Ligji për bastet online në Gjermani
Ligji për bastet online në Gjermani aktualisht mund të konsiderohet një ligj mjaft strikt për sa i përket lojërave të fatit dhe basteve online. Për operatorët e kësaj industrie, marrja e një license për të operuar online është shumë e vështirë. Gati e pamundur në rastin e kazinove dhe pokerit online. Në të gjithë Gjermaninë operojnë jo më shumë se 24 operatorë për kumar dhe baste online. Të gjitha këto kompani janë të vendosura në shtetin e Schleswig-Holstein.
Gjithsesi popullariteti i basteve online në këtë vend është mjaft i lartë. Për më shumë asnjë qytetar gjerman nuk është futur në telashe për një bast ose një lojë që ka luajtur në internet. Përgjithësisht ligjet janë të ashpra me operatorët e këtyre shërbimeve, duke u ndaluar atyre të drejtën për të zhvilluar aktivitetin e tyre.
Por në lidhje me këtë situatë pritet të ketë ndryshime. Në vitin 2021 pritet të hyjnë në fuqi ligje më liberale për kumarin (si fizik ashtu dhe online). Gjithsesi këto ndryshime ende nuk janë miratuar.
Ku të luani nëqoftëse jetoni në Gjermani?
Në qoftë se jetoni në Gjermani dhe doni të luani baste online, duhet të kërkoni për kompani me baza jashtë shtetit. Kompanitë që nuk janë të regjistruara në Gjermani, por i kanë bazat diku tjetër, mund të pranojnë lojtarë dhe nga ky vend. Kjo pasi ligji gjerman nuk aplikohet për to. Por mosha minimale për të luajtur kumar online gjithmonë duhet respektuar. Në Gjermani kjo moshë është 18 vjeç.
Gjithashtu duhet të keni parasysh se në qoftë se jeni duke luajtur në faqe bastesh “offshore” dhe diçka u ndodh parave tuaja, ju nuk jeni të mbrojtur nga ligji gjerman. Kjo pasi edhe pse kompanitë “offshore” kanë mundësi të ofrojnë shërbim për shtetasit gjermanë, ato nuk njihen nga ligji. Prandaj në qoftë se nuk keni siguri mbi kompaninë në të cilën po luani, është më mirë të provoni fatin në ato pak biznese të licensuara.
Një tjetër faktor që e bën legjislacionin gjerman jo shumë të parashikueshëm lidhur me bastet online është dhe rrjedha e ndryshimeve të fundit. Duke qenë se 16 shtete kanë bazën e tyre të veçantë ligjore, shpesh herë ajo bie në kundërshtim me rregullat e qeverisë qëndrore. Një tjetër detaj mjaft interesant është se guvernatorët përkatës që janë në krye të shteteve, në jo pak raste, nuk kanë denjuar të hedhin poshtë ose të ndryshojnë komplet ligjet e miratuara nga paraardhësi i tyre.
Në lidhje me këto ligje ka pasur dhe përplasje mes Gjermanisë dhe Bashkimit Europian. BE ka kritikuar Gjermaninë për ligjet strikte, duke thënë se ato shkelin parimet e konkurrencës dhe biznesit të lirë. Për momentin asgjë nuk ka ndryshuar, por në vitin e ardhshëm mund të shikojmë një Gjermani më liberale për sa i përket lojërave të fatit dhe basteve online.
Disa ndryshime të parashikuara në legjislacionin e mundshëm të vitit 2021 janë këto:
- Lejimi i pokerit dhe lojërave “slot” online.
- Ndryshimi i kërkesave ndaj operatorëve për marrjen e një license për të ushtruar aktivitetin e kumarit online.
- Lejimi i basteve sportive në internet, jo vetëm mbi rezultatin e lojës por dhe mbi eventet që ndodhin gjatë saj.