22 BET, biggest odds Online!
Luaj

Zyrtare – Manchester United ndërpret kontratën me Ronaldo, cili është destinacioni i ardhsëm i CR7?

Superstari portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do të largohet nga klubi me vendim të menjëhershëm. Vendimi u bë i ditur në nga vet klubi nëpërmjet një deklarate zyrtare, disa ditë pas intervistës së famshme të sulmuesit. Ronaldo u shpreh pak ditë më parë se nuk ka respekt për trajnerin Ten Hag, si dhe kritikoi … Read more

Real Madrid – Cristiano Ronaldo stërvitet pranë ish-klubit të tij të vjetër

Pas eleminimit me Portugalinë në Kupën e Botës, Cristiano Ronaldo ka udhëtuar drejt Spanjës, ku po stërvitet në komplekset stërvitore të Real Madrid. Pavarësisht këtij lajmi, duhet theksuar se për momentin nuk ka asnjë mundësi që CR7 t’i ribashkohet madrilenëve këtë sezon apo sezonin e ardhshëm. Kontrata e sulmuesit me Manchester United u ndërpre me … Read more

E bujshme – Maroku eleminon Portugalinë nga Kupa e Botës, Franca mund Anglinë

Maroku u bë ekipi i parë afrikan që arrin në gjysmëfinalet e një botërori, pas fitores së bujshme 1-0 ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldo. Sulmuesi En-Nesyri shënoi golin e fitores në minutën e 42’, dhe pavarësisht përpjekjeve intensive të portugezëve për të gjetur barazimin, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit. Ronaldo përsëri nuk … Read more

Flet Fernando Santos – Ka ardhur koha t’a lëmë Cristiano Ronaldon të qetë

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka dhënë një mesazh të fortë për mediat, duke thënë se “është koha që t’a lëmë Cristiano Ronaldon të qetë”. Deklarata erdhi pas aludimeve të portaleve portugeze, se CR7 kishte kërcënuar me largimin e tij nga kombëtarja pas mos-aktivizimit si titullar në ndeshjen ndaj Zvicrës. Ndërkohë Federata Portugeze e Futbollit … Read more

Portugalia mposht Ganën – Ronaldo vendos një tjetër rekord historik

Portugalia mposhti Ganën me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për grupin H të botërorit. Portugezët dominuan takimin në pjesën më të madhe, pavarësisht se gjetën golin e avantazhit vetëm në minutën e 65’ të sfidës. Ishte pikërisht Cristiano Ronaldo, i cili me një penallti mjaft të kontestuar zhbllokoi rezultatin, duke vendosur dhe një rekord … Read more

Rrëfehet Varane – E gjithë saga e Cristiano Ronaldo po ndikon tek lojtarët

Mbrojtësi i Francës dhe Manchester United, Raphael Varane, ka thënë se situata mes Cristiano Ronaldos dhe klubit po ndikon tek lojtarët e tjerë. Në një intervistë televizive, CR7 u shpreh se ndihet i tradhëtuar nga klubi, nuk e respekton trajnerin Erik ten Hag, si dhe po i bëhet presion që të largohet nga United. Klubi … Read more

Europa League – Manchester United bën detyrën ndaj Sheriff Tiraspol

Manchester United siguroi një tjetër fitore në vazhdën e rezultateve pozitive, kësaj rradhe 3-0 përballë Sheriff Tiraspol në Europa League. Cristiano Ronaldo u rikthye me gol në formacion, pas pezullimit në formë ndëshkimi nga trajneri Ten Hag. Portugezi shënoi golin e tretë për “Djajtë e Kuq” që ishte njëkohësisht i 701-ti në karrierën e jashtëzakonshme … Read more

Flet Erik ten Hag – Do të ketë pasoja për Cristiano Ronaldo

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka komentuar dhe një herë tjetër përjashtimin e Cristiano Ronaldos nga ndeshja e ardhshme me Chelsea. Tekniku hollandez konfirmoi lajmin e mediave se CR7 refuzoi të hynte në lojë si zëvëndësues ndaj Tottenham, dhe kjo është pikërisht arsyeja se përse portugezi është lënë jashtë listës së lojtarëve për … Read more

Premier League – Ronaldo mungon në sfidën ndaj Chelsea

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e formacionit të Manchester United, për sfidën e ditës së shtunë ndaj Chelsea. Arsyeja mësohet të jetë një masë disiplinore e klubit, për të ndëshkuar sjelljen e CR7 në sfidën ndaj Tottenham. Superstari portugez u largua nga stoli drejt dhomave të zhveshjes në minutën e 89’ të takimit, … Read more

Merkato – Drejtuesit e United të bindur se Ronaldo do të qëndrojë në klub

Sipas burimeve të ESPN, drejtuesit e Manchester United janë të bindur se Ronaldo do të qëndrojë në Old Trafford në janar, më së shumti për shkak të mos-interesimit nga klubet e tjera. “Djajtë e Kuq” po përgatiten për një tjetër “push” për t’u larguar nga ana e portugezit, duke qënë se CR7 nuk po siguron … Read more