22 BET, biggest odds Online!
Luaj

Real Madrid i Zidane, mes të shkuarës dhe të ardhmes

zidane

Real Madrid e ka nisur sezonin 2019/2020 mes një atmosfere pasigurie dhe presioni. Polemikat mes Zidane dhe Bale, dëmtimet e shumta dhe mbi të gjitha loja e ekipit e cila nuk ka qenë plotësisht bindëse në këto muaj të parë të sezonit, sidomos në Ligën e Kampioneve.

Megjithatë në La Liga situata është më pozitive ku Real Madrid ndodhet në krye të renditjes 2 pikë përpara rivalëvë të Barcelonës. Në këto kushte, mes fansave të klubit ka një përzierje emocionesh ku një pjesë ka dyshime mbi potencialin e kësaj skuadre për të fituar trofe këtë sezon ndërsa të tjerë janë pozitivë për punën e bërë nga Zidane që prej rikthimit të tij.

Rikthimi i Zinedine Zidane si trajner i Realit të Madridit ishte po aq befasues sa largimi i tij në fund të sezonit 2017/2018. Gjatë periudhës 2.5 vjecare në krye të klubit Zidane arriti të fitojë 3 Champions League, 1 La Liga, dhe shumë trofe të tjerë dytësor.

zidane

Padyshim fitorja e 3 kompeticioneve europiane rradhazi e bëri këtë periudhë një nga më të suksesshmet në historinë e klubit, ku mund të vecohet sezoni 2016/2017 ku Real Madrid fitoi La Liga dhe Champions League brenda të njëjtit sezon.

Situata që gjeti  në rikthimin e tij ishte e ndryshme. Klubi ishte jashtë luftës për titull dhe i eleminuar nga Liga e Kampioneve dhe Copa Del Rey. Detyra e tij e re do të ishte edhe më e vështirë se herën e parë, me një ekip pa Cristiano Ronaldo dhe që dukej se do të bënte mjaft ndryshime gjatë merkatos së verës për tu rikthyer kompetitiv.

Kanë kaluar 7 muaj nga ai moment, merkato verore ka kohë që është mbyllur dhe ndryshimet nuk rezultuan të ishin aq radikale sa mendohej. Praktikisht vetëm një blerje për formacionin kryesor që ishte Eden Hazard, ndërsa pjesa tjetër e afrimeve ishin disa futbollistë me moshë të re për të cilët pritshmëritë janë të larta. Kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore të pesimizmit tek fansat apo mediat pranë klubit të cilët e kanë parë si të pamjaftueshme këtë fushatë blerjesh edhe pse u shpenzuan më shumë se 300 milion euro.

Por si krahasohet kjo skuadër me atë të sezonit 16/17 , fituese e La Liga dhe Champions League?

Dhe gjithashtu, fushata e rekrutimeve e sipërpërmendur është cilësuar nga shumë si e pamjaftueshme për të triumfuar këtë sezon, por a vlen edhe ky cilësim për të ardhmen?

Sezoni 2016/2017 dhe 2019/2020, krahasim i përbërjës së skuadrës.

formacion
formacion

Sic mund të shihet nga imazhet e mësipërme, 15 futbollistë të skuadrës aktuale kanë qenë pjesë e ekipit edhe në sezonin 16/17 dhe një pjesë e tyre kanë arritur moshën 30 vjecare ose po drejtohen fazës së fundit të karrierës prandaj mund të thuhet se forma e tyre ka qenë me positive në sezonin 16/17. Por ky nuk është argumenti i vetëm që shkon në favor të asaj skuadre.

Prania e Cristiano Ronaldo në pikën më të lartë në karrierën e tij ka qenë një prej faktorëve kryesorë të suksesit që klubi pati në atë periudhë. Performancat e tij konsistente dhe aftësia për të vendosur përballjet e rëndësishme nuk mund ti gjesh tek asnjë prej lojtarëve të ekipit aktual, të paktën jo në të njëjtin nivel. Gjithashtu kemi të bëjmë me një skuadër me një mentalitet dhe mënyrë loje të definuar dhe të ekzekutuar në mënyrë korrekte pothuajse cdo ndeshje, kurse ekipi aktual është ende në kërkim të një identeti loje dhe në përpjekje për të rikthyer mentalitetin fiues.

