- Krijuar më 2012
- E licensuar në: Curacao eGaming
- Ofron Live Betting, eSports, Casino and Live Casino
- Ofron No Deposit Bonus
- Ofron tërheqje të parakohshme nga basti
- Monitorohet nga eCogra
- Nuk operon në USA, Australi dhe disa shtete të tjera
- Nuk ofron LIVE STREAMING
- Ankesat vijnë zakonisht nga të ashtuquajturit "Bonus Abusers"
- Nuk ofron No Deposit Bonus
LSBet Sportsbook Review
LSBet është një platformë bastesh sportive dhe lojërash online, e cila ka realtivisht pak kohë që operon në këtë industri. Kompania hyri në treg në vitin 2012, por ka arritur të krijojë një bazë të fortë lojtarësh dhe adhuruesish, për shkak të benefiteve dhe avantazheve që ofron në krahasim me konkurrentët. Platforma e LSBet është e ndarë në 2 kategori kryesore ku lojtarët mund të provojnë fatin e tyre: baste sportive, si dhe lojëra kazinosh. Në këtë mënyrë, LSBet ofron pak a shumë të gjithë spektrin e argëtimit përsa i përket lojërave online. Faqja mirëpret lojtarë nga e gjithë bota, teksa ofron shërbimet e saj në disa gjuhë, mes tyre: anglisht, gjermanisht, portugalisht, italisht, suedisht, spanjisht, rusisht dhe suedisht.
Vendet e ndaluara
Pavarësisht avantazheve që ofron për lojtarët, për fat të keq LSBet nuk mund të aksesohet në disa shtete në Europë, Azi dhe Amerikë. Lista e shteteve të ndaluara përfshin: Afganistan, Bullgari, Kinë, Kubë, Danimarkë, Francë, Estoni, Israel, Moldavi, Hollandë, Kore e Jugut, Kore e Veriut, Turqi, Mbretëri e Bashkuar, SHBA etj.
Navigimi dhe struktura e faqes
Platforma online e LSBet ka një dizajn mjaft të thjeshtë, dhe deri diku standart e të ngjashëm me faqet e tjera të së njejtës kategori. Në krye do të gjeni një shirit kryesor ku mund të navigoni në seksionet kryesore të faqes: sportet, eventet live, kazinoja, promocionet, dhe sportet virtuale. Ndërkohë, në shiritin anash do të gjeni kampionatet kryesore të futbollit dhe më poshtë sportet kryesore.
A ka LSBet një app për mobile?
Është e rëndësishme të thuhet se LSBet ende nuk ofron një aplikacion mobile për iOS apo Android. Megjithatë, faqja online është e optimizuar për pajisjet mobile dhe lojtarët mund të luajnë lojërat e tyre të preferuara, apo të vendosin baste, në të njejtën mënyrë si në desktop.
Si të regjistrohesh në LSBet?
Për të patur akses në të gjitha lojërat e kazinosë dhe avantazhet e shumta të basteve sportive që LSBet ofron, fillimisht duhet të regjistroni një llogari në platformë, një proces që mund të kompletohet shumë shpejt, në vetëm disa hapa të thjeshtë:
- Klikoni butonin me mbishkrimin “Regjistrohu” në këndin e sipërm djathtas, në faqen kryesore.
- Plotësoni të dhënat tuaja personale në formularin e regjistrimit dhe krijoni emrin tuaj të ri të përdoruesit (username) dhe fjalëkalimin (password) LSBet.
- Verifikoni llogarinë tuaj duke ngarkuar dokumentat personale të kërkuara në LSBet.
- Depozitoni minimalisht €20 në llogarinë tuaj për të përfituar bonusin e mirëseardhjes.
LSBet bonusi i mirëseardhjes
LSBet ofron një bonus mirëseardhjeje për të gjithë lojtarët që vendosin të regjistrohen në platformë. Bonusi konsiston në një ofertë në masën 100%, deri në €120. Megjithatë, për të përfituar ofertën, lojtarët duhet të depozitojnë minimalisht €20 në llogarinë e tyre. Kuptohet se fitimet potenciale të ardhura nga shuma e bonusit duhet të luhen disa herë përpara se të mund të tërhiqen. Kjo duhet të ndodhë brenda 30 ditëve nga përfitimi i promocionit, si dhe në evente me koeficient 1.50 ose më shumë.
Në të njejtën kohë, LSBet ofron një bonus të veçantë për lojtarët që vendosin të regjistrohen tek kazinoja e faqes. Oferta konsiston në një bonus në masën 100%, deri në €300. Që lojtarët të përfitojnë nga promocioni duhet që fillimisht të depozitojnë €20 në llogarinë e tyre. Më pas, për të tërhequr fitimet potenciale, bonusi duhet të luhet të paktën 25 herë, brenda 60 ditëve nga aktivizimi i tij.
