22 BET, biggest odds Online!
Luaj

Gibraltar Betting and Gaming Association

Gibraltar Betting and Gaming Association

Çfarë është GBGA?

Gibraltar Betting and Gaming Association

Gibraltar Betting and Gaming Association është një organizëm që kujdeset për çdo gjë që ka të bëjë me bizneset e lojërave të fatit online, që zotërojnë një licensë në Gjibraltar. Shkurt GBGA, kjo shoqatë është përgjegjëse për licensimin e veprimtarisë së disa nga emrave më të njohur në industrinë e basteve dhe kumarit online. Si për shembull: Bet365, Betfair, Ladbrokes, William Hill etj. GBGA zhvillon aktivitetin e saj që prej vitit 2005, ndërsa në vitin 2013 ajo ndërroi modelin e biznesit duke u kthyer në një korporatë.

Cili është qëllimi i GBGA?

Ndër qëllimet kryesore të kësaj shoqate është të ofrojë legjislacionin e duhur për kompanitë që operojnë online të licensuara nga shteti i Gjibraltarit. Gjithashtu GBGA kujdeset që t’u ofrojë qeverive dhe organeve ligj-zbatuese sqarime të ndryshme në lidhje me industrinë e kumarit dhe politikat e shtetit të Gjibraltarit në lidhje me këtë çështje.

Pajisja me një licensë

Për operatorët e interesuar, një licensë në Gjibraltar është nga opsionet më ekonomike të mundshme në Europë. Ndër benefitet kryesore të të pasurit të kësaj license në kazinonë apo faqen tuaj të basteve janë:

  • Taksa të ulta krahasuar me vendet e tjera.
  • Reputacion i lartë për sa i përket anës ligjore.
  • Garanci nga qeveria për licensën.
  • Mundësi për të bërë tuajën një llogari si një shitës zyrtar në këtë shtet.

Por ekzistojnë kategori të ndryshme licensash që GBGA ofron. Ato kategorizohen në bazë të llojit të biznesit dhe ndahen në 4 lloje:

  1. Licensë për lojëra kazinosh (roulette, blackjack, lojëra slot etj).
  2. Licensë për baste sportive (gara me kuaj, futboll dhe sporte të tjera).
  3. Licensë për llotari.
  4. Licensë për “social gaming”.

Procesi i pajisjes me një licensë është përgjithësisht, më i thjeshtë krahasuar me ofrues të tjerë. Ai mund të zgjasë 14 deri në 90 ditë në varësi të llojit të licensës dhe materialeve që duhen verifikuar. Kostoja fillestare e një license është 30.000 paundë britanikë, por ajo mund të rritet në varësi të shërbimeve që doni të ofroni. Taksat dhe shërbimet për mirëmbajtje dhe monitorim në vazhdim janë gjithashtu të ulta. Një tjetër avantazh, sidomos për operatorët e rinj në treg.

Avantazhet për lojtarët

Në qoftë se jeni lojtar, dhe shikoni logon e GBGA ( Gibraltar Betting and Gaming Association është një organizëm që kujdeset për çdo gjë që ka të bëjë me bizneset e lojërave të fatit online ) në faqen ku po luani atëherë jeni të sigurtë. Parimi kryesor i shoqatës është të mbajë larg krimin dhe parregullsitë nga kumari online. Kjo u garanton të gjithë të apasionuarëve pas lojërave online se po luajnë në kushte të ndershme dhe të rregullta. Sigurisht kjo garanton dhe pagesat e fitimeve në kohën e tyre të caktuar nga kazinotë apo faqet e basteve, drejt konsumatorëve.

Lojtarët kanë dhe mundësinë për të bërë një ankesë në lidhje me një operator të caktuar. Por dhe në rastet kur shikojnë aktivitet që mund të jetë potencialisht i jashtëligjshëm. Ankesat nuk bëhen nëpërmjet telefonit, por nëse po luani në një faqe të licensuar nga GBGA dhe hasni një problem, mund të dërgoni një email tek gccomplaints@gibraltar.gov.gi.