Ferencvarosi vs Juventus
Fiton Juventus pa pësuar gol, koef. 1.8
Juventus udhëton drejt Hungarisë për tu përballur në transfertë me Ferencvaros. Bardhezinjtë vijnë nga një humbje ndaj Barcelonës, por në këtë takim janë favoritët e qartë. Juventus arriti ta mbante portën të paprekur ndaj Dinamo Kiev dhe e kanë arritur këtë gjë në 3 nga 6 takimet e fundit në këtë kompeticion. Edhe në këtë ndeshje pritet një fitore bindëse e tyre dhe shanset që hungarezët të shënojnë janë mjaft të vogla.
Leipzig vs PSG
Fiton PSG, koef 2.6
Ky takim duket disi i vështirë për tu parashikuar. Leipzig luan në fushën e saj dhe rezultatet e sezonit të shkuar në këtë kompeticion treguan që është një skuadër që nuk duhet nënvlersuar. Megjithatë humbja ndaj United javën e shkuar i ka vënë në pozita të njëjta me PSG në renditjen e grupit dhe dy takimet në vijim mes tyre pritet të jenë vendimtare.
PSG duket në një formë më të mirë nëse merren paraasysh rezultatet e fundit të skuadrave. Francezët kanë fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit, 7 prej të cilave pa pësuuar gol. Ndërsa Leipzig ka humbur në 2 ndeshjet e fundit pa arritur të shënojë.
Kualiteti i PSG në repartin ofensiv i bën ata favoritë dhe në ndeshje të këtij kalibri pritet që yjet e skuadrës të bëjnë diferencën.
Club Brugge vs Borussia Dortmund
Fiton Dortmund dhe shënohen mbi 2.5 gola, koef. 1.9
Në 10 ndeshjet e fundit të Club Brugges u shënuan mbi 2,5 gola cdo herë. Mesataret e golave të shënuar nga skuadrat këtë sezon janë respektivisht 2.3 për Dortmund dhe 2.4 për Brugges. Bazuar në këto të dhëna pritet që ky takim të prodhojë gola. Gjithashtu cilësia që kanë në skuadër bën që Dortmund të jetë skuadra favorite aq më tepër kur merret parasysh foma e mirë që janë duke kaluar, 5 fitore në 6 ndeshjet e fundit.
Lexo gjithashtu: Parashikimet e some: Parashikimet e ditës në Champions League, 03.11.2020