Bonuse të tjera në LSBet
Përveç bonuseve të mirëseardhjes, platforma ofron dhe dy promocione të tjera për lojtarët në formën e bonusit “reload”, dhe “cashback”. Nëpërmjet bonusit të tipit “reload” ju keni mundësi të përfitoni një ofertë në masën 20%, deri në €100 e cila kreditohet në llogari si një bast falas. Kjo ofertë është e vlefshme në çdo ditë promocionale. “Cashback” ndërkohë ju jep mundësinë të merrni mbrapsht deri në 10% të parave tuaja në rastin e një basti humbës. Gjithsesi, kjo është e aplikueshme vetëm në eventet që suportojnë këtë opsion. Gjithashtu, maksimumi i parave që mund të tërhiqni si “cashback” është €350.
Sportet ku mund të provoni fatin
Duke qënë se fokusi kryesor i LSBet janë bastet sportive, kompania ofron një gamë të gjerë sportesh ku lojtarët mund të provojnë fatin e tyre. Sporti kryesor mbetet futbolli, por mes të tjerash mund të përmendim: basketboll, futboll amerikan, boks, volejboll, kriket, tenis, hokej, golf, MMA, bejsboll, darts e shumë të tjera. Në një platformë moderne si LSBet nuk kishin si të mungonin dhe eSports. Në këtë kategori, eventet kryesore i përkasin lojërave CS:GO dhe Dota.
Ndërkohë kompeticionet sportive më popullore i përkasin futbollit dhe janë:
- Champions League
- Premier League
- Bundesliga
- Spanish League
- Italian League
Kazino LSBet
Kazinoja e LSBet ofron një gamë të gjerë lojërash klasike dhe moderne, duke siguruar se çdo lojtar mund të gjejë formën e argëtimit që i përshtatet. Seksioni i kazinosë ndahet në 3 grupime kryesore, atë të lojërave virtuale, lojërave live, si dhe video sloteve.
Lojërat virtuale përfshijnë tituj nga kompania prestigjoze NetEnt. Këtu mund të përmendim 3 lojëra mjaft të famshme si Mega Joker, Gold Rush dhe Gonzo’s Quest. Në kategorinë e lojërave virtuale nuk kanë sesi të mungojnë lojërat e tavolinës, ku përfshihen një sërë varietetesh pokeri si Caribbean Stud dhe Texas Hold’em Professional. Ruleta dhe blackjack gjithashtu vijnë në disa formate.
Slotet janë gjithashtu mjaft popullore në kazinonë e LSBet, dhe shumica e titujve ofrohen nga gjigandi Evolution Gaming. 2 prej lojërave më të preferuara nga lojtarët janë Mega Moolah dhe Major Millions.
Të gjitha këto lojëra vijnë dhe në versionin e tyre live, ku lojtarët mund të flasin në kohë reale me dealer-in si dhe lojtarët e tjerë nëpërmjet një chat-i në grup.
Metodat e pagesave
LSBet ofron për lojtarët e saj një sërë metodash pagesash, për të depozituar fondet dhe tërhequr fitimet nga llogaria. Shuma minimale që duhet depozituar nga lojtarët varion nga €10 në €20 mes metodave të ndryshme. Këtu përfshihen:
- Visa
- Mastercard
- Bank Wire
- AstroPay
- Neteller
- Skrill
- EcoPayz
- Neosurf
- Rapid Transfer etj
Gjithashtu, si shumë platforma të tjera që kanë ecur me hapin e kohës, LSBet ofron mundësinë e pagesave me anë të kriptomonedhave. Opsionet kryesore në këtë kategori janë CryptoPay dhe sigurisht Bitcoin.
Suporti ndaj klientit
Një nga avantazhet më të mëdha që diferencon LSBet nga konkurrentët e vet është shërbimi ndaj klientit. Platforma ju jep mundësinë lojtarëve të kontaktojnë stafin në rast problematikash apo suporti, nëpërmjet chat-it live dhe email-it. Chat-i live është i disponueshëm në çdo ditë të javës, në çdo orë, pra 24/7. Ndërkohë, email-et gjithashtu mund të dërgohen në 11 gjuhë të ndryshme.
A është LSBet e sigurt?
LSBet konsiderohet një platformë mjaft e sigurt, e cila trajton me seriozitet dhe përgjegjësi çdo të dhënë të lojtarëve. Kompania operon platformën e saj në një rrjet të enkriptuar nëpërmjet SSL (Secure Sockets Layer), një standart ky i të gjitha faqeve moderne të basteve dhe lojërave të fatit. Për më shumë, LSBet zotëron një licensë të rregullt nga Curacao, ashtu si shumë platforma të tjera prestigjoze.