22 BET, biggest odds Online!
Luaj

Ndeshje sportive – kryesoret e kësaj jave

ndeshje sportive

Një ndeshje sportive tepër tërheqëse!

EIBAR vs BARCELONA

Katalanasit duket se janë duke u përmirësuar pas startit të ngadaltë të sezonit dhe padyshim rikthimi i futbollistëve të dëmtuar (Messi dhe Suarez në mënyrë të vecantë) ka qenë arsyeja kryesore e këtij rikthimi tek rezultatet positive. Forma e tyre në ndeshjet në transfertë e ka vënë shpeshherë në pozitë të vështirë trajnerin Valverde dhe në këto kushte ai do të kërkojë patjetër një fitore nga skuadra e tij.

Barcelona vjen me disa mungesa në këtë ndeshje ku mund të përmenden Dembele dhe Pique. Mungesa e këtij të fundit do ta bëjë pothuajse të detyrueshme praninë e Todibo përkrah Lenglet duke qenë se edhe Umtiti vjen nga dëmtimi dhe është ende në dyshim për këtë ndeshje. Jordi Alba gjithashtu është rikthyer prej dëmtimit dhe pritet ta nisi si titular këtë ndeshje.

Përsa i përket përballjeve me Eibar, kampionët në fuqi të La Liga kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit ndaj këtij kundërshtari  6 prej të cilave i mbyllën me portë e paprekur.

Fitorja bindëse ndaj Sevillas, në të cilën ndeshje ishte praktikisht e mbyllur pas 45 minutave të para, padyshim ka rikthyer besimin në kampin katalanas. Ndërkaq, Eibar vjen nga një barzazim 1-1 me Betis në një ndeshje në të cilën kishin konrollin deri në minutën e 66 kur pësuan golin e barazimit.

Fakti që Real Madrid kryeson ligën pas 8 ndeshjeve të para dhe javën tjetër Barcelona do të përballet me ta në El Clasico-n e parë të sezonit, i vendos katalanasit në një pozitë ku fitorja është e detyrueshme.  

Formacionet e mundshme ne kete ndeshje sportive:

EIBAR:

 Dmitrovic; De Blasis, Olivera, Arbilla, Bigas; Alvarez, Diop, Exposito; Orellana, Kike, Inui

BARCELONA:

Ter Stegen; Semedo, Todibo, Lenglet, Alba; De Jong, Vidal, Arthur; Messi, Suarez, Griezmann

MALLORCA vs REAL MADRID

Përballja me Barcelonën në El Clasico-n e javës së ardhshme do të jetë mjaft e rëndësishme për Zidane dhe skuadrën e tij, ku një rezultat pozitiv do ti shndërronte Los Blancos në favoritë për titullin e La Liga. Duke pasur parasysh këtë, fitorja në ndeshjen paraardhëse do të sillte besim dhe pozitivitet tek skuadra. Mallorca përbën kundërshtarin perfekt në këtë aspekt pasi sapo është rikthyer në La Liga dhe sipas të gjitha gjasave këtë sezon do të luftojë për mbijetesë, fakt që e bën këtë ndeshje, të paktën në letër,një përballje të thjeshtë për madrilenët.

Real Madrid ka disa futbollistë në dyshim për këtë ndeshje. Kroos dhe Modric janë të dy në listën e të dëmtuarve dhe Bale gjithashtu pati probleme fizike gjatë ndeshjes me ekipin e tij kombëtar dhe pritet që Zidane mos të rrezikojë me ta në vigjilje të El Clasico.

Në 5 ndeshjet e fundit përballë Mallorca, madrilenët kanë arritur të marrin 5 fitore dhe fitorja e fundit e Mallorca në fushën e saj kundër Real Madrid ka qenë në vitin 2006.

