Premier League – Manchester City gati t’i ofrojë Haaland një kontratë të re

Manchester City është gati të hapë bisedimet me Erling Haaland, për një kontratë të re. Megjithëse bomber norvegjez u bë pjesë e “qytetarëve” vetëm në startin e këtij sezoni, drejtuesit e klubit duan që të shpërblejnë Haaland me besimin e tyre, pas debutimit fantastik të këtij të fundit në Premier League.

Momentalisht lojtari ka një kontratë aktive me Manchester City deri në vitin 2027. Fillimisht kontrata e sulmuesit parashikonte dhe një klauzolë për prishjen e saj, në qoftë se klubet europiane ishin të gatshme të paguanin 150 milionë euro për kartonin e Haaland. Megjithatë, mendohet se kjo klauzolë është hequr tashmë nga kontrata, në momentin kur trajneri Pep Guardiola vendosi të rinovojë dhe për 2 vite të tjera me City, vitin e kaluar.

Ndërkohë nga ana e vet Haaland, burime pranë lojtarit bëjnë me dije se ai është i lumtur tek Manchester City, por mbetet i hapur për të diskutuar një kontratë me kushte të reja. Kjo kontratë mund të përfshijë dhe një klauzolë për prishjen e saj, por kjo mbetet për t’u parë.

Kujtojmë se bomberi norvegjez ka thyer të gjitha rekordet këtë sezon, duke shënuar plot 34 gola në Premier League, në vetëm 32 ndeshje. Gjithsej, Haaland ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 49 herë në të gjitha kompeticionet. Manchester City është ende në garë për të fituar kampionatin, Champions League, si dhe FA Cup, që do të thotë se Haaland ka shansin të fitojë në mënyrë spektakolare tripletën në sezonin e tij të parë në Angli.

City ndërkohë është tërhequr nga gara për shërbimet e talentit të Chelsea, Mason Mount. Asi i kombëtares angleze nuk është më në radarin e Pep Guardiolës, dhe kjo do të thotë se “qytetarët” gjithashtu kanë plane të tjera për mesfushën, që pritet të zbulohen në merkaton e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
32Red Casino & Sportsbetting Review
32Red Casino & Sportsbetting Review

150% BONUS deri në 150 EUR mbi depozitën e parë!

Unibet Review
Unibet Review

400% BONUS deri në 40 EUR mbi depozitën e parë prej 10 EUR

Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS deri në 400 EUR mbi depozitën e parë! Vetëm për lojtarët nga Turqia dhe Zvicra

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

bet365

Je regjistruar ne 22 BET, provo koeficientet me te larte Online!

X