22 BET, biggest odds Online!
Luaj

Fa Cup

FA Cup

FA Cup logo

FA Cup është një kompeticion kupe në futbollin Anglez dhe njihet si kompeticioni më i vjetër i futbollit në botë. Edicioni i parë është mbajtur në vitin 1871. Kompeticioni është i tipit knockout gjatë gjithë ecurisë së tij. Gjashtë raundet e para janë kualifikuese dhe luen në nivel rajonal dhe më pas gjashtë raundet e tjera janë ato “të vërtetat” ku të gjitha klubet përshihen në short, pra edhe ato nga Premier League.

Skuadra fituese kualifikohet për në edicionin e rradhës të UEFA Europa League. Në rast se kjo skuadër e ka arritur pjesëmarrjen në kompeticionet europiane nga renditja në Premier League, ky vend i kalon skuadrës së rradhës që nuk është kualifikuar. Gjithashtu skuadra fituese fiton të drejtën për të luajtur në FA Community Shield, që është Superkupa e Anglisë, përballë fitueses së Premier League.

Skuadra me më shumë trofe të FA Cup është Arsenal me 14 të tillë. Më pas vijnë me rradhë Manchester United me 12, Chelsea dhe Tottenham me 8, Liverpool dhe Aston Villa me 7, etj..

Fituesit e edicionit të shkuar të FA Cup ishin londinezët e Arsenal. Ata triumuan në finale ndaj rivalëve të qytetit, Chelsea me rezultatin 2-1.

Për sa i përket lojtarit me më shumë trofe të fituar ai është Ashley Cole me 7 triumfe, 3 me fanellën e Arsenal dhe 4 me atë të Chelsea. Ndërsa nga trajnerët rekordi mbahet nga Arsene Wenger i cili e fitoi 7 herë Fa Cup gjatë karrierës së tij në stolin e Arsenal.