Real i Madridit vjen në këtë ndeshje si kryesues i La Liga dhe si skuadra e vetme pa humbje në këto 8 javë të para. Mallorca në krahun tjetër ndodhet në vendin e 18-të dhe kanë 5 humbje deri më tani. Nëse kësaj i shtohet dhe fakti që Real Madrid ka fituar 5 përballjet e fundit duke shënuar 4 ose më shumë gola në 3 të fundit, mund të thuhet se madrilenët janë absolutisht favoritë në këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme ne kete ndeshje sportive:

MALLORCA:

Reina; Sastre, Valjent, Raillo, Ganez; Febas, Baba, Sevilla; Junior, Rodriguez, Budimir

REAL MADRID:

Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Valverde, Isco; James, Hazard, Benzema

CRYSTAL PALACE vs MANCHESTER CITY

Kryesuesit  e Liveprool do të luajnë në transfertën e Old Trafford një përballje që, pavarësisht formës së dobët të vendasve të United, pritet të jetë e ndërlikuar. Kjo do të jetë një mundësi mjaft e mirë për kampionët në fuqi të Premier League për të shkurtuar diferencën me ta. Shumë nga futbollistët e Pep Guardiola kanë luajtur me kombëtaret respekive këtë javë dhe forma fizike e tyre ndoshta nuk do të jetë maksimale, prandaj është në dorë të teknikut spanjoll për të bërë zgjedhjet e duhura në formacion për të gjetur një formulë fituese ndaj Crystal Palace.

John Stones dhe Kevin De Bruyne u panë në formacionin e parë në seancat stërvitore gjatë javës dhe prania e mundshme e tyre në fushë do të jetë një faktor mjaft pozitiv për Manchester City. Nga dëmtimi duket se është rikthyer edhe Mendy dhe pritet të jetë në balotazh me Zinchenko për pozicionin e mbrojtësit të majtë, pozicion i cili në përballjen me Wolves u mbajt nga Joao Cancelo. Nga ana tjetër trajneri Roy Hodgson shpreson të ketë në dispozicion mbrojtësin Sakho për këtë përballje.

Në javën e shkuar të Premier League, Machester City pësoi një humbje të papritur ndaj Wolves dhe e gjeti veten plot 8 pikë pas Liverpool që kanë qenë të pandalshëm në këto 8 ndeshje të para. Mungesa e Kevin De Bruyne është ndjerë në të dyja ndeshjet që ekipi i Pep Guardiola ka humbur këtë sezon duke e bërë rikthimin e tij mjaft të nevojshëm.

Edhe pse Crystal Palace ka treguar një formë mjaft të mirë deri më tani duke grumbulluar 14 pikë, vetëm 2 më pak se City, kualiteti që Citizens kanë në skuadër dhe superioriteti që kanë treguar në përballjet e fundit mes tyre ku kanë fituar 15 nga 17, bën që djemtë e Pep Guardiola të jenë favoritë. Crystal Palace ka bërë paraqitje të shkëlqyera në fazën defensive, por ka treguar vështirësi në shënimin e golave dhe në një përballje ndaj një ekipi që zakonisht shënon 2-3 gola në ndeshje do të jetë e vështirë të marrë një rezultat pozitiv..

Formacionet e mundshme ne kete ndeshje sportive:

CRYSTAL PALACE:

Guaita; Ward, Kelly, Cahill, van Aanholt; Zaha, McCarthy, Milivojevic, Kouyate, Schlupp; AyeW

MANCHESTER CITY:

Ederson; Walker, Otamendi, Fernandinho, Zinchenko; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Jesus, B. Silva

ndeshje sportive

MANCHESTER UNITED vs LIVERPOOL

Padyshim ndeshja më e rëndësishme e javës në futbollin europian është kjo përballje e dy skuadrave historike të futbollit anglez. Pavarësisht rivalitetit historik kjo përballje  i gjen  skuadrat në situata mjaft të ndryshme. Liverpool ka bërë startin perfekt të sezonit duke i fituar të gjitha ndeshjet deri më tani dhe kryeson kampionatin kurse United ka marrë 2 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, një situatë që ka sjellë një presion shumë të madh mbi trajnerin Solskjaer. Tekniku norvegjez luan një ndeshje që vendos shumë mbi të ardhmen e tij në stolin e Djajve të Kuq: nje humbje ndaj rivalit historik ndoshta do të sillte shkarkimin e tij, ndërkohë që një fitore mund të sjellë besimi tek skuadra dhe ta ndihmojë atë në rikthimin e rezultateve positive.

Lista e dëmtimeve është mjaft e gjatë për United në këtë pragndeshje ku plot 11 futbollistë do të mungojnë ose janë në dyshim. Lojtarët e formacionit për të cilët është thuajse e sigurt mungesa janë Pogba dhe De Gea, ndërsa për të tjerë si Wan-Bissaka, James, Martial, Lingard dhe Shaw ka ende shpresë e mund të jeë pjesë e kësaj ndeshje.

