Ligji për bastet online në Turqi
Pasqyra e përgjithshme për bastet online në Turqi
Influenca e kulturës dhe fesë islame është pasqyruar dhe në ligjet e vendit për sa i përket lojërave të fatit dhe bastet online në Turqi. Vite më përpara, në Turqi ekzistonte një rrjet mjaft i gjerë kazinosh dhe lojërash fati. Por, në vitet e fundit qeveria vendase ka ndaluar gati çdo lloj forme kumari, si online ashtu dhe fizike. Në treg operojnë vetëm disa kompani të kontrolluara nga shteti.
Megjithatë për të gjithë shtetasit që jetojnë në Turqi ka një zgjidhje. Shumë operatorë të njohur ndërkombëtarë mirëpresin lojtarët nga territori turk.
Në vitin 2007 legjislacioni i ri i dha goditjen përfundimtare aktivitetit online të kompanive të kumarit. Në ditët e sotme i vetmi opsion i ligjshëm online ku shtetasit turk mund të luajnë lojëra fati dhe baste në internet quhet IDDAA. Kjo është një organizatë shtetërore, e vetme në llojin e saj, e cila është përgjegjëse për çdo lloj forme të kumarit online që u ofrohet shtetasve turq.
Penalitetet në rast shkelje ligji
Ndryshe nga vendet e tjera, Turqia dënon rëndë dhe lojtarët që luajnë në mënyrë të paligjshme në faqet e huaja. Në vendet e tjera të Europës, zakonisht pasojat e shkeljes së ligjit i vuajnë operatorët që kapen duke shërbyer në mënyrë jo të rregullt ose pa licensë, dhe jo lojtarët. Por mesa duket ky nuk është rasti me shtetin turk, prandaj bëni kujdes.
Gjithashtu ju duhet të respektoni moshën minimale për të luajtur kumar online. Në Turqi kjo moshë është 18 vjeç, dhe çdo shkelje e saj është gjithashtu e dënueshme me ligj. Deri në ditët e sotme, rastet kur individët janë dënuar sepse kanë luajtur në mënyrë ilegale kanë qenë të pakta. Por përsëri, ju këshillojmë të tregoheni vigjilentë!
Opsionet për lojtarët
Megjithëse situata nuk është më idealja për sa i përket konkurrencës dhe opsioneve për konsumatorët, kompania shtetërore IDDAA ofron disa alternativa mjaft interesante për të apasionuarit e lojërave online. Mes tyre do të gjeni baste sportive për futboll, basketboll dhe volejboll. Në Turqi gjithashtu janë mjaft popullore garat me kuaj. Kjo ka bërë që bastet rreth tyre të jenë të ligjshme.
Sa i përket monedhave “crypto”, si p.sh bitcoin, ato nuk suportohen nga IDDAA, megjithëse disa kompani në Turqi që i përkasin industrive të tjera i pranojnë si metodë pagese.
E ardhmja e ligjit
E ardhmja në lidhje me ligjet për bastet dhe lojërat e fatit online në Turqi duket ende e paqartë. Duke qenë se ndër objektivat e vendit është dhe integrimi në Bashkimin Europian, qëndrimet e qeverisë mund të jetë e detyrueshme që të ndryshojnë. Kjo për të ndjekur politikën e tregut të hapur dhe konkurrencës së lirë që mbështet dhe BE.
Gjithsesi, me faqe si Paypal apo Ukash që mundësojnë transferta parash online, shtetasit turq ia kanë dalë të gjejnë format e tyre alternative të argëtimint online. Këtë gjë nuk e kanë ndalur as sanksionet mbi bankat kombëtare në vend.
Në përfundim, qeveria turke ka bërë një punë mjaft të mirë për të ndaluar efektet negative të kumarit online. Gjithsesi duhet ende shumë punë në aspektin e hapjes së tregut dhe konkurrencës së lirë.