Pavarësisht faktorëve të mësipërm Real Madrid i këtij sezoni është një skuadër me shumë kualitet në përbërje të saj. Reparti i mbrojtjes ka ndryshime vetëm tek emrat zëvendësues ndërsa mesfusha është praktikisht e njëjta me sezinin 16/17. Casemiro, Kroos, Modric, James, Isco janë pjesë e ekipit në të dy sezonet dhe ndryshimi i vetëm është Valverde, i cili ka treguar me paraqitjet e tij se besimi i Zidane është i justifikuar.

Lexo gjithashtu: El Clasico, një përpjekje për konfirmim

Për sa i përket repartit të sulmit ka disa emra të rinj si Hazard, Vinicius, Jovic, Rodrigo që i bashkon Bale dhe Benzema. Ndoshta e vetmja arsye pse kjo përbërje e sulmit nenvlerësohet është mungesa e Cristiano Ronaldo, që së bashku me Messin do të ishin të pazëvendësueshëm për cdo ekip.

Më lart folëm se si mosha e shumë futbollistëve është mbi të 30-tat, por nuk duhet harruar nje fakt tjetër, grupi i fubollistëve me moshë të re, jo vetëm ata që ndodhen në skuadër aktualisht, por edhe futbollistët e huazuar në klubet e tjera europiane.

E ardhmja

Jemi në muajin tetor dhe prej disa ditësh futbollistët janë të grumbulluar me skuadrat e tyre kombëtare. Tek Reali i Madridit janë 9 futbollistë nën moshën 24 vjecare të cilët janë aktualisht pjesë e kombëtareve respektiv:

 Reguilon, Militao, Rodrygo, Kubo, Valverde, Odegaard, Lunin, Ceballos, Hakimi dhe nëse kësaj liste i shtohen edhe emrat e Vinicius, Asensio dhe Jovic të cilët janë zakonisht pjesë e kombëtareve të tyre kemi të bëjmë me 12 futbollistë. Përvec Reguilon dhe Hakimi, pjesa tjetër janë futbollistë të afruar nga klube të tjera në një moshë fare të re dhe niveli në të cilin kanë arritur është një argument pozitiv për cilësinë e stafit të rekrutimit të klubit.

Por si ndikojnë këta elementë të rinj në cilësinë e skuadrës? Aktualisht ajo që pritet prej tyre është të shfaqin kualitet kur u jepen minuta në fushë dhe të ndihmojnë ekipin të realizojë objektivat, por do të ishte absurd që detyra për të udhëhequr klubin drejt sukseseve tu lihej atyre. Megjithatë në të ardhmen shumë prej tyre mund të arrijnë ta konfirmojnë veten dhe  pse jo, te shndërrohen në disa prej futbollistëve më të mirë në planet.

E shkuar, e tashme apo e ardhme?

Skuadra aktuale ka shume pikëpyetje mbi vete. Suksesi i shkuar është aty, i pamohueshëm,  dhe asgjë smund ta ndryshojë.

 A do të jetë ky sezon një sukses apo dështim, kjo do të varet nga mënyra sesi ekipi dhe Zidane do të arrijnë të zgjidhin problematikat në loje dhe mentalitet.

Ndërsa e ardhmja, të paktën në letër, duket e mbushur me futbollistë me potencialin për ti sjell  klubit të tjera trofe të rendesishëm.

About the author

10 best performing bookmakers for 2024

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 120 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!

bet365 ofron bonuse dhe programe te ndryshme per lojtaret e saj. bet365 është marka e preferuar e basteve sportive në internet në botë me të ardhura vjetore prej mbi 3.5 miliardë dollarësh dhe mbi 7000 punonjës në mbarë globin.
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Max deri në $100 kredite. Vetëm për të regjistruarit e rinj

Min. $5 deposit. Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit ka dy opsione: 1. 30 EUR Falas, 2. 100% deri në 1000 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!

Bonusi i regjistrimit 100% deri në $200! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë! KUJDES: Vetem për lojtarët nga Portugali dhe Brazili
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 150 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Bonusi i regjistrimit 100% deri në 100 EUR! Bonusi ofrohet vetëm për lojtarët e rinj që regjistrohen në platformë!
Luaj tani
Aplikohen kushtet e bonusit

Vetëm për të regjistruarit e rinj

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Leave a Comment