22 BET, biggest odds Online!
Luaj

Süper Lig

Super Lig

superlig

Super Lig është niveli më i lartë i kampionateve të futbollit në Turqi. Në të kanë marrië pjesë 18 skuadra deri sezonin e shkuar, por këtë sezon numri i tyre u rrit në 21. Kjo ndodhi për shkak se federata vendosi që në fund të kampionatit  të shkuar mos të kishte rënie në kategorinë e dytë. Megjithatë në fund të këtij sezoni 4 skuadra do të rrëzohen dhe 3 do të ngjiten në Super Lig. Kështu sezoni futbollistik 2021-22 do të ketë 20 skuadra në përbërje të kampionatit turk.

Për sa i përket kualifikimeve për në kompeticionet Europiane, skuadra kampione kualifikohet për në fazën e grupeve të UEFA Champions League. Skuadra e vendit të dytë merr pjesë në raundet kualifikuese të Champions League. Ndërsa vendi i tretë, i katërt dhe fituesi i Kupës së Turqisë marrin pjesë në raundet kualifikuese të Europa League.

Skuadrat më të njohura që marrin pjesë në Super Lig janë Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas. Këto skuadra kanë fituar përkatësisht 22, 19 dhe 15 tituj kampionë. Të tjera skuadra që e kanë provuar fitimin e titullit kampion në Turqi janë Trabzonspor me 6 tituj dhe Istanbul Basaksehir dhe Bursaspor me nga 1.

Sezonin e shkuar ishte pikërisht Istansbul Basaksehir që arritën të fitonin titullin e parë të tyre. Kjo ishte padiskutim arritja më e madhe në historinë e klubit dhe vijoi me pjesëmarrjen e tyre në edicionin 2020-21 të Champions League.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve turke të futbollit është sulmuesi i mirënjohur Hakan Sukur. Sukur, i cili ka luajtur edhe me fanellën e Inter në Serie A, ka shënuar 249 gola në 489 takime në kampionatin turk. Ndërsa rekordi për më shumë paraqitje mbahet nga Oguz Cetin me 503 të tilla.