Ligji për bastet sportive në Belgjikë
Ndryshe nga shtetet e tjera europiane, kumari dhe bastet sportive në Belgjikë janë përgjithësisht liberale. Në fakt shteti belg ka një histori të gjatë me lojërat e fatit. Dokumentat e zbuluara tregojnë gjurmë për ekzistencën e tij që në shekullin XIV. Specifikisht bastet dhe lojërat e fatit online janë të lejuara në Belgjikë që prej vitit 2011. Megjithatë, shumë qytetarë kërkojnë të vendosen disa kufizime mbi këtë aktivitet, në mënyrë që të mbrohen personat që kanë varësi ndaj kumarit.
Lojërat dhe kufizimet për konsumatorët
Faqet e licensuara online ofrojnë lojëra fati nga më të ndryshmet. Mjaft popullore janë bastet sportive online. Në këtë kategori hyjnë garat me kuaj, të cilat kanë qënë historikisht pjesë e traditës belge. Gjithashtu do të gjeni mjaft opsione për të vendosur baste mbi ndeshjet e futbollit. Ky sport ka pësuar një rritje popullariteti në Belgjikë, që prej performancës mjaft të mirë të ekipit të tyre kombëtar në Kupën e Botës Brazil 2014. Ju mund të vendosni baste online dhe për garat në sportin e çiklizmit. Duke qënë një sport gjithashtu mjaft popullor në Belgjikë, operatorët kryesorë ofrojnë mjaft mënyra interesante për të luajtur.
Cilat janë aplikacionet dhe website-et më të mira për bastet sportive në Belgjikë?
Në territorin belg operojnë disa nga gjigandët më të mëdhenj të industrisë së basteve online. Të gjitha kompanitë e përmendura më poshtë rankohen mjaft lartë nga lojtarët përsa i përket performancës dhe mundësive që ofrojnë. Nëse jeni rezident në territorin belg, ju keni akses në aplikacionet dhe faqet e mëposhtme:
Cilat janë kazinotë më të mira online në Belgjikë?
Lojtarët belgë kanë mundësi të zgjedhin mes opsioneve të larmishme kur vjen fjala te kazinotë online. Gati të gjitha kazinotë e mëposhtme ofrojnë lojërat më popullore si p.sh poker, baccarat, roulette, lojëra slot etj. Disa nga kazinotë online që operojnë në Belgjikë janë:
- VegasPlus Casino
- MonteCryptos
- Casino777
- Casino Extra
- WinOui Casino
Kazinotë e përmendura më sipër ofrojnë disa nga metodat e pagesave më popullore për rezidentët brenda territorit belg.
Cila është mosha minimale për të luajtur baste sportive në Belgjikë?
Lojtarët duhet të kenë parasysh se mosha minimale për t’u përfshirë në aktivitetet e lojërave të fatit në Belgjikë është 21 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm bastet e ndryshme sportive të cilat janë të aksesueshme dhe për personat që kanë mbushur 18 vjeç. Shkelja e kësaj moshe përbën gjithashtu një vepër penale në shtetin europian.
Gjithsesi legjislacioni belg nuk është shumë i qartë për masën e ndëshkimit që u jepet lojtarëve që shkelin ligjin. Legjislacioni shprehet vetëm se lojtarët që luajnë në mënyrë jo të ligjshme “mund të gjobiten” me një masë administrative.
Kushtet për kompanitë e basteve
Për të operuar një faqe bastesh apo lojërash fati online, çdo kompani duhet të jetë e pajisur me një licensë të lëshuar nga “Belgian Gaming Act”. Këto licensa në përgjithësi janë të vështira për t’u përfituar, prandaj ka dhe shumë kompani që duke shkelur ligjin vendosin të operojnë pa pasur një licensë. Gjobat për këta operatorë në raste të tilla mund të shkojnë deri në €100,000.
