
Situata e përgjithshme për bastet sportive në Greqi
Kur vjen fjala për lojërat e fatit dhe bastet sportive në Greqi, situata ka ndryshuar shumë përgjatë viteve. Me fillimin e viteve 2000 kazinotë online filluan të përhapeshin në territorin grek, dhe qeveria e atëhershme u tregua mjaft strikte, duke e konsideruar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm. Por situata ndryshoi në vitin 2011 kur qeveria greke u detyrua të legalizonte lojërat e fatit online, në një përpjekje për të gjeneruar të ardhura që ishin mjaft të nevojshme për shtetin në atë moment krize. Në këtë periudhë u shpërndanë rreth 24 licensa për operatorë të huaj me emër si p.sh William Hill.
Gjithsesi në vitin 2012 ligjet e miratuara së fundmi në Greqi krijuan një monopol në favor të OPAP, një operatori lojërash të njohur dhe të kontrolluar nga shteti. Qeveria greke gjithashtu ndryshoi qëndrimin e saj ndaj operatorëve të huaj, duke ashpërsuar ligjet për ta. Këto politika u kundërshtuan dhe nga anëtarë të Bashkimit Europian, por kjo është momentalisht situata në territorin grek. Shumica e tregut të basteve dhe lojërave të fatit online operohet ende nga kompania shtetërore OPAP.
Lojërat dhe opsionet
Megjithëse qeveria vendase nuk ka krijuar kushtet më ideale për lojërat online, shtetasit grekë kanë gjetur zgjidhjet e tyre. Pokeri online është ende shumë popullor në këtë vend. Ekzistojnë faqe të caktuara në gjuhën angleze dhe greke ku ju mund të argëtoheni në këtë lojë mjaft të famshme. Gjithashtu ekzistojnë një numër faqesh me lojëra online të cilat bazat e tyre i kanë jashtë shtetit grek, por pranojnë dhe lojtarë nga ky vend. I tillë është rasti i kompanisë 888. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë sanksion apo ndëshkim ligjor për shtetasit që luajnë në këto faqe të huaja.
Cila është mosha minimale për të luajtur baste sportive në Greqi?
Pavarësisht lojës ku provoni fatin, ju gjithmonë duhet të respektoni moshën minimale për të luajtur kumar. Kjo moshë në Greqi është 21 vjeç, ndryshe nga shumë vende të tjera europiane ku ajo është 18. Nga praktika është vënë re se autoritetet greke nuk janë shumë strikte përsa i përket verifikimit të këtij kriteri. Por, në rastet kur konstatohet një shkelje, ligji parashikon ndëshkim me gjobë.
Cilat janë aplikacionet dhe faqet më të mira për baste sportive?
Pavarësisht monopolit të OPAP dhe ashpërsimit të ligjeve për operatorët e huaj, në Greqi ende janë të akeseueshme faqet e disa prej gjigandëve në fushën e basteve sportive online. Operatorët e mëposhtëm pranojnë lojtarë nga territori grek si dhe kanë vlerësime mjaft të mira:
- 22bet Sportsbook
- Librabet Sports
- Megapari Sportsbook
- Betwinner Sportsbook
- Melbet Sportsbook
- ComeOn! Sports
- William Hill Sports
Cilat janë kazinotë më të mira online në Greqi?
Ashtu si dhe me faqet për baste sportive në Greqi, kazinotë online gjithashtu nuk mungojnë për lojtarët në territoret greke. Disa nga emrat më prestigjozë janë:
Për një listë më të plotë Navigoni tabelën në faqen tonë!
Ndryshimet e vitit 2021
E ardhmja pritet të rezervojë përsëri ndryshime në ligjin për bastet dhe lojërat e fatit online në Greqi. Fitimet e OPAP kanë pësuar rënie drastike që prej vitit 2013, dhe duke marrë parasysh dhe presionin nga BE, qeveria greke ka filluar të lejojë më shumë hapësira për kompanitë e huaja.
