Ligji për bastet online në Itali
Ligjet mbi kumarin dhe bastet online në Itali mund të konsiderohen relativisht liberale, në krahasim me vendet e tjera të Europës. Legjislacioni i vitit 2011 bëri të ligjshme dhënien e licensave për poker dhe kazino online, gjë kjo që ishte e ndaluar më përpara. Tani është e mundur që lojtarët në Itali të argëtohen në shumë faqe të ndryshme që janë të licensuara për baste dhe lojëra online.
Autoriteti përgjegjës për shpërndarjen e licensave te operatorët që duan të zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë industri është “AAMS”. “AAMS” ose ndryshe “Administrimi Autonom i Monopoleve të Shtetit” është një organ që kujdeset për të licensuar cdo biznes të lojërave të fatit në Itali. Kjo vlen si online ashtu dhe në mënyrë fizike.
Kushtet për të përfituar një licensë
Për të përfituar një licensë të tillë operatorët duhet të përmbushin disa kushte mes të cilave:
- Të ardhura jo më pak se €1,500,000 në dy vitet e fundit nga aktiviteti në territorin europian.
- Të ketë borde administrimi të besueshme.
- Të funksionojë në një nivel të lartë teknik, duke ofruar shërbime të sigurta dhe të lehta për t’u përdorur.
- Të ketë rezidencën e saj në një prej vendeve europiane.
- T’i paguajë “AAMS” shuma monetare që variojnë për administrimin dhe survejimin e vazhdueshëm të aktivitetit.
Bastet online mund të thuhet se janë tashmë komplet të ligjshme në territorin italian. Një licensë nga “AAMS” mbulon një gamë të gjerë të lojërave të fatit online. Këtu përfshihen: poker, kazino online, baste sportive, gara me kuaj etj. Në Itali operojnë mbi 200 faqe lojërash fati, 150 prej të cilave janë specifikisht kazino online.
Çfarë duhet të dinë konsumatorët?
Për sa i përket konsumatorëve, në qoftë se duan të argëtohen, fillimisht ata duhet të kenë mbushur moshën minimale për të luajtur lojëra fati. Për bastet online në Itali kjo moshë është 18 vjeç, dhe vlen si për bastet dhe lojërat e fatit, ashtu dhe për ato tradicionale.
Por, në qoftë se plotësoni kushtin e moshës, gjithçka që ju duhet të bëni është të gjeni faqen tuaj të preferuar dhe të shikoni nëse ajo është e licensuar nga “AAMS”. Më pas ju mund të luani të qetë pasi ky autoritet trajton me mjaft seriozitet, çdo çështje që lidhet mbi sigurinë e klientit dhe ndershmërinë e lojërave të faqes ku ai po luan.
Përveç faqeve vendase të lojërave të fatit, qeveria italiane ka dhënë autorizimin e saj dhe për faqet e huaja që duan të operojnë në Itali. Kjo ndodhi pas presionit që BE i bëri Italisë, duke e akuzuar atë për pengesa ndaj operatorëve të huaj. Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi që prej vitit 2010. Kjo do të thotë se në qoftë se jetoni në Itali, përveç operatorëve italianë, mund të luani baste online dhe në disa faqe të kompanive të huaja prestigjoze.
Por kini kujdes!
Çdo lloj forme tjetër kumari e organizuar në mënyrë individuale, në mjedise publike apo private konsiderohet shkelje e ligjit. Penalitetet në këto raste mund të variojnë nga gjoba, për konsumatorët që kapen duke luajtur në mënyrë ilegale. Dhe vazhdon deri në dënim me burg për individë që operojnë biznese në mënyrë të jashtëligjshme.