22 BET, biggest odds Online!
Luaj

EURO 2021

UEFA EURO 2021

UEFA EURO 2020

UEFA EURO 2021

Rubrika më e re e cila do të mbulojë të gjitha zhvillimet më të fundit të kampionatit të shumëpritur “UEFA EURO 2021“.

Kampionati Evropian i Futbollit UEFA, i njohur zakonisht si Kampionati Evropian, është një kompeticion futbollistik i cili mbahet midis ekipeve kombëtare profesioniste të meshkujve, të cilët janë anëtarë të Bashkimit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA), duke përcaktuar edhe kampionin kontinental të Evropës. Fillimisht kompeticioni u quajt Kupa e Kombeve Evropiane, dhe më pas e ndryshoi emrin në aktualin në vitin 1968.

Ai është zhvilluar çdo katër vjet që nga viti 1960, me përjashtim të vitit 2020, kur u shty për shkak të pandemisë COVID-19 në Evropë. UEFA Euro 2020, që do të mbahej në 12 qytete në 12 shtete të UEFA-s, ishte planifikuar të zhvillohej nga 12 Qershori deri në 12 Korrik 2020. Më 17 Mars 2020, UEFA njoftoi se turneu do të shtyhej me një vit për shkak të pandemisë, dhe propozoi që ai të zhvillohej nga 11 qershori deri në 11 korrik 2021. Kompeticioni e ruajti përsëri emrin “UEFA Euro 2020”, dhe në të do të përdoret për herë të parë sistemi VAR.

Turneu i UEFA Euro 2020 po organizohet në disa shtete për të festuar 60-vjetorin e krijimit të tij. Për shkak se ka kapacitetin më të madh, Wembley Stadium në Londër është planifikuar që të presë gjysmëfinalet dhe finalen, dhe kjo po ndodh për herë të dytë, pasi e ka bërë këtë më parë në kampionatin e 1996-tës. Stadio Olimpico në Romë u zgjodh për të pritur ndeshjen hapëse, në të cilën Turqia përballet me vendasit, Italinë.

Kampionati i mëparshëm, i organizuar në Francë në vitin 2016, u fitua nga Portugalia, e cila mundi Francën në finale, pas kohës shtesë, me rezultatin 1–0. Gjithashtu, kjo finale pati mesatarisht 284 milion shikues, dhe është loja e dytë më e ndjekur në historinë e turneut evropian, pasi vendin e parë e mban finalja e Euro 2012, e cila u shikua nga një audiencë globale me rreth 300 milion njerëz.

Historia e UEFA

Ideja për një kampionat të përbashkët futbollistik Evropian u propozua fillimisht nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Franceze të Futbollit, Henri Delaunay, në vitin 1927, por kjo gjë u konkretizua në vitin 1958, tre vjet pas vdekjes së Delaunay. Në nder të Delaunay, trofeu i akorduar mban emrin e tij. Kompeticioni i vitit 1960 u mbajt në Francë dhe pati vetëm katër ekipe që garonin në finale, pas fazës eliminatore, nga 17 që morën pjesë gjithsej. Ai u fitua nga Bashkimi Sovjetik, i cili mundi Jugosllavinë 2–1 në një finale të tensionuar në Paris. Nga 17 skuadrat që hynë në turneun kualifikues, mungesa të dukshme ishin Anglia, Hollanda, Gjermania Perëndimore dhe Italia.

Në vitin 1964, Spanja organizoi turneun e ardhshëm, i cili pati një rritje të pjesëmarrësve në fazën e kualifikimit, me 29 shtete. Vendasit (Spanja) mundën titullarët, Bashkimin Sovjetik, 2–1 në Santiago Bernabéu Stadium, Madrid.

Në vitin 1980, kampionati u zgjerua me 8 ekipe që garonin në finale, pas fazës eliminatore, i cili u mbajt në Itali. Më pas, në vitin 1996, ai u zgjerua me 16 të tillë dhe u mbajt në Angli. Duke u zgjeruar përfundimisht me 24 ekipe (si në ditët e sotme), në vitin 2016. Në vitin 2007, Shoqata e Futbollit e Irlandës dhe Shoqata e Futbollit Skocez propozuan zgjerimin e turneut me 24 ekipe, i cili më vonë, në Shtator 2008, u konfirmua edhe nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Por, nga 54 shoqata anëtare të UEFA-s, tre shtete, përfshirë Anglinë dhe Gjermaninë, kundërshtuan zgjerimin.