Nga ana tjetër Liverpool do të ketë në dispozicion Alisson të kthyer nga dëmtimi dhe ky ësht një lajm mjaft pozitiv pë Jurgen Klopp. Trajneri gjerman do të ketë pothuajse të gjithë futbollistët e tij në dispozicion ku mungesat e vetme do të jenë Shaqiri (i dëmtuar), Elliot(i pezulluar) dhe Salah që është në dyshim pas dëmtimit që pati ndaj Leicester.

Liverpool sigurisht që shihet si favorit në këtë ndeshje dhe arsyet janë të shumta:

– diferenca prej 15 pikësh me United nuk mund të jetë rastësi, por është tregues i formës krejtsisht të kundërt që po kalojnë dy ekipet që është dhe argumenti më i fortë në favour të të Kuqve

-në 5 përballjet e fundit Liverpool ka fituar 2, United 1, dhe 1 ka përfunduar në barazim

-dëmtimet për United janë të shumta dhe Solsjkjaer nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje, kurse Klopp ka një organikë të plotë ku vetëm Salah është në dyshim.

Pavarësisht se gjithcka flet në favor të Liverpool, në ndeshje të tilla ndosh shpesh që parashikimet të bëhen të pavlefshme për shkak se rivaliteti i shtyn skuadrat të japin maksimumin pavarësisht formës nga e cila vijnë. Pikërisht këtë do të përpiqet të bëjë United me ndihmën e publikut të Old Trafford që në të shkuarën ka qenë shpeshherë faktor në triumfin e ekipit.

Formacionet e mundshme ne kete ndeshje sportive:

MANCHESTER UNITED:

 Romero; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Young; Matic, McTominay; Pereira, Lingard, James; Rashford

LIVERPOOL:

Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane

JUVENTUS vs BOLOGNA

Juventus pret Bologna-n në këtë përballje të javës së 8 të Serie A. Pavarësisht ndeshjes së Champions League në mesjavë, Juventus nuk mund ti lejojë vetes të rrezikojë lënie pikësh në kampionat vëtëm një javë pas marrjës së kryesimit pas fitores ndaj Inter. Bologna është një rival relativisht i lehtë, por shumë lojtarë të bardhezinjve vijnë nga ndeshjet e kombëtareve dhe forma fizike e tyre mbetet për tu vlerësuar. Gjithashtu Bologna ka treguar se është një skuadër që di të shënojë ndaj skuadrave që bëjnë lojë sulmuese(Lazio dhe Roma) dhe Juventus nuk ka qenë në formën më të mirë në fazën mbrojtëse këto javë të para.

Mungesat e Juventus janë Costa, De Sciglio, Chielini dhe Pjaca, por të gjithë këta emra kanë qenë prej disa javësh në listën e të dëmtuarve dhe Sarri ka pasur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ekipin e tij edhe pa ta. Rikthimet e Ramsey dhe Danilo pas problemeve muskulare i japin italianit disa opsione për të zgjedhur formacionin titullar për këtë ndeshje dhe ndoshta për të pushuar disa lojtarë për përballjen e mesjavës ndaj Lokomotiv Moscow.

Juventus ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit ndaj Bologna dhe kanë humbur vetëm 1 herë në historinë e tyre në shtëpi ndaj kësaj skuadre. Bardhezinjtë u ngjitën në krye pas fitores ndaj Inter. Megjithatë skuadra e Konte kishte pikë të plota deri në atë moment dhe duket sikur do të jetë një rival i vështirë në luftën për titull, prandaj skuadra e Sarri nuk mund ti lejojë vetes rezultat tjetër vec fitores në këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme ne kete ndeshje sportive:

JUVENTUS:

Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Higuain, Ronaldo

BOLOGNA:

Skorupski; Tomiyasu, Danilo, Bani, Krejci; Soriano, Poli; Orsolini, Svanberg, Sansone; Palacio

SASSUOLO vs INTER

Antonio Konte ka bërë një punë mjaft të mirë tek Inter deri më tani, fakt ky që reflektohet tek rezultatet ekipit. Para humbjes me Juventus javën e shkuar zikaltrit kishin arritur 6 fitore në 6 ndeshje duke u bërë kërcënim serioz për kreun e renditjes. Pavarësisht se ndeshjen e fundit u dukën qartë diferencat në cilësi me kampionët në fuqi, dicka që u pranua edhe nga vëtë Konte, duhet thënë se Inter i këtij sezoni duket një skuadër me mentalitet fitues dhe shumë i organizuar taktikisht.

