Premier League
Premier League është niveli më i lartë i sitemit të ligave profesionale të futbollit në Angli. Në formatin aktual marrin pjesë 20 skuadra dhe secila skuadër ndeshet 2 herë me cdo kundërshtar gjatë 38 javëve të sezonit. Në përfundim 4 skuadrat e renditura më lart kualifikohen në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League ndërsa vendi i pestë merr pjesë në UEFA Europa League. Gjithashtu 3 skuadrat e renditura të fundit rrëzohen në EFL Championship që është kategoria e dytë e futbollit anglez.
Për sa i përket titujve kampionë të futbollit në Angli, këtë titull kanë arritur ta fitojnë 24 skuadra të ndryshme. Skuadra më e suksesshme është Manchester United me 20 tituj, e ndjekur nga Liverpool me 19 dhe Arsenal me 13. Liverpool janë edhe kampionët aktualë të Premier League. Skuadra e udhëhequr nga trajneri gjerman Jurgen Klopp arriti të triumonte sezonin e shkuar për herë të parë pas 30 vitesh, me titullin e fundit kampion të fituar në sezonin 1989-90.
Titulli i Liverpool erdhi pas një dominimi absolut të The Reds, por asnjë skuadër nuk mund ta pretendojë se ka dominuar ndjeshëm futbollin anglez gjatë dekadës së fundit. Në 10 sezonet e fundit 5 skuadra të ndryshme kanë arritur të shpallen kampione. Manchester City 4 herë, Manchester United dhe Chelsea nga 2 herë ndërsa Leicester dhe Liverpool nga 1 herë. Ky është një detaj që tregon qartë konkurrencën e madhe të Premier League. Kjo është edhe arsyeja se pse ky kompeticion përmendet shpesh si kampionati më i fortë në Europë.
Për sa i përket rekordeve në Premier League, ai i golave të shënuar mbahet prej Alan Shearer me 260 gola i ndjekur nga Wayne Rooney me 208. Ndërsa lojtarët me më shumë paraqitje janë Gareth Barry me 653, Ryan Giggs me 632 dhe Frank Lampard me 609 paraqitje.