Ku po zhvendosen faqet e basteve, cili është fati i tyre?
Shumë faqe bastesh dhe bastore online kanë menduar paraprakisht se ku do ta zhvendosin qendrën e tyre të operimit.
Aprovimi dhe zbatimi i ligjit të ri për lojërat e fatit, kazinotë dhe pikat e basteve në terren ka filluar të japë rezultatet e para duke bllokuar shumë faqe bastesh, bastore online dhe kompani të cilat ushtrojnë këtë aktivitet. Operatorë të huaj dhe shqiptarë nuk pranohen tashmë nga IPS-të kryesore, edhe pse disa vizitorë kanë akses nëpërmjet celularit.
Tashmë shqiptarët janë në kërkim të bastit të radhës në faqe të huaja apo ato kosovare.
Masat e para
Masat e para janë marrë kundër disa shtetasve të cilët kanë improvizuar në kushte të thjeshta një ambient kazinoje me pajisje elektronike dhe baste sportive gjithashtu.
Sipas një njoftimi të Top Channel, medias më të madhe në vend, shtetasit të cilët kishin kryer këtë aktivitet ilegal janë duke u proçeduar penalisht.
Pikat e basteve në terren
Shumica e shqiptarëve tashmë nuk mund të vendosin baste në pikat e basteve në terren. Pothuajse të gjitha këto pika janë mbyllur duke u munduar me dhimbje të pranojnë realitetin e ri, i cili për disa ishte mjet fitimi, për disa të tjerë biznes, për disa hobi dhe për disa varësi e tepruar, ndërsa për disa të tjerë, tragjedi.
Në kushtet e mjerimit ekonomik, me një shtet të dobët, sigurisht që Shqipëria ka nevojë për masa të tilla, por a duhet të kishte një plan paraprak?
Ashtu siç e kemi përmendur dhe më parë në një artikull për bastet sportive dhe bastore online, në Shqipëri dhe Kosovë patjetër që duhet të kishte një plan për të parandaluar tregun e zi, i cili është përfituesi kryesor i kësaj situate. Ashtu siç edhe thënia e vjetër thotë: Në kohë krize ka fitime më të mëdha.
Vërtet ligji sundon dhe tenton të përmirësojë situatën ekonomike në vend, por qeveria në një farë mënyre duhet të kishte marrë masat e nevojshme që të mos krijojë këtë situatë kur njerëzit tashmë e kanë të vështirë të heqin dorë nga një ves apo hobi, duke mbushur kohën e tyre boshe, për shkak edhe të papunësisë së madhe që ka pllakosur vendin.
Sigurisht që masat e marra duhet të përfshijnë:
- Liçensimin dhe akreditimin e disa kompanive serioze të cilat duhet të thithin të ardhurat më të mëdha nga ky sektor.
- Bastore online të akredituara, dhe një liçensim sa më i shpejtë i operatorëve seriozë të cilët janë gati të paguajnë miliona euro për të marrë një liçensë të caktuar.
- Të eliminojë 3/4 e pikave të basteve dhe kazinove jashtë zonave të banuara.
Në mënyrë graduale qeveria shumë mirë me forcën e ligjit mund të krijojë një klimë akoma dhe më pozitive.
Bastore online në Kosovë
Meqenëse situata në Kosovë është akoma e qetë sa i përket basteve dhe bastoreve online, atëherë kompanitë kanë filluar të bëjnë transferimin e faqeve të tyre në versionin e faqeve kosovare.
Kosova akoma nuk ka një ligj të aprovuar që ndalon llotot, bastet, pikat e basteve dhe bastore online, ndaj dhe për momentin ajo është targeti, shënjestra e re.
Nga Kosova vizitorët mund të hapin faqet e basteve pa problem dhe sigurisht të afërm apo shokë mund të vendosin baste online.
Lexo: Edhe Kosova Mbyll Bastet Online dhe në Terren
Teknologjia dhe bastet sportive
Meqenëse teknologjia është në pikën e saj më të lartë të zhvillimit, sigurisht që dhe mundësitë për të aksesuar faqe të ndryshme janë të mëdha, deri edhe të paimagjinueshme. Kjo vlen jo vetëm për bastore online, por edhe për faqe të tjera në internet që janë të ndaluara për ndonjë arsye tjetër.
Si mund të hapim një faqe bastesh “të ndaluar”
Nëpërmjet shërbimit VPN të instaluar në kompjuterin tuaj, ju mund të aksesoni internetin në mënyrë të sigurtë dhe të shfletoni faqe nga më të ndryshmet. Sigurisht duke ruajtur të dhënat personale dhe pa ju cënuar privatësia.
Çfarë është VPN?
VPN quhet ndryshe Virtual Private Network
Informohu më tepër rreth shërbimit VPN!
VPN është navigimi dhe aksesimi i faqeve të ndryshme online edhe pse një shtet i caktuar i ka bllokuar. Nëpërmjet VPN ju mund të përdorni servera nga shtete të huaja dhe mund të hapni lehtësisht kompani dhe bastore online të cilat operojnë në Shqipëri, por jo vetëm.
VPN sa po vjen dhe po përdoret në masë të gjerë nga koorporatat të cilat kanë nevojë të navigojnë në mënyrë të sigurtë nëpërmjet njëri-tjetrit.
- Nga bizneset e të gjitha kategorive.
- Nga individë të cilët duan të mbrojnë të dhënat e tyre personale.
- Gjithashtu teknologjia ofron dhe mënyra të tjera, duke krijuar rilidhje të faqeve me një web-adresë të re.
Ndaj do ishte më me vend që qeveria me kohë t’i kishte marrë masat për një sulm frontal efikas të aktiviteteve të cilat nuk dihet se ku i çojnë të ardhurat nga ky biznes.
Referenca: panorama.com