Më 28 maj 2010, UEFA njoftoi se Euro 2016 do të organizohej nga Franca. UEFA Euro 2016 ishte e para që do të kishte 24 ekipe në finale. Kjo ishte hera e tretë që Franca organizonte turneun. Portugalia, e cila u kualifikua në fazën e nokautit (play-off), pavarësisht se u rendit e treta në grupin e saj, e fitoi kampionatin duke mundur ekipin organizator, Francën, e cila ishte favorit. Ndeshja përfundoi 1–0 në finale, falë një goli të Eder në minutën e 109-të. Cristiano Ronaldo, sulmuesi portugez me famë botërore, doli nga loja për shkak të një dëmtimi në minutën e 25-të. Kjo ishte hera e parë që Portugalia fitonte një kompeticion kaq të rëndësishëm.

Në turneun e 2020-tës, u propozuan tre oferta, duke përfshirë një ofertë nga Turqia, një ofertë të përbashkët nga Republika e Irlandës, Skocia e Uellsi, dhe një ofertë e përbashkët nga Gjeorgjia dhe Azerbajxhani. Megjithatë, në dhjetor 2012, UEFA njoftoi se Euro 2020 do të organizohej në disa qytete në shtete të ndryshme të Evropës, me gjysmëfinalet dhe finalet që do të luheshin në Londër. Shtetet u përzgjodhën dhe u njoftuan nga UEFA në 19 Shtator 2014.

Sidoqoftë, Brukseli u hoq nga lista  si një qytet pritës në 7 Dhjetor 2017 për shkak të vonesave të ndërtimit të Eurostadiumit. Më 17 Mars 2020, UEFA njoftoi se UEFA Euro 2020 do të vonohej edhe me një vit për shkak të pandemisë COVID-19 në Evropë dhe propozoi që ajo të zhvillohej nga data 11 Qershor deri më datën 11 Korrik 2021. 

Trofeu i UEFA

trofeu i UEFA
Trofeu aktual i UEFA Euro 2020 / romeing

Trofeu Henri Delaunay, i cili i jepet skuadrës fituese të Kampionatit Evropian, e ka marrë emrin në nder të Henri Delaunay, Sekretari i parë i Përgjithshëm i UEFA-s, i cili propozoi idenë e një kampionati Evropian, por vdiq pesë vjet para turneut të parë në vitin 1960. Djali i tij, Pierre, u mor me krijimin e trofeut. Që nga fillimi i kompeticionit, ky trofe i është dhënë ekipit fitues që ata ta mbajnë për katër vjet, deri në turneun tjetër. Më parë, trofeu kishte të gdhendura në pjesën e përparme fjalët “Coupe d’Europe”, “Coupe Henri Delaunay” dhe “Championnat d’Europe”, ndërsa në pjesën e pasme ishte i gdhendur një djalë duke zhongluar topin.

Në 2008-tën, Trofeu Henri Delaunay u rimodelua për ta zmadhuar, pasi ky trofe u vu në hije nga trofetë e tjerë të UEFA-s, siç është Kupa e Kampionatit Evropian për Klube. Trofeu i ri, i cili është prej argjendi të pastër, tani peshon 8 kilogramë dhe është 60 centimetra i lartë, duke qenë 2 kilogramë më i rëndë dhe 18 më i lartë se i vjetri. Bazamenti i mermerit që shërbente si bazë është hequr. Bazamenti i ri i argjendtë u zmadhua për ta bërë atë më të qëndrueshëm. Emrat e vendeve fituese që ishin shfaqur në pllakat e ngjitura në bazament tani janë gdhendur në pjesën e pasme të trofeut, nën fjalën “Coupe Henri Delaunay”, dhe janë shkruar në anglisht, jo në frëngjisht si në paraardhësin e tij. Çuditërisht, shteti fitues i vitit 1972 dhe 1980, Gjermania Perëndimore, është shkruar si shteti pasardhës i tij, “Gjermania”.