Problemi kryesor me kompanitë që duan të operojnë online është fakti se ato duhet të jenë të pajisura gjithashtu me një licensë për ushtrimin e aktivitetit në mënyrë fizike. Kjo gjë ka shërbyer si barrierë dhe ka penguar emra të mëdhenj si: Bet365, që të operojnë faqet e tyre online dhe në Belgjikë.
Të rejat më të fundit
Autoritetet përgjegjëse për lojërat e fatit në shtetin belg kanë lidhur një marrëveshje me autoritetet hollandeze, për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe eksperiencave. Kansspelcommissie (Autoriteti kryesor për lojërat e fatit në Belgjikë) dhe Kansspelautoriteit (Autoriteti hollandez i lojërave) kanë nënshkruar një memorandium të përbashkët me qëllim kryesor suportin e shtuar supervizor për veprimtarinë e të dyve.
Më tej, memorandiumi përfshin shkëmbimin e informacioneve të përgjithshme, praktikave më të mira, si dhe informacioneve mbi zbatimin e ligjit dhe licensimin e operatorëve. Gjithashtu palët janë zotuar të bashkëpunojnë për të luftuar krimin në industri, të mbrojnë lojtarët dhe të parandalojnë sa më shumë të jetë e mundur varësinë nga kumari.
Ky mund të shihet si zhvillim mjaft i mirë dhe për lojtarët, pasi një bashkëpunim i mëtejshëm mes palëve mund të shtrihet dhe në unifikimin e operatorëve, gjë që mund të sjellë më shumë mundësi argëtimi.
Në konkluzion
Shumë persona e konsiderojnë deri diku të suksesshme strategjinë e ndjekur nga autoritetet belge në lidhje me kumarin online. Por shumë të tjerë thonë se legjislacioni është i vjetër dhe nuk mbulon shumë gjëra në lidhje me lojërat e fatit dhe bastet në internet. Sipas burimeve, në të ardhmen, qeveria belge mund të rishikojë dhënien e licensave, duke mos pasur më si kusht për operatorët një licensë fizike.
Kjo gjë do të sillte një bum me operatorë të rinj në treg, duke shtuar kështu konkurrencën dhe rrjedhimisht edhe alternativat për konsumatorët. Por, me ardhjen e mundshme të emrave të mëdhenj të industrisë, vihet në dyshim e ardhmja e operatorëve vendas. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë.
Pyetje të shpeshta (FAQs)
Sa janë të ardhurat nga kumari në Belgjikë?
Në vitin 2010 Belgjika shënoi 122 milion euro të ardhura nga kumari. Më pas, në vitet në vijim kjo shifër pësoi një rënie të lehtë duke shënuar 114 milion euro në vitin 2016. Momentalisht, gjithnjë e më shumë, peshën kryesore të të ardhurave që gjenerohen në këtë industri në Belgjikë po e mbajnë lojërat e fatit online.
Ku mund të vendos baste sportive online?
Në Belgjikë kanë akses disa nga operatorët më prestigjozë të industrisë së basteve. Ju mund të provoni fatin tuaj me:
betFirst
Bwin Sports
22BET Sportsbook
Betway Sportsbook
Mr Green Sports
e shumë të tjerë.
A janë ligjet belge favorizuese për lojtarët?
Belgjika ka një legjislacion relativisht më liberal se vendet e tjera të Europës për lojërat e fatit. Kjo gjë përkthehet në më shumë mundësi dhe favorizime për lojtarët.
A janë kazinotë online të lejuara në Belgjikë?
Po! Në Belgjikë mund të aksesoni disa nga kazinotë më të famshme që operojnë sot online. Mes tyre janë: VegasPlus Casino, MonteCryptos, Casino777, Casino Extra, WinOui Casino.
Best Online Sportsbooks in Belgium
Vetëm për të regjistruarit e rinj
Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të bonusit përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e bonusit përpara se të luani me bonus.

Kushtet dhe rregullat e pëdorimit të ofertës përcaktohen nga kompania dhe mund të ndryshohen në cdo kohë. Kontrolloni gjithmonë rregullat e ofertave përpara se të luani me ofertë.