Ligji për bastet online në Shqipëri
Legjislacioni strikt
Kumari i çdo forme dhe bastet online në Shqipëri janë të ndaluara me ligj. Shqipëria, së bashku me Kosovën janë sot, dy nga shtetet me legjislacionin më strikt për sa i përket lojërave të fatit dhe basteve online në Europë.
Për një kohë mjaft të gjatë, operatorët e lojërave të fatit ishin të lejuar të zhvillonin aktivitetin e tyre në Shqipëri. Kjo përfshinte dhe faqet e huaja. Por duke marrë parasysh ekonominë e dobët si dhe shumat e mëdha të parave që po dilnin jashtë territorit të Shqipërisë, qeveria ndryshoi qëndrim. Me anë të një vendimi zyrtar autoritetet ndaluan çdo formë të lojërave të fatit dhe basteve online. Duke përfshirë dhe faqet e operatorëve të huaj.
Situata në vitin 2019 u komplikua dhe më shumë për operatorët që operojnë në mënyrë fizike. Sipas ligjit të ri pikat e basteve, kazinotë dhe sallat e lojërave janë të ndaluara të operojnë pranë qëndrave urbane. Ato lejohen vetëm pranë rezorteve turistike si p.sh hoteleve. Edhe në këto raste, kufizimet janë të shumta.
Të gjitha këto ligje dhe kufizime e kanë bërë Shqipërinë një vend jo të përshtatshëm për të apasionuarit e basteve dhe lojërave të fatit online. Sigurisht dhe licensimi i kompanive të reja është një proces që ka ndaluar.
Opsionet për konsumatorët
I vetmi opsion i sigurt dhe i licensuar nga autoritetet në Shqipëri është Llotaria Kombëtare. Ajo vjen nën emrin e gjigandit të njohur të lojërave Novomatic, dhe ka një licensë për të operuar të paktën deri në vitin 2022.
Në qoftë se doni të luani lojëra online të tipit “slot”, poker online, baste sportive apo kazino në internet dhe të tjera lojëra fati, i vetmi opsion që keni është të aksesoni një nga faqet e operatorëve të huaj. Por, duke qënë se shumica prej tyre kanë IP të bllokuar nga qeveria do t’ju duhet një shërbim VPN. Shumë operatorë të huaj pranojnë lojtarë nga Shqipëria dhe madje ofrojnë dhe metoda pagesash që suportohen brenda këtij territori. Mes tyre: Neteller, Skrill, Visa, Mastercard, Wire Transfer etj.
Megjithëse teknikisht e paligjshme, ende nuk ka raste të raportuara ku qeveria shqiptare ka ndjekur penalisht individët që luajnë në këto faqe. Zakonisht penalitetet e ligjit zbatohen ndaj operatorëve që operojnë në mënyrë ilegale dhe organizojnë lojëra fati të palicensuara.
E ardhmja e lojërave online
Këto ligje nuk pritet të ndryshojnë së shpejti. Por, ajo që mund të presim është mbase një monopol i shtetit për lojërat e fatit dhe bastet online në Shqipëri. Megjithëse interesi publik mbetet i lartë, kjo gjë ende nuk është implementuar. E vetmja gjë që mund të bëni sot nëse jeni rezident në Shqipëri dhe doni të luani lojëra fati dhe baste online është të navigoni në një nga faqet e huaja që ofrojnë shërbim për shtetasit shqiptarë. Zakonisht këto faqe kanë reputacion të mirë, por nëse hasni një problem apo diçka u ndodh parave tuaja, fatkeqësisht autoritetet shtetërore nuk mund t’ju vijnë në ndihmë. Prandaj ju këshillojmë të jeni të kujdesshëm.