Lojtarët dhe trajnerët e ekipit fitues dhe ekipit nënkampion marrin përkatësisht medalje ari dhe argjendi. Çdo shoqatë që garon në turneun përfundimtar merr një pllakë përkujtimore. Secili gjysmë-finalist  humbës, si dhe çdo finalist, marrin një pllakë dedikuese. Megjithëse nuk ka më një play-off për vendin e tretë, UEFA vendosi në edicionin e 2008-tës për t’i dhënë humbësve të gjysmëfinaleve (Turqi dhe Rusi) medalje bronzi për herë të parë, dhe bëri të njëjtën gjë në vitin 2012, në të cilin Gjermania dhe Portugalia morën medalje bronzi. Sidoqoftë, UEFA vendosi që humbësit e gjysmëfinaleve nuk do të merrnin më medalje nga edicioni i vitit 2016 e tutje. Medaljet e bronzit ishin dhënë më parë për fituesit e play-offit të vendit të tretë, e fundit e të cilave u mbajt në 1980-tën.

Shtyrja e UEFA Euro 2020 për shkak të pandemisë COVID-19 

Në fillim të vitit 2020, pandemia e COVID-19 në Evropë ngriti shqetësime në lidhje me ndikimin e saj të mundshëm tek lojtarët, stafi dhe turistët e qyteteve pritëse të turneut. Në Kongresin e UEFA-s, në fillim të Marsit, presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin tha se situata mund të përballohej, ndërsa sekretari i përgjithshëm Theodore Theodoridis deklaroi se UEFA po mbante kontakte me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe qeveritë kombëtare në lidhje me koronavirusin. Por më vonë, situata u përkeqësua dhe shumë ndeshje filluan të zhvilloheshin pa tifozë. Nga data 13 Mars 2020, ndeshjet e ardhshme eliminatore të UEFA-s u shtynë, ndërsa ligat kryesore evropiane u pezulluan, duke përfshirë Bundesligën, La Liga, Ligue 1, Premier League dhe Serie A

Më 17 Mars 2020, UEFA mbajti një videokonferencë me përfaqësuesit e 55 shoqatave të saj anëtare dhe bordet e Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe Ligave Evropiane, për të diskutuar rreth shpërthimit të pandemisë dhe për të vendosur për të ardhmen e UEFA Euro 2020. Gjatë takimit, UEFA njoftoi se turneu do të shtyhej për në vitin pasardhës, duke propozuar që ai të zhvillohej nga data 11 qershor deri në datën 11 korrik 2021. Shtyrja lejoi që të ulej presioni mbi shërbimet publike në vendet e prekura, duke krijuar gjithashtu hapësirë ​​në kalendarin e ndeshjeve për ligat vendase evropiane, të cilat ishin pezulluar dhe nuk i kishin përfunduar sezonet e tyre. Të nesërmen, Byroja e Këshillit të FIFA-s miratoi ndryshimin e datës në Kalendarin Ndërkombëtar të Ndeshjeve FIFA. Më 23 Prill 2020, UEFA konfirmoi se turneu do të njihej ende si UEFA Euro 2020. 

Në maj të vitit 2020, Čeferin deklaroi se UEFA Euro 2020 do të zhvillohej në dymbëdhjetë qytetet pritëse të përzgjedhura. Sidoqoftë, ai nuk përjashtoi mundësinë e zvogëlimit të numrit të qyteteve, pasi tre qytete organizatore nuk ishin të sigurt nëse ndeshjet mund të mbaheshin sipas orarit të ri. Vendet e turneut dhe orari i ndeshjeve u shqyrtuan nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s gjatë takimit të tyre më 17 qershor 2020. Gjatë takimit, UEFA konfirmoi që të dymbëdhjetë vendet pritëse origjinale do të qëndronin si të tilla për turneun në vitin 2021. Gjithsesi, Čeferin deklaroi më vonë, në tetor 2020, se ishte ende e mundur që turneu të zhvillohej në më pak se dymbëdhjetë vendet pritëse të planifikuara. Në muajin pasues, UEFA deklaroi se “synon të mbajë UEFA Euro 2020 në formatin dhe vendet e konfirmuara në fillim të këtij viti dhe ne po punojmë ngushtë me të gjitha qytetet pritëse për përgatitjet”.

Gjithashtu, u njoftua se secili vend pritës po diskutonte me UEFA-n dhe autoritetet lokale shëndetësore nëse vendi mund të organizonte ndeshje me kapacitet të plotë, midis 100% dhe 50% kapacitet, me 33% kapacitet ose pa tifozë fare. Secilit qytet pritës iu kërkua të hartonte dy ose tre plane nga të katër opsionet. Kufizimet mund të përfshijnë që të lejohen në ndeshje vetëm spektatorët vendas. Një vendim përfundimtar do të merret më 5 Mars 2021. 

Në një intervistë gjatë Vitit të Ri 2021, Čeferin tha, “Vaksinimi ka filluar dhe mendoj se do të jemi në gjendje të kemi një deklaratë të plotë gjatë verës. Tani për tani, plani është që të luajmë në të dymbëdhjetë vendet pritëse. Sigurisht, ka mundësi rezervë në rast se një vend ka një problem. Ne jemi të gatshëm të organizojmë ndeshje në njëmbëdhjetë, dhjetë ose nëntë qytete … dhe madje edhe vetëm në një vend, nëse është e nevojshme.

Sidoqoftë, unë jam 99,9 përqind i sigurt se do të kemi Kampionatin Evropian në të  dymbëdhjetë qytetet , siç ishte planifikuar.” Më 27 Janar 2021, UEFA u takua me shoqatat pritëse për të diskutuar çështje operacionale dhe riafirmoi se turneu do të mbahej në të dymbëdhjetë qytetet. Afati i fundit për vendet pritëse për të paraqitur planet e tyre të kapacitetit të stadiumit u zhvendos në fillim të prillit. UEFA njoftoi të nesërmen se Daniel Koch, ish-shefi i sëmundjeve ngjitëse në Zyrën Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës, do të shërbente si këshilltar mjekësor i UEFA Euro 2020 për çështjet që lidhen me pandeminë COVID-19.

Ekipet e kualifikuara

Nga 24 ekipe që u kualifikuan për në turneun e UEFA Euro 2020, 19 ekipe po rikthehen nga edicioni i 2016-tës. Midis tyre janë Belgjika dhe Italia, të cilët arritën kualifikim perfekt (10 fitore në 10 ndeshje). Finlanda dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë debutimin e tyre (pjesëmarrja e parë) në Kampionatin Evropian, pasi asnjëherë nuk janë kualifikuar më parë në këtë turne madhështor.

Skocia, një bashkë-organizatore e turneut, arriti kualifikimin e saj për herë të parë në një kompeticion prestigjoz që nga koha e Kupës së Botës 1998, dhe Evropianit të parë në vitin 1996. Hollanda dhe Danimarka rikthehen pas mospjesëmarrjes në 2016-tën, me Hollandezët që marrin pjesë për herë të parë që nga Kupa e Botës 2014. Gjithashtu, edhe Austria, Hungaria, Sllovakia dhe Uellsi arritën për herë të parë kualifikimin në Kampionatit Evropian. Greqia, kampionia e 2004-ës, nuk arriti të kualifikohej, duke humbur kampionatin e tyre të dytë radhazi. Shqipëria, Islanda, Irlanda e Veriut, Republika e Irlandës dhe Rumania nuk arritën të kualifikohen, pas paraqitjes së kënaqshme në vitin 2016. 

Nga dymbëdhjetë vendet pritëse, shtatë arritën të kualifikoheshin direkt për turneun, ndërsa Hungaria dhe Skocia u kualifikuan përmes play-off-it. Republika e Irlandës dhe Rumanisë u eliminuan në gjysmëfinale të play-off-it, dhe Azerbajxhani u eliminua pas fazës kualifikuese të grupeve. 

Tabela e ekipeve të kualifikuara

EkipiGrupi i kualifikimitData e kualifikimitPjesëmarrja në turnetë e mëparshëm
BelgjikaFitues I grupit I 10 Tetor 2019(1972, 1980, 1984, 2000, 2016)
ItaliaFitues i grupit J12 Tetor 2019(1968, 1980, 1988, 1996, 2000, 2004,2008, 2012, 2016)
RusiaVendi i dytë në grupin I13 Tetor 2019(1960, 1964, 1968, 1972, 1988, 1992, 1996, 2004, 2008, 2012, 2016)
PoloniaFitues i grupit G13 Tetor 2019(2008, 2012, 2016)
UkrainaFitues i grupit B14 Tetor 2019(2012, 2016)
SpanjaFitues i grupit F15 Tetor 2019(1964, 1980, 1984, 1988, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016)
FrancaFitues i grupit H14 Nëntor 2019(1960, 1984, 1992, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016)
TurqiaVendi i dytë në grupin H14 Nëntor 2019(1996, 2000, 2008, 2016)
AngliaFitues i grupit A14 Nëntor 2019 (1968, 1980, 1988, 1992, 1996, 2000, 2004, 2012, 2016)
ÇekiaVendi i dytë në grupin A14 Nëntor 2019(1960, 1976, 1980, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016)
FinlandaVendi i dytë në grupin J15 Nëntor 2019 (nuk ka marrë pjesë më parë)
SuediaVendi i dytë në grupin F15 Nëntor 2019(1992, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016)
Kroacia Fitues i grupit E16 Nëntor 2019 (1996, 2004, 2008, 2012, 2016)
AustriaVendi i dytë në grupin G16 Nëntor 2019(2008, 2016)
HollandaVendi i dytë në grupin C 16 Nëntor 2019(1976, 1980, 1988, 1992, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012)
GjermaniaFitues i grupit C16 Nëntor 2019(1972, 1976, 1980, 1984, 1988, 1992, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016)
PortugaliaVendi i dytë në grupin B17 Nëntor 2019(1984, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016)
ZvicraFitues i grupit D18 Nëntor 2019(1996, 2004, 2008, 2016)
Danimarka Vendi i dytë në grupin D18 Nëntor 2019(1964, 1984, 1988, 1992, 1996, 2000, 2004, 2012)
UellsiVendi i dytë në grupin E19 Nëntor 2019(2016)
Maqedonia e VeriutFitues me play-off i grupit D12 Nëntor 2020(nuk ka marrë pjesë më parë)
Hungaria Fitues me play-off i grupit A 12 Nëntor 2020(1964, 1972, 2016)
SllovakiaFitues me play-off i grupit B12 Nëntor 2020(2016)
SkociaFitues me play-off i grupit C12 Nëntor 2020(1992, 1996)

Lajme UEFA Euro 2021

GettyImages 1472253978 scaled
Trajneri aktual i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, ka firmosur një rinovim kontrate me Federatën Gjermane të Futbollit, deri pas botërorit të vitit 2026. Nagelsmann u …
Base All Matches Resized
Argentina vs Costa Rica Fiton Argentina Koeficient 1.22 Kombëtarja e Argjentinës ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit. Argjentinasit vijnë në këtë sfidë pas …
Base All Matches Resized
Ukraine vs Iceland Fiton Ukraine Koeficient 1.49 Ukraina ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit dhe është favorite për të mposhtur Islandën, në sfidën …

ASa kushtojnë biletat për Euro 2021?

Bileta më e lirë kushton 50 EUR dhe më e shtrenjta arrin deri në 900 EUR.

Në cilin vend do të zhvillohet UEFA Euro 2021?

UEFA EURO 2021 do të zhvillohet në 12 shtete të renditur si më poshtë:
Amsterdam
Baku
Bilbao
Bucharest
Budapest
Copenhagen
Dublin
Glasgow
London
Munich
Rome
Saint Petersburg

Kur fillon UEFA 2021?

Kampionati fillon më datë 11 Qershor dhe përfundon më datë 11 Korrik 2021.

Ku do të mbahet finalja e UEFA Euro 2021?

Finalja do të mbahet në Wembley Stadium.