Drafti i ri ligjor për kazinotë online dhe faqet e tjera u prezantua para komisionit europian në janar të këtij viti. Qeveria greke pritet të nisë ndarjen e licensave për operatorët e huaj. Secila prej këtyre licensave pritet të ketë një vlefshmëri prej 7 vitesh. Ato pritet të mbulojnë të gjitha lojërat popullore si ato jackpot, lojëra “slot”, kazino online, baste sportive etj. Por nuk dihet ende nëse këtë ndryshime do të jenë të mjaftueshme për të sjellë në Greqi operatorë të rinj. Kjo pasi taksat dhe detyrimet e tjera financiare mbeten ende mjaft të larta. Një problem tjetër ngelet dhe licensa e OPAP pasi sipas ligjit, kjo kompani zotëron të drejtën e lojërave të fatit në kazino, deri në vitin 2030.
Deri në zyrtarizimin e ndryshimeve, konsumatorët duhet të mbështeten tek operatorët e mëdhenj ndërkombëtarë, që pranojnë lojtarë nga territori grek.
Të rejat më të fundit
Sipas statistikave më të fundit, Greqia ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 40% në të ardhurat nga kumari për vitin që lamë pas. Kjo rënie lidhet direkt me pandeminë e COVID 19.
Të dhënat e Komisionit Grek për Lojërat e Fatit dhe bastet sportive në Greqi tregojnë se në 6 muajt e parë të 2020 janë gjeneruar €150 milion vetëm nga veprimtaritë që përfshijnë kumarin online. Ndër statistikat e ndryshme, mes të tjerash pasqyrohen dhe operatorët që kanë gjeneruar më shumë fitime, e rrjedhimisht janë më të preferuar nga lojtarët grekë.
Në vendin e parë për të ardhurat e gjeneruara është kompania e njohur Stoiximan. Operatori grek ka futur në arkat e veta plot 49% të të ardhurave totale të gjeneruara në Greqi për vitin 2020. Megjithatë, edhe vet Stoiximan ka shënuar rënie krahasuar me performancën e viteve të kaluara.
Ndërkohë për operatorin shtetëror OPAP vazhdoi rënia e të ardhurave të gjeneruara, kësaj rradhe në mënyrë akoma më drastike.
Pyetje të shpeshta (FAQs)
Në Greqi përveç operatorit vendas OPAP, ju mund të vendosni baste sportive tek një prej faqeve të njohura ndërkombëtare që pranojnë lojtarë nga territori Helen. Mes tyre mund të përmendim:
Ndryshe nga shumica e shteteve europiane, në Greqi, mosha minimale për t’u përfshirë në aktivitetet e lojërave të fatit është 21 vjeç. Kjo vlen si për kazinotë (tradicionale dhe online), ashtu dhe për bastet sportive, llotaritë e ndryshme kombëtare, bingo dhe çdo lloj loje tjetër.
Po! Mungesa e alternativave në tregun grek të lojërave të fatit ka bërë që shumë lojtarë të orientohen drejt kompanive offshore që pranojnë lojtarë nga vendi helen. Këto kompani ofrojnë një larmishmëri lojërash dhe mundësish argëtimi, si dhe bonuse mjaft konkurruese. Gjithashtu lojtarët nuk kanë pse të shqetësohen mbi aspektin ligjor kur luajnë në këto subjekte. Kjo pasi ende nuk ekzistojnë legjislacione specifike në shtetin grek që ndëshkojnë personat që luajnë në këto site.
Po! Disa nga operatorët më të njohur të lojërave të fatit online mirëpresin dhe lojtarët grekë. Mes tyre mund të përmendim: Megaslot Casino, Instant Pay Casino, Grand Mondial Casino, Crazy Fox Casino. Shumica e këtyre operatorëve të huaj pranojnë depozita dhe në euro (€), valuta e pranuar nga shteti grek.