Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim do të luftojë me shokun e tij të ngushtë tek Manchester City për shërbimet e sulmuesit të Sporting Lisbon, Viktor Gyokeres, me vlerë 65 milionë paundë. Amorim e ka bërë 26-vjeçarin suedez objektivin e tij numër 1 për verën e ardhshme, por drejtori i ri sportiv i City, Hugo Viana, është gjithashtu në gjurmët e Gyokeres.
Viana do të marrë përsipër biznesin e transferimeve të kampionëve nga Txiki Begiristain në fund të sezonit. Ai ishte truri pas lëvizjes së Sporting, kur portugezët i paguan Coventry 20 milionë paundë për Gyokeres 18 muaj më parë. Sulmuesi që ka qenë gjithashtu pjesë e Brighton dhe Swansea i dha Pep Guardiolës një demonstrim mbresëlënës të fuqisë së tij, duke realizuar një tripletë, teksa klubi portugez shpërbëu Manchester City me rezultatin 4 -1 në UEFA Champions League në fillim të këtij muaji.
Amorim dhe Viana kanë një marrëdhënie të ngushtë me lojtarin. Amorim e ka kuptuar se skuadra që ai trashëgoi nga Erik ten Hag ka probleme për të konvertuar rastet përpara portës, dhe Gyokeres mund të kthehet në sulmuesin kryesor të United në front.
United tashmë ka Dan Ashworth si drejtor sportiv dhe Jason Wilcox si drejtor teknik. Ndonëse Amorim ka sugjeruar se rekrutimi duhet të jetë një proces bashkëpunues mes tij dhe strukturës drejtuese, vendimi përfundimtar duhet të vijë nga vet portugezi.
Ndërkohë, City po kërkon gjithashtu të shtojë më shumë fuqi në sulm, pavarësisht pranisë së fituesit të dyfishtë të Këpucës së Artë, Erling Haaland. Blutë nuk e zëvendësuan Julian Alvarez, fituesin e Kupës së Botës, i cili u largua drejt Atletico Madrid për 80 milionë paundë në verë. Gyokeres do të kishte nevojë për garanci se ai nuk do të vijë në Etihad si një rezervë për Haaland, dhe nëse nuk e merr këtë garanci, suedezi do të jetë më i prirur drejt një transferimi në Old Trafford.