Pasqyrë e përgjithshme për bastet online në Kosovë
Që prej vitit 2019, lojërat e fatit dhe bastet online në Kosovë janë të ndaluara me ligj. Vendimi ekstrem erdhi pas ngjarjes që shkaktoi mjaft bujë, ku dy persona humbën jetën brenda një kazinoje si pasojë e një konflikti. Kjo gjë, por dhe arsye të tjera politike bënë që qeveria e Kosovës të votonte unanimisht për ndalimin e lojërave të fatit në vend. Kosova bëhet kështu shteti i vetëm në Europë me një legjislacion kaq strikt, ku gati çdo gjë që lidhet me lojërat e fatit dhe bastet online është e ndaluar me ligj. Përjashtim bën vetëm llotaria kombëtare. E ashtuquajtura “Llotaria e Kosovës” e cila sigurisht zotërohet nga shteti ende vazhdon të operojë në vend.
Opsionet e mundshme për lojtarët
E vetmja alternativë për konsumatorët që dëshirojnë të luajnë online nga ky vend janë kompanitë e huaja. Ekzistojnë mjaft emra të njohur të kësaj industrie që pranojnë lojtarë nga Kosova. Mes tyre: Melbet, Bet365 , Betsson Sports etj. Teknikisht kjo konsiderohet e jashtëligjshme, por lojtarët nuk procedohen gati asnjëherë nga ligji. Madje shumë nga faqet e këtyre operatorëve të huaj nuk janë të bllokuara për t’u aksesuar në Kosovë. Ndërsa ato që kanë IP të bllokuar, mund të aksesohen shumë lehtë me një shërbim VPN.
Por ky ndalim i përgjithshëm i kumarit në Kosovë mund të rezultojë në një bum të lojërave online në këtë vend. Tani që shtetasit kosovarë nuk kanë më mjedise fizike për t’u argëtuar, shumë prej tyre mund të orientohen drejt kompanive të huaja online.
Ndryshimet në ligj
Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve në ligjin për kazinotë online. Në mënyrë shumë logjike, përderisa ekziston një problem në lidhje me sigurinë e sallave të lojërave, kalimi online do ishte zgjidhja më e mirë. Duke marrë parasysh dhe prespektivën pro europiane të Kosovës, ky ndryshim pritet të jetë thjesht një çështje kohe. Kjo pasi një ndalim total i lojërave të fatit bie ndesh me politikat e Bashkimit Europian për tregtinë e lirë dhe konkurrencën.
Ky ndalim i kumarit ka rezultuar dhe në humbje të konsiderueshme ekonomike për arkat e shtetit në Kosovë. 4000 persona kanë ngelur të papunë dhe rreth 400 biznese janë mbyllur. 306 prej të cilave ishin pika bastesh sportive. Këto shifra zyrtare mendohet se janë akoma dhe më të larta në realitet.
Në konkluzion
Në konkluzion, i vetmi opsion i ligjshëm për të luajtur lojërat fatit dhe bastet online në Kosovë është Llotaria Kombëtare. Ajo ju jep mundësinë e disa lojërave si lloto, keno etj. Biletat e llotarisë mund t’i blini lehtësisht në internet. Por, nëse doni të luani lojëra “slot”, poker online, baste sportive në internet apo lojëra të tjera të këtij lloji, opsioni juaj i vetëm janë faqet e huaja të palicensuara. Navigimi në këto faqe, megjithëse teknikisht i jashtëligjshëm nuk ka rezultuar në penalitet për ndonjë shtetas kosovar deri më sot. Kjo pasi qeveria ka drejtuar më së shumti shënjestrën e ligjit anti-kumar drejt kompanive që operonin në treg.