Kjo përballje në transfertë ndaj Sassuolo pritet të jetë mjaft delikate për faktin se në 6 përballjet e fundit Inter ka pësuar 4 humbje, 1 barazim dhe ka fituar vetëm 1 ndeshje. Një rezultat tjetër negativ do ta ulte entuziazmin e fillimit të sezonit dhe do ta largonte edhe më tej Interin nga kreu në rast fitoreje të Juventus.

Mungesat e vetme për Konte do të jenë Alexis Sanchez dhe Sensi i cili u dëmtua vetëm ditët e fundit. Sassuolo nuk pritet të ketë mungesa të tjera përvec Rogerio dhe Chiriches dhe do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv për të shmangur rënien më poshtë në renditje.

Formacionet e mundshme ne kete ndeshje sportive:

SASSUOLO:

Consigli; Peluso, Ferrari, Santos, Toljan; Obiang, Magnanelli, Duncan; Junior; Caputo, Berardi

Inter:

Handanovic; Bastoni, De Vrij, Skriniar; Asamoah, Barrella, Brozovic, Gagliardini, Candreva; Lautaro, Lukaku

ndeshje sportive

AUGSBURG vs BAYERN MUNICH

Augsburgu shihet si një prej pretendentëve për të rënë nga kategoria këtë sezon dhe rrjedhimisht pritet të jetë e vështirë për ta të ndalin Bayern i cili kërkon të rimarrë sa më shpejt kreun e Bundesliga. Rekordmenët gjermanë pësuan një humbje të papritur në shtëpi përballë Hoffenheim dhe dorëzuan kreun e kampionatit gjerman. Bavarezët kanë marrë 4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje në këto 7 ndeshjte të para, por duket se do të jenë serish favoritët kryesorë sidomos pas afrimeve të Coutinho dhe Perisic që duket se kanë filluar të përshtaten mirë në klubin e ri.

Serge Gnabry nuk luajti me kombëtaren gjermane në Estoni, por gjithsesi mund të rikthehet në kohë për këtë ndeshje, ndërsa Hernandez duket se është rikuperuar dhe pritet ta nisi titullar.

Në 6 përballjet e fundit me Augsburg Bayern ka arritur të marrë 5 fitore dhe 1 barazim dhe ka shënuar gjithsej 20 gola, një statistikë që tregon superioritetin e tyre ndaj këtij kundërshtari. Edhe përballja e kësaj rradhe pritet të ketë të njëjtin përfundim duke qenë se bavarezët nuk mund ti lejojnë vetes një tjetër hap fals nëse duan të rikthehen kryesues.

Formacionet e mundshme:

AUGSBURG:

Koubek; Lichtsteiner, Jedvaj, Uduokhai, Max; Hahn, Moravek, Khedira, Vargas; Gregoritsch, Niederlechner

BAYERN MUNICH:

Neuer; Pavard, Sule, Boateng, Hernandez; Kimmich, Thiago; Coman, Coutinho, Gnabry; Lewandowski

Kjo ndeshje sportive dhe shume te tjera mund ti ndiqni live ne kompanite e basteve te cilat ofrojne Live Streaming!

Navigo kompani basesh qe ofrojne edhe baste live!


About the author

10 best performing bookmakers for 2024

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 120 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

bet365 ofron bonuse dhe programe te ndryshme per lojtaret e saj. bet365 është marka e preferuar e basteve sportive në internet në botë me të ardhura vjetore prej mbi 3.5 miliardë dollarësh dhe mbi 7000 punonjës në mbarë globin.
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Max deri në $100 kredite. Vetëm për të regjistruarit e rinj

Min. $5 deposit. Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit ka dy opsione: 1. 30 EUR Falas, 2. 100% deri në 1000 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në $200! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë! KUJDES: Vetem për lojtarët nga Portugali dhe Brazili
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 150 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Leave a Comment