Ligji për bastet online në Norvegji
Faqet e licensuara
Në vështrimin e parë, legjislacioni mbi lojërat e fatit dhe bastet online në Norvegji duken mjaft strikte. Në Norvegji ekzistojnë vetëm dy faqe të licensuara për baste dhe kumar online. Këto dy faqe janë Norsk Rikstoto për gara me kuaj, dhe Norsk Tipping për llotari, poker online, keno etj. Kjo e fundit zotërohet 100% nga qeveria dhe ka mjaft kufizime për sa i përket shumave që mund të luani apo orareve. Pra mund të thuhet se opsionet e licensuara janë të pakta dhe nuk ofrojnë larmishmëri për konsumatorët.
Kompanitë që operojnë “offshore”
Megjithatë situata në realitet është shumë ndryshe. Pavarësisht ligjeve të rrepta dhe mungesës së operatorëve, norvegjezët e kanë gjetur zgjidhjen për të luajtur lojëra fati online. Dhe zgjidhja janë kompanitë “offshore”. Ka me qindra faqe të tilla që operojnë dhe janë të aksesueshme në territorin norvegjez. Këto kompani “offshore” jo vetëm pranojnë lojtarë nga Norvegjia, por në disa raste dhe procesojnë transaksione në monedhën vendase. Kjo, për t’ua bërë më të lehtë eksperiencën lojtarëve.
Por a nuk janë këto faqe të jashtëligjshme? Teknikisht ekspertët e ligjit mund t’i etiketojnë këto faqe si ilegale, por ato operojnë në përputhje të plotë me ligjin, në shtetin tek i cili figurojnë të regjistruara. Gjithashtu për konsumatorin nuk ekziston asnjë lloj rreziku ligjor në qoftë se zgjedhin të luajnë në këto biznese “offshore”. Kjo pasi ligjet që ndalojnë këto kompani ekzistojnë vetëm në dokumentet zyrtare, dhe qeveria nuk i ka kushtuar rëndësi zbatimit të tyre në praktikë.
I vetmi problem që mund të hasni kur luani në faqen e një kompanie “offshore” është metoda e pagesave. Disa banka dhe ofrues shërbimesh për pagesa elektronike mund të mos procesojnë transaksionet që vijnë nga këto faqe. Por gjithsesi opsionet nuk mungojnë.
Mosha minimale
Pavarësisht faqes ku zgjidhni të luani gjithmonë duhet të respektoni moshën minimale për të luajtur kumar. Në Norvegji kjo moshë është 18 vjeç dhe shkelja e këtij rregulli shoqërohet me penalitete të parashikuara në ligj. Përjashtimi i vetëm bëhet për lojërat “gërvisht dhe fito”, të cilat mund t’i blejë kushdo, pa asnjë kufi moshe.
Në konkluzion
Pra si përfundim, ligjet nuk pasqyrojnë vërtet realitetin në Norvegji. Ju keni mundësi të zgjidhni mes qindra operatorëve të huaj që ofrojnë baste dhe lojëra fati online. Sigurisht duke marrë parasysh dhe rrezikun, pasi në rast se humbni paratë tuaja apo bini pre e mashtrimeve, organet e shtetit dhe ligji nuk mund të mbrojnë të drejtat tuaja.
Një fakt interesant është se Norvegjia mban sot vendin e tretë në Europë për normën më të lartë të të luajturit kumar. Fakt që tregon dhe një herë se ligjet strikte nuk janë në të vërtetë një pengesë për të apasionuarit e fushës.
Në shtetin nordik po diskutohet gjithnjë e më shumë për legalizimin e veprimtarisë së operatorëve të huaj. Kjo pasi kumari online është gjithsesi mjaft i përhapur dhe në ditët e sotme. Një legalizim do të përkthehej në regjistrimin e kompanive të reja dhe në të ardhura shtesë nga taksat. Gjithashtu do të ofronte një treg më kompetitiv dhe më shumë opsione të sigurta për konsumatorët.