Topi i Arte, lista për 2019

topi i arte

Topi i Arte prej vitesh është cmimi individual më prestigjioz që një futbollist mund të fitojë gjatë karrierës së tij.

Lista e fituesve ka në përbërje të saj emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit qysh prej vitit 1956 që ishte edicioni i parë i këtij cmimi dhe ku fituesi ishte anglezi Stanley Mathews, deri ditët e sotme ku dominanca 10-vjecare e dyshes Ronaldo-Messi u thye vitin e shkuar prej kroatit Luka Modric. 

Për sa i përket cmimit të këtij viti, ditën e hënë u publikua lista e 30 futbollistëve pretendentë për të fituar cmimin Topi i Arte 2019. Shpeshherë vitet e fundit ka qenë e lehtë të parashikohet fituesi, por këtë sezon pretendentët duket se kanë shanse më të balancuara. Teorikisht pritet që cmimi të diskutohet prej Virgil van Dijk, fitues i Ligës së Kampioneve me Liverpool dhe  Këpuca e Artë e sezonit të shkuar Lionel Messi i cili arriti të fitojë edhe ligën spanjolle me Barcelonën.

topi i arte

Cristiano Ronaldo është një tjetër favorit, por me shanse më të pakta. Portugezi luajti sezonin e tij të parë  në Serie A me fanelën e Juventus dhe arriti ta fitojë këtë kompeticion duke shëuar 21 gola për ekipin e tij. Ai arriti të triumfonte edhe me Portugalinë në Nations League, por eleminimi i hershëm nga Liga e Kampioneve i uli ndjeshëm shanset e tij për fitimin e Topit të Artë.

Në muajin Gusht, van Dijk u votua si futbollisti i vitit nga UEFA, ndërsa Messi fitoi cmimin FIFPro Best që akordohet nga FIFA. Të dy këta futbollistë pritet të jenë edhe në podiumin e Topit të Artë të shoqëruar nga Ronaldo ashtu si ndodhi edhe në cmimet e sipërpërmendura.

Ashtu si Van Dijk, Messi e Ronaldo edhe pjesa e tjetër e futbollistëve që janë pjesë e listës së nominimeve luajnë në Europë dhe nëse do ti kategorizonim sipas kampionatit ku luajnë lista do të dukej si më poshtë:

  • Premier League (Angli) – 15 
  • La Liga (Spanjë) – 7
  • Serie A (Itali) – 3
  • Ligue 1 (France) – 2
  • Eredivisie (Holandë) – 2
  • Bundesliga (Gjermani) – 1

Ndërsa në vijim paraqitet numri i futbollistëve të nominuar sipas klubeve ku luajnë:

  • Liverpool – 7
  • Man. City. – 5
  • Barcelona – 4
  • Ajax – 2
  • Juventus – 2
  • PSG – 2
  • Real Madrid – 2
  • Tottenham – 2 
  • Arsenal – 1
  • Atletico Madrid – 1
  • Bayern Munich – 1
  • Napoli – 1

Kampionati anglez dhe Liverpool kryesojnë renditjet përkatëse dhe mund të thuhet se performanca e klubeve angleze në Champions League dhe sidomos Liverpool si fitues i këtij kompeticioni, është arsyeja kryesore e numrit të futbollistëve që ato kanë në këtë listë. A do të vlejë ky kriter edhe për të përcaktuar fituesin e Topit të Artë? Kjo mbetet për tu parë…

Listën e plotë e nominimeve “Topi i Arte 2019” e publikuar nga “France Football” mund ta shihni në vijim:

topi i arte
topi i arte

Tagged with:

One Response to “Topi i Arte, lista për 2019”

Leave a Comment

Si të hapim faqet e basteve online?Kliko këtu!
+