Si funksionojnë koeficientët e basteve?

koeficientët e basteve

Nje analizë e hollësishme për koeficientët e basteve.

A e dinit se ekziston një probabilitet që Dwayne “The Rock” Johnson të fitojë në zgjedhjet e ardhshme Presidenciale në USA sipas një prej websiteve më të mirënjohur të basteve?

Keoficienti që “The Rock” të fitojë zgjedhjet është 50/1, që do të thotë “50 mundësi që të humbasë dhe 1 mundësia për të fituar”, ose ndryshe probabiliteti i fitores së tij është 1/51=0.0196.

Nëse keni në plan të nisni të vendosni baste duke luajtur në kazino, baste sportive apo cfarëdo lloj argëtimi tjetër online, është e rëndësishme të kuptoni si funksionojnë koeficientët.

Do të ishte absurde të mendonit për të vendosur baste pa pasur fillimisht nje njohje të mirë të llojeve të ndryshme të koeficientëve të basteve dhe aftësinë për të kuptuar dhe interpretuar formatet e ndryshme të tyre.

Tre llojet kryesore të koeficientëve të basteve janë “koeficientët fraksionalë” (Britanikë), “koeficientët dhjetorë” (Europianë) dhe “koeficientët amerikanë“.

Keto metoda janë thjesht mënyra të ndryshme për të prezantuar të njëjtën gjë dhe nuk kanë asnjë diferencë për sa i përket fitimit tuaj. Kjo do të thotë që mundësia (ose përqindja e probabilitetit) e ndodhjes së një ngjarjeje mund të konvertohet dhe të prezantohet në secilin prej mënyrave të sipërpërmenduara.

Si funksionojnë koeficientët fraksionalë?

Koeficientët fraksionalë (të njohur edhe si koeficientët Britanikë apo koeficientët tradicionalë) janë shumë të përdorur në Britani dhe Irlandë. Zakonisht shkruhen me “/” ose “-“ , përshembull 6/1 ose 6-1 dhe lexohen “gjashtë-për-një”. Koeficientet fraksionalë përdoren nga disa prej kompanive më të mëdha të basteve në botë, duke u berë kështu mënyra më e preferuar e paraqitjes së koeficientëve nëpër botë.

Një listim fraksional i koeficentëve 6/1 do të tregonte se ju fitoni 6$ për cdo 1$ që vendosni në bast (duke marrë gjithashtu mbrapsht edhe 1$ dollar që investuat). Në fjalë të tjera shuma që ju do të merrni do të jetë fitimi prej 6$ dhe 1$ që vendosët në bast, duke rezultuar në një shumë totale prej 7$. Si rrjedhim, nëse vendosni një bast prej 10$ me koeficientin 6/1, në rast fitoreje ju do të tërhiqni shumën prej 70$ (60$ fitimi dhe 10$ shuma e vendosur në bast).

Domethënë, shuma totale që do të përfitonit nga një bast mund të shprehet si:

Shuma totale e fituar= [basti i vendosur × (numërues/emërues)]+basti i vendosur

Përshembull, një prej websiteve më të mëdhenj të basteve listoi koeficientët e mëposhtëm në lidhje me fituesin e mundshëm të sezonit 2017-18 të NBA. Më poshtë paraqiten tre skuadrat që kishin koeficientët më të ulët të fitimit.

  • Golden State Warriors: 10/11
  • Houston Rockets: 9/4
  • Cleveland Cavaliers: 7:1

Është shumë e thjeshtë për të dalën në përfundimin se Golden State Warriors janë favoritët për të fituar ndërsa koeficientët e Houston dhe Cleveland janë më të lartë. Më saktë një bastëvënës ka një fitim prej 10$ për cdo 11$ të luajtura në favor të Golden State Warriors. Ndërkohe ai mund të fitojë 9$ për cdo 4$ të luajtura në favor të fitores së Houston që është më pak e mundshme për të ndodhur. Ndërsa për Cleveland merret një fitim prej 7$ për cdo 1$ që vendoset në bast.

Në shembullin e mësipërm, nëse vendosni 100$ në favor të Golden State, do të merrnit një fitim prej 90.91$ [100$×(10/11)], dhe do të merrnit mbrapsht edhe bastin fillestar prej 100$, duke rezultuar në një shumë totale prej 190.91$. Sidoqoftë nëse vendosni 100$ bast në favor të Houston do të kishit një fitim prej 225$ [100$×(9/4)] dhe duke i shtuar edhe 100$ e bastit fillestar do të tërhiqnit një shumë totale prej 325$. Me të njejtën mënyrë llogaritje fitimi nga vendosja e një basti 100$ në favor të Cleveland do të ishte edbe më i lartë, specifikisht 700$ dhe shuma totale e përfituar do të ishte 800$.

Si funksionojnë koeficientët dhjetorë?

Koeficientët dhjetorë ( që njihen edhe si koeficientët Europianë, koeficientë dixhitalë apo koeficientë kontinentalë) janë shume të përdorur në Europën kontinentale, Austali, Zelandë të Re dhe Canada. Janë më të lehtë për tu kuptuar dhe për të vepruar. Favoritët dallohen menjëherë sapo i shikon numrat.

Koeficientët dhjetorë përfaqësojnë shumën totale që përfituar për cdo 1$ të luajtur. Për koeficientët dhjetorë kjo shumë është totale, pra përfshin edhe shumë  e luajtur, edhe fitimin.

Përfitimi total nga një bast i vendosur do të llogaritej si:

Përfitimi total= basti i vendosur × koeficienti dhjetor

Përshembull, një nga websitet më të mirënjohura ka listuar shanset e disa kandidatëve per të fituar Zgjedhjet Presidenciale të USA të vitit 2020. Më poshtë do të listohen koeficientët e tre kandidateve kryesorë si dhe kandidati me më pak shanse, të shpallura nga kompania e basteve në 21 Mars 2018.

  • Donald Trump: 3.00
  • Bernie Sanders: 11.00
  • Elizabeth Warrend: 13.00

Dhe një personalitet i medias, biznesmeni sportiv LaVar Ball: 251.00

Këto shifra tregojnë shumën që ju do të përfitonit për cdo 1$ që vendosni bast. Si rrjedhim nëse një bastvënës vendos 100$ në favor të Donald Trump ai do të fitonte 300$. Kjo shumë përfshin bastin fillestar prej 100$ dhe fitimin prej 200$.

Në mënyrë të ngjashmë një bastvënes do të përfitonte 1100$ nëse do të vendosnin 100$ në favor të Bernie Sanders dhe 1300$ nëse do të luanin po 100$ në favor të Elizabeth Warren. Duke zbritur 100$ fillestar nga këto dy shuma del edhe fitimi i marre nga secili bast 

Duke parë këto koeficientë të vendosur nga kompania e basteve dilet në përfundimin se sipas saj, probabiliteti që Donald Trump (favoriti) të fitojë zgjedhjet është shumë më i lartë se probabiliteti i kandidatëve të tjerë. Sa më i lartë përfitmi total ( pra sa më i lartë të jetë koeficienti dhjetor) aq më pak e mundshme është për kandidatin e listuar të fitojë.

Si funksionojnë koeficientët Amerikanë?

Koeficientët Amerikanë janë të përdorur në Shtetet e Bashkuara. Koeficientët për favoritët shoqërohen me një shenjë “-“ dhe tregojnë shumën që duhet të luani për të fituar 100$. Ndërsa koeficientët për jofavoritët shoqërohen me një “+” dhe tregojnë shumën që do të fitonit për cdo 100$ të luajtura. Në të dyja rastet merret mbrapsht edhe shuma e luajtur. Diferenca midis koeficientëve të favoritit dhe jofavoritit rritet sa më shumë rritet probabiliteti i fitores së favoritit.

Le ta kuptojmë këtë me ndihmën e një shembulli:

Një nga websitet e mirënjohura të basteve listoi koeficientët e mëposhtëm për ndeshjen e basketbollit të meshkujve mes Duke dhe Syracuse në 23 Mars 2018.

  • Syracuse: +585
  • Duke: -760

Kompania e basteve ka ofruar koeficientin +585 për Syracuae që tregon se i ka dhënë  jë probabilitet shumë më të ulët fitores së tyre. Një bastvënës duhet të luajë 100$ për të fituar 585$ dhe duke i shtuar kësaj shumë edhe bastin fillestar që merret mbrapsht, shuma totale e përfituar do të iishtë 685$.

Nëse do të vendosnit të vendosnit një bast në favor të Duke që është listuar si favorit, do të duhet të luanit 760$ për të fituar 100$. Nëse Duke fiton, ju do të përfitonit gjithsej 860$ (basti fillestar prej 760$ dhe fitimi 100$).

Në këtë ndeshje ka një diferencë të madhe mes dy koeficientëve, që tregon se probabiliteti që ndeshja të fitohet nga Duke është shumë më i lartë.

Përfundime të rëndësishme

  • Tre llojet kryesore të koeficientëve të basteve janë fraksionalë (Britanikë), dhjetorë (Europianë), dhe Amerikanë.Këto janë thjesht mënyra të ndryshme për të prezantuar të njejtën gje, dhe nuk kanë diferenca për sa i përket përfitimit në fund.
  • Koeficientët fraksionalë janë raporti i fitimit me bastin e vendosur; koeficientët dhjetorë tregojnë shumën që fitohet për cdo 1$ të vendosur në bast; dhe koeficientët Amerikanë, në varësi të shenjës pozitive apo negative, tregojnë ose shumën që duhet vendosur bast  për të fituar 100$ ose fitimin që do të arrihet duke luajtur 100$.

Nëse po planifikoni të hyni në botën e basteve është e rëndësishme të arrini të kuptoni dhe interpretoni mirë të gjitha llojet e koeficientëve.

Zgjidh kompaninë tënde dhe provo bastin e parë FALAS!

Tagged with:

Leave a Comment

Platformë moderne bastesh, koeficientë agresivë ---->>> Betwinner!Regjistrohu!
+