Pas ultimatumit të UEFA, e cila kërkoi me ngulm nga shtetet organizatore, praninë e fansave në stadium gjatë Euro 2020, kanë ardhur dhe reagimet e para. Është Federata Rumune e Futbollit, e cila është shprehur pro këtij mendimi, duke mbështetur idene së një Europian pa tifoza në stadium e humbet kuptimin e tij.
Presidenti i federates, Razvan Burleanu, është shprehur gjatë një konference për shtyp:
“Skenari pa fansa i Euro 2020 nuk ekziston. Dy javë më përpara, në një mbledhje të komitetit të brendshëm u arrit konsensusi për praninë e fansave në stadium, gjatë ndeshjeve të Euro 2020, në Bukuresht. Kemi arritur marrëveshjen me qeverinë, duke marrë garancinë e saj për të paktën 25% kapacitet gjatë ndeshjeve në National Arena stadium.”
Burleanu gjithashtu shtoi:
“Jemi në gjendje të organizojmë në çdo moment një ndeshje test, për t’i provuar dhe një herë autoriteteve qeveritare, se një kapacitet prej 25% i fansave në stadiume nuk përbën rrezik për shëndetin e spektatorëve.”
Gjithsesi, federata rumune e futbollit ka marrë parasysh dhe skenarin kur pandemia merr një kthesë të papritur dhe masat duhet të shtrëngohen. Në këtë rast, është parashikuar vendosja e tunelve të dezinfektimit në hyrje të stadiumeve si dhe prezenca e testeve të shpejta për COVID 19.
Bukureshti, kryeqyteti rumun është parashikuar të organizojë 4 ndeshje të kompeticionit prestigjoz. Mes tyre, 3 ndeshje të grupit C, dhe 1 ndeshje në raundin e 1/16. Tre ndeshjet e grupit C që do zhvillohen në National Arena janë:
- Austri vs Maqedoni e Veriut (13 Qershor)
- Ukrainë vs Maqedoni e veriut (17 Qershor)
- Ukrainë vs Austri (21 Qershor)
Qytetet e tjera që do të mirëpresin ndeshjet e Europianit 2020 janë:
- Baku (Azerbajxhan)
- Kopenhagen (Danimarkë)
- Londër (Angli)
- Munich (Gjermani)
- Budapest (Hungari)
- Romë (Itali)
- Amsterdam (Hollandë)
- Dublin (Irlandë)
- Shën. Petersburg (Rusi)
- Glasgow (Skoci)
- Bilbao (Spanjë).