Mediat angleze kanë raportuar së fundmi se Marc Guehi ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Liverpool-it të Arne Slot. Mbrojtësi anglez ia ka komunikuar këtë dëshirë shokëve të tij, pas interesimit nga ana e Newcastle United për shërbimet e tij. Sipas burimeve, Guehi ka thënë se kërkon të luajë për një klub më të madh se Newcasle United, dhe se do të dëshironte të luante për Liverpool.
Newcastle ndërkohë ka bërë plot 4 oferta zyrtare për mbrojtësin e Crystal Palace, por këta të fundit i kanë refuzuar të gjitha. Liverpool ndërkohë është duke monitoruar lojtarin që prej europianit të kaluar, ku Guehi u paraqit mjaft mirë me kombëtaren angleze. Lojtari shihet si pasuesi ideal i Virgil van Dijk, duke qënë se hollandezi po i afrohet fundit të aventurës së tij me Liverpool.
Crystal Palace e vlerëson lojtarin në shifrat e 75 milionë paundëve, një shifër e konsiderueshme, por e përballueshme nga ana e Liverpool. Kujtojmë se Guehi ka vazhduar të impresionojë me paraqitjet e tij këtë sezon, teksa ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Crystal Palace. Për momentin, lojtari ka një kontratë aktive me klubin deri në vitin 2026. Kjo i jep më shumë avantazh Palace në negociata me klubet që kërkojnë kartonin e tij.
Ndërkohë përsa i përket interesimit të Newcastle, klubi nuk do të heqë dorë nga Guehi, pavarësisht refuzimeve të kaluara. Mediat në Angli kanë raportuar se drejtuesit e Newcastle janë duke punuar për një tjetër ofertë për merkaton e janarit. Vlera e kartonit të anglezit pritet të jetë më e vogël, dhe drejtuesit e Newcastle gjithashtu mund të jenë më të prirur për të pranuar një ofertë. Sidomos nëse lojtari vendos të mos rinovojë me Palace. Gjithsesi, për momentin nuk ka ende asgjë konkrete mes tij dhe Liverpool apo Newcastle.