Inter i Konte ka treguar në këtë fillim sezoni se do të jetë një rival i rrezikshëm i Juventus në rrugën për titull. Zikaltrit mund të kenë humbur Derbin e Italisë ndaj bardhezinjve, por kanë fituar cdo përballje tjetër në Serie A. Nga përforcimet e kësaj vere ai më i rëndësishme ka qenë afrimi i Romelu Lukaku nga Manchester United.

Pas një sezoni të mbushur me kritika, situata e tij me klubin dhe fansat arriti në ftohje totale të marrëdhënieve dhe si rrjedhojë ishte ndër emrat e parë që United nxorri në treg. Dhe ndërsa mediat bënin fakt kalimin e tij tek Juventus në këmbim të Dybala, realiteti rezultoi totalisht i kundërt. Belgu u ble nga Inter për 65 milionë euro, shumë që, të paktën deri tani, duket se ia ka vlejtur.

Në 9 paraqitjet e para me fanelën zikaltër ai ka arritur të shënojë 5 gola, por më me rëndësi është përshtatja e shpejtë e tij më kampionatn Italian dhe taktikat e trajnerit Konte.

Në ndeshjen kundër Juventus Lukaku ishte në hije, një kritikë e dhënë shpesh në drejtim të tij në lidhje me ndeshjet e mëdha, por në fund një kampionat fitohet cdo jave, ndaj secilit kundërshtar dhe nëse Konte arrin të marrë maksimumin nga një sulmues me potencialin e Lukaku, Inter i tij patjetër që do të jetë konkurrues.

JOAO FELIX, Benfica Atletico Madrid (126M $)

JOAO FELIX
  • Ndeshje: 11
  • Gola: 3
  • Asist:1

Një lojtar tjetër i vecantë në këtë merkato verore. Vetëm 19 vjec dhe Simeone pagoi 126 milionë euro për të! Padyshim basti më i guximshëm i kësaj merkato vere. Djaloshi portugez shpërtheu gjatë sezonit të shkuar me Benfica dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve europiane, por të paktë ishin ata që prisnin ta shihnin me fanelën e Atletico këtë sezon. Megjithatë kjo mund të rezultojë një tjetër lëvizje e zgjuar e trajnerit argjentinas.

Pas largimit të Griezman tek Barcelona, Joao Felix ka mundësinë të luajë menjëherë në formacionin titullar tek madrilenët, dicka që pak klube të mëdha mund tja ofronin. Ekipi i  Simeone njihet për menyrën defensive të të luajturit megjithatë një mesfushor ofensiv me tipare krijuese dhe që di të shënojë mund të jetë një instrument perfekt për ti bërë edhe më të rrezikshme kundërsulmet e tyre të shpejta.

Deri më tani Felix ka shënuar 3 gola dhe ka dhëne 1 asist, por kontributi i tij ka qenë më shumë se aq. Sigurisht, nuk mund të pritet që një 19-vjecar të udhëheqë një ekip drejt suksesit, por me kohën transferimi në në këtë merkato i Felix mund të shndërrohet në goditjen më gjeniale të merkatos që Atletico ka bërë ndonjëherë.

merkato verore

Tagged with:

2 Responses to “Merkato, transferimet dhe starti i sezonit”

Leave a Comment

Megapari, kompani e re 2019, koeficientët më të lartë në treg!Regjistrohu