Si te luajme baste online?

si te luajme baste online

Le te analizojme te gjithe procesin se si te luajme baste online

Në ditët e sotme bastet janë shumë të përhapura dhe njerëzit që luajnë baste janë në një numër mjaft të madh në të gjithë botën. Bastet mund të luhen në mënyra të ndryshme si nëpër lokale ashtu edhe online.

Fillimisht për të luajtur baste online duhet të kemi një llogari në faqet që e ofrojnë këtë mundësi për të luajtur online, në përgjithësi ky është një proces shumë i thjeshtë dhe i lehtë për të gjithë. 

Është shumë e rëndësishme për tu theksuar se nuk duhet të regjistroheni në faqen e parë që ju del para në internet sepse jo të gjitha janë të besueshme për të luajtur baste online, ka faqe që duken si të vërteta por vjedhin fondet që depozitoni dhe nuk paguheni për bastet që ju keni fituar.

Si te hapim llogari per te luajtur baste online?

si te happy llogari ne baste online

Pasi jemi siguruar që faqja është e sigurt, procesi për hapjen e llogarisë për të luajtur baste online është shumë i thjeshtë.

Në faqen e kryesore  të faqes ku ju keni vendosur të hapni llogarinë ju do të keni mundesinë të klikoni një buton Join Now , Bet Now ose Open an Account, për të specifikuar që doni të hapni një llogari të re. Për me tepër informohuni në fjalorin terminologjik për bastet online.

Pasi kemi klikuar në butonin do të hapet një formular regjistrimi i cili duhet plotësuar me të dhënat tuaja si psh:

Emrin tuaj , adresën e postës dhe adresën fizike

Datën e lindjes suaj për të verifikuar që jeni mbi 18 vjec!

Vendin e banimit 

Një emër përdoruesi si dhe fjalëkalimin tuaj.

Më vonë për të verifikuar identitetin tuaj mund të përdoret dhe një pyetje sigurie ose ndonjë kod sigurie.

Disa faqe kërkojnë që të vendosni dhe llogarinë tuaj bankare për të bërë depozitimin që do të duhet për të vendosur bastet por në përgjithësi këtë gjë mund ta bëni në momentin që jeni regjistruar dhe  gati për të depozituar  fonde.

Pasi plotësoni formularin dhe klikoni butonin në fund për tu regjistruar juve do ju shfaqen disa kushte që është e nëvojshme dhe duhet ti lexoni sepse janë kushtet e faqes ku ju jeni regjistruar dhe mësoni mënyrën si funksionon faqja dhe si te luajmë baste online në këtë faqe.

Psh mund të mësoni sa është depozita minimale, sa është basti minimal , si të depozitoni dhe si ti tërhiqni fondet , tarifat e faqes si dhe rregullat për bastet që do të vini, sic është prsh shuma më e madhe që mund të tërhiqni. Mësoni gjithashtu edhe kushtet për bastin falas nëqoftëse është i vlefshnëm në atë faqe.

Si te depozitojme ne kompanite e basteve?

si te depozitojme ne kompanite e basteve

Pas regjistrimit, duhet të depozitoni fonde në llogarinë tuaj përpara se të vendosni bastet.  Nëse nuk e keni bërë tashmë këtë gjatë procesit të regjistrimit, duhet të specifikoni se cila metodë pagese do të përdorni për të depozituar fondet tuaja.  Faqet pranojnë kartat e kreditit të njohura si Visa dhe MasterCard. 

Ata gjithashtu mund të pranojnë pagesa duke përdorur karta të ndryshme debiti dhe llogari në internet, si PayPal.  Në përgjithësi, çdo fitim që fitoni nga bastet do të paguhet duke përdorur të njëjtën kartë ose llogari.  Nëse krijuesi i faqes që jeni regjistruar ofron një bast falas, mund t’ju duhet të depozitoni një shumë minimale specifike.  

Si te vendosim nje bast online?

si te vendosim nje bast online

Duke ditur që egzistojnë faqe të shumta të basteve online, për të parë si të luajmë bastet online ne kemi zgjedhur faqen 22bet. Është një nga faqet më të përdorura në të gjithë botën për përdorimin dhe vendosjen e  basteve online.

Si fillim logohemi në 22bet duke futur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe klikojmë login.

Pastaj zgjedhim ndeshjen për të cilën ne do të vendosim bastin. Për të zgjedhur ndeshjen ne duhet të shkojmë në kategorinë e futbollit (soccer , në të majtë të faqes), pastaj zgjedhim kampionatin ose kompeticionin në të cilën kjo ndeshje luhet. 

Pasi zgjedhim ndeshjen do të zgjedhim dhe llojin e bastit që do të luajmë. Në të djathtë të ndeshjet kemi llojin e bastit që do të vendosim, kryesisht janë bastet e gjithë lojës (Full Time Result) 1,X ose 2. Këto 3 baste tregojnë sesi përfundon ndeshja. Nëqoftëse e vendos 1 do të thotë fiton skuadra pritëse nqs e vendos X do të thotë që ndëshja del barazim dhe 2 fiton skuadra mike. Por në vend të 1,X,2 mund të kemi dhe koeficentët përkatës për secilin kombinim që do luajmë. 

Full Time Result është mënyra më e thjeshtë e të vendosurit baste online por në baste ekzistojnë edhe kombinime të tjera, një numër mjaft i madh kombinimesh për secilin ndeshje që do të luani (kombinimet e tjera do të shpjegohen pak më poshtë).

Pasi bëjmë këtë veprim për të gjithë ndeshjet që do të vendosim duhet të vendosim shumën që do të luajmë në këtë bast. Bastet e zgjedhura shfaqen në një dritare në krahun e djathtë të ekranit. Pasi fusim shumën qe do të luajmë do të bëhet një shumëzim i shumës së futur me shumën e koeficientëve dhe del fitimi që mund të marrim plus bonuset që përfshin kompania. Pastaj klikojmë në butonin Place Your Bet dhe finalizohet vendosja e bastit. 

Sic edhe e shikojmë procesi se si te luajmë baste online është shumë i thjeshtë dhe mund të përdoret nga kushdo sipër moshës 18 vjec.

Lexo gjithashtu: Si te depozitojme para duke perdorur Neteller apo Skrill?

Kombinimet e tjera te basteve

kombinimet e basteve

Sic thamë dhe më sipër kombinimet për të vendosur një bast janë të shumta dhe do të shikojmë disa nga kombinimet më të përdorura që mund të luajmë në bastet online.

Në krahun e djathtë të cdo ndeshjë ndodhet një buton që të con tek kombinimet e mundshme për atë ndeshje.

Double Chance

Një bast Double Chance do të thotë që të vendosësh një bast me dy rezultate të mundshmë që janë: 1X fiton skuadra pritëse ose del barazim, 12 fiton skuadra pritëse ose fiton skuadra mike dhe X2 del barazim ose fiton skuadra mike. Ky kombinim është ndër më të lehtit për tu gjetur por koeficenti është shumë i vogël.

Rezultat i saktë

Një bast me rezultatin e saktë do të thotë që të gjeshë rezultatin final të ndeshjes qe do të thotë sa një bast shumë i vështirë për tu luajtur dhe koeficenti për këtë bast është shumë i lartë.

Half Time/Full Time

Ky lloj kombinimi është gjetja e rezultatit të të dyja pjesëv, pra të bësh kombinimin se sa del pjesa e parë dhe sa del pjesa e dytë. Prsh, 1/2 do të thotë që në pjesën e parë fiton skuadra pritëse por në pjesën e dytë skuadra mike e kthen rezultatin dhe merr fitoren (1-0 pjesa e parë , 1-2 mbaron loja). Është një kombinim shumë i vështirë për tu kapur por një kombinim me koeficent të mirë për tu luajtur.

Gola të shënuar

Ky lloj kombinimi është mjaft i përdorur. Mund të luash sa gola do të shënohen si në pjesën e parë ashtu dhe në të dytën por edhe në të gjithë lojën. Neqoftese bëjmë një kombinim 3+ do të thotë që në të gjithë lojën shënohën 3 ose më shumë gola, 3+ mund ta luajmë edhe në pjesën e parë që do të thotë 3 ose më shumë gola vetëm në pjesën ëe parë dhe koeficenti është akoma më i lartë por basti është më i vështirë për tu gjetur.

Rezultati  dhe golat

Një kombinim mjaft interësant është dhe rezultati final dhe galat e shënuar në ndeshjen. Psh 1/3+ do të thotë që fiton skuadra pritëse dhe shënohen 3 ose më shumë gola. 2/3+ pjesa e parë është një tjëtër kombinim që mund të bësh por probabiliteti për të zënë këtë kombinim ëahtë mjaft i vogël dhe nga kjo rrjedh që koeficenti i këtij kombinimi të jetë mjaft i lartë. 

Gol-Gol/Gol-JoGol

Gol-Gol do të thotë që të dyja skuadrat shënojnë dhe Gol-JoGol do të thotë që shënon vetëm një skuadër. Këtë bast mund ta kombinojmë edhe me rezultatet finale si dhe me golat e shënuara në ndeshje si psh GolGol/3+, 1/GolGol.

Korne

Duket si e pabesueshme por në një ndeshje mund të përcaktosh edhe numrin e korneve që mendoni se ndodhin. Kombinet e përdorura për kornet janë të shumta si psh 4+ korne në pjesën e parë ose 10+ korne në të gjithë lojen , të dyja këto kombinime kanë një koeficent të arsyeshëm dhe të mirë për ti luajtur.

Kjo është mënyra se si te luajmë baste online, një mënyrë e thjeshtë dhe mjaft e sigurtë nëqoftese jeni në një faqe të sigurt dhe jo në ndonjë faqë të rremë që përfitojnë prej mosdijes dhe mosinformimit të njerëzve rreth këtyre faqeve.

Pak a shumë kjo është e njejta metodë për të gjitha kompanitë e basteve që ekzistojnë të cilët mund ti përmendim: 22Bet, Megapari, Betwinner etj etj. 

skedina sot

Tagged with:

